Sociale
-
Këto ditë sheshi i “Trëndafilave” në Pogradec është kthyer në një destinacion për 30 piktorë nga Ballkani dhe Europa. Artistët çdo ditë janë duke realizuar piktura në natyrë, të cilat do t’ia dhurojnë galerisë së qytetit
28 Gusht 2020, 21:00 -
Parlamenti i nxënësve, Shahini: Aleat i yni në përmirësimin e eksperiencës shkollore
28 Gusht 2020, 12:07Shahini thotë se për ministrinë "është shumë e rëndësishme të dëgjojmë e mësojmë direkt nga nxënësit”.
-
'Një nxënës/mësues me COVID'? Shahini: Test të gjithë grupit dhe mbyllet klasa! Gati buxheti për shtimin e mësuesve dhe orët shtesë
27 Gusht 2020, 19:14Në rast se një nxënës ose një mësues do të rezultojë pozitiv me COVID-19, atëherë i gjithë grupi do t'i nënshtrohet testit dhe do mbyllet klasa, ose shkolla nëse të infektuarit kanë pasur kontakte më të gjera! Ky informacion vjen si një përgjigje nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, për të gjithë prindërit e shqetësuar dhe të frikësuar për fëmijët e tyre pas vendimit për rifillimin e shkollës në shtator.
-
Viti i ri shkollor në kushte pandemia, Ministria e Arsimit: Po xhirojmë orët 'online' për çdo rast
27 Gusht 2020, 11:56Ka disa versione se si do të zhvillohet mësimi në këtë vit të ri shkollor, por Ministria e Arsimit po xhiron orët online për të qenë e përgatitur për çdo rast.
-
-
Tre skenarë, ministria e Arsimit: Mësimi me 3-4 turne ose online, orë 30 minutëshe, mësues koordinator për masat anti-Covid
25 Gusht 2020, 17:45Ministria e Arsimit po harton planin e detajuar për impelementimin e protokollit të sigurisë për hapjen e shkollave. Përfaqësuesi i Ministrisë Gerti Janaqi për Report Tv thotë se do të ketë 3 skenarë, nga të cilat shkollat mund të zgjedhin një në varësi të fluksit të nxënësve. Nuk përjashtohet mësimi me 3, 4 turne dhe mësimi i alternuar me atë online. Në cdo shkollë do të ketë mësues koordinator për masat anti covid.
-
Insektet i 'pushtuan' trupin, pas apelit të Report Tv e moshuara e braktisur në Lukovë dërgohet në spitalin e Sarandës
25 Gusht 2020, 17:03Zgjidhet problemi i së moshuarës së braktisur që jetonte në kushte përtej imagjinatës në fshatin turistik Piqeras të Lukovës. 80-vjeçarja Lefteria Qendrothanasi ishte braktisur nga familjarët dhe nga institucionet shtetërore deri në momentin që kronika u transmetua nga Report Tv, pasi më pas ndërhyri drejtoria e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe ambulanca mori të moshuarën duke e dërguar në spitalin e Sarandës. Report Tv solli dëshmi të banorëve dhe apelin për ndihmë.
-
Funari, oazi i fshehur ndërmjet Elbasanit e Tiranës, fshati që mund të ishte destinacion turistik s'ka rrugë
24 Gusht 2020, 19:13Funari është një oaz i fshehur mes pishave. Fshati pranë Elbasanit por dhe Tiranës ka resurse që mund të shfrytëzohen për turizëm, por mungesa e rrugës i mban larg vizitorët. Bëhet fjalë për afro 20 km rrugë që është premtuar disa here por ende nuk ka nisur rikonstruksioni i saj.
-
Shtrati i ri s'e ndryshoi fatin e Gjanicës në Fier, vazhdojnë të shkarkohen mbetjet, qytetarët: Erë e keqe nga nafta e gazi
24 Gusht 2020, 17:55Lumi Gjanica që gjarpëron nëpër Fier është ndotur sërish! Prej disa ditësh banorët ankohen se uji mban ere të rëndë, ndërsa shihet se ka marrë ngjyrë të erret. Sa i përket ndotësve, Inspektorati i Mjedisit thotë se po ushton kontrolle por ende nuk ka marrë asnjë masë. Qeveria ka investuar në këtë qytet për ndërtimin e shtratit të lumit dhe shëtitores, por sërish në Gjanicë po shkarkohen mbetjet hidrokarbure.
