Sociale
-
Kanë nisur aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, që do të zgjasin deri më datë 26 qershor. Drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve, Zhaneta Beqiri tregon se në momentin e aplikimit prindërit duhet të kenë me vete disa dokumente dhe prioritet do të kenë fëmijët me të dy prindërit në punë.
23 Qershor 2020, 17:27 -
Gazetarja Era Cela: Bullizmi kibernetik ndër format më të përhapura
22 Qershor 2020, 11:30Sot në ''Rreze Dielli'' folëm për fenomenin e bullizmit. Të ftuara në studio ishin Era Cela gazetare si dhe Klorinda Serani psikologe. Era Cela është një prej nismëtareve të një fushate kundër bullizmit. Ajo u shpreh se bullizmi kibernetik është një ndër format më të përhapura aktualisht.
-
Abuzimet me të mitur, psikologia për Report Tv: ‘Vetting’ punonjësve, duhet një kod etik në institucione (VIDEO)
22 Qershor 2020, 08:42Pas ngjarjeve të rënda të abuzimit seksual të të miturave, psikologia Aurela Agalliu thotë në një intervistë për Report Tv se punonjësit që emërohen në institucionet arsimore duhet të kalojnë në filtrat e vettingut. Teksa thekson se abuzimet seksuale dëmtojnë rëndë psikologjinë e fëmijëve, Agalliu këshillon që prindërit e mësuesit duhet rrisin komunikimin me fëmijët për çështje të edukimit seksual.
-
Fier/