-
Pelegrinazhi në Tomor, Meta uron besimtarët: Shqipëria s’mbet e gjorë se Zoti e desh
22 Gusht 2020, 11:23Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar besimtarët me disa vargje ...
-
Pelegrinazhi në malin e Tomorit, Baba Mondi: Njerëzit s'i ndalojmë dot, vijnë të luten që COVID të marrë fund (VIDEO)
22 Gusht 2020, 11:11Edmond Brahimaj beson se numri i besimtarëve që do të shkojnë këtë vit në malin e Tomorit do të arrijë 400 mijë.
-
Reportazh në Kaninë, ballkoni i Vlorës me histori të lashtë...Në kalanë e dasmës arbërore të Donika Kastriotit
21 Gusht 2020, 21:01Report Tv sjell reportazhin nga Kanina e Vlorës. Historia e fshatit që gërshetohet nga natyra dhe gjurmët ilire. Shtëpitë muze dhe gatimet tradicionale të zonës përmes zërit të historianëve dhe vetë banorëve.
-
Ura e Darzezës burim aksidentesh/ Banorët: Të zgjerohet, gjatë verës qarkullimi është i rënduar (VIDEO)
21 Gusht 2020, 19:50E ndërsa duhet të kryejë një funksion të sigurtë lidhës dhe qarkullimi mes rrugëve, gjendja infrastrukturore e Urës së Darzezës vijon të jetë një problem shqetësues për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Kjo pasi në këtë urë regjistrohen shpeshherë aksidente me pasoja të rënda. E ndërtuar 3 vite më parë me një projeksion celiku mbi atë ekzistuese banorët kërkojnë zgjidhje për këtë urë, për të parandaluar ngjarje akoma më fatale.
-
Banka Credins lançon projektin: Pedalo! Një makinë më pak, një kënaqësi më shumë
21 Gusht 2020, 14:05Projekti është pritur me entuziazëm nga drejtuesit dhe stafi I bankës. Aktualisht, janë finalizuar 3 stacione biçikletash në degët tona të Tiranës.
-
Bektashinjtë 5 ditë pelegrinazh, COVID-i ul numrin e besimtarëve, nis masakra e qingjave në malin e Tomorit
20 Gusht 2020, 18:23Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.
-
Ministria e Arsimit: Viti i ri shkollor nis më 14 shtator! Mësim plotësues për ata që s'mundën online nga 31 gushti
19 Gusht 2020, 22:31Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se viti i ri shkollor do të nisë në datën 14 shtator. Ndërkohë, përgjatë periudhës 31 gusht deri më 11 shtator do të zhvillohen orë mësimi të gjuhës shqipe dhe të matematikës, për ata që kanë humbur mësimin online gjatë kohës së pandemisë.
-
Standarde dhe shpërblime, Kuvendi i kërkon qeverisë të kryejë reformën e pagave publike brenda 6-mujorit të parë 2021
19 Gusht 2020, 08:00Reforma në sektorin e pagave publike po kryhet me mbështetjen e projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”
-
'Të ndalen ndërtimet'! Drejtori i Zonave të Mbrojtura: Koha që shteti të kthejë sytë nga Thethi
18 Gusht 2020, 19:31Thethi, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend po përballet me një bum ndërtimesh, kryesisht shtëpi pushimi. Kreu i Zonave të Mbrojtura në Shkodër kërkon që qeveria të marrë masa për të ndalur ndërtimet pa leje, si dhe për të investuar në infrastrukturë. Agim Dardha thotë se mungesa e kanalizimeve bën që ujërat e zeza të depozitohen në gropa septike. Ato rrezikojnë të ndotin lumin dhe gjithë fshatin turistik.
-
Fëmijët duan të shkojnë në shkollë: Të lodhur nga mësimi online...prindërit të frikësuar
18 Gusht 2020, 16:23Teksa ministria e arsimit njoftoi hapjen e shkollave në shtator, prindërit e fëmijëve shprehin shqetësimin e infektimit. Të lodhur dhe nga mësimi online, ata thonë për Report Tv se duan që fëmijët të mësojnë në bankat e shkollës, por nuk kanë informacion të nevojshme për se si do procedohet në vijimësi për të pasur sigurinë e nevojshme.
-
Deti, klima, ushqimet...pensionistët italianë dhe nordikë gjejnë 'parajsën' në Shqipëri
18 Gusht 2020, 08:02Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, për të njëjtin motiv, atë ekonomik, kanë zgjedhur Shqipërinë, për të kaluar moshën e pensionit.
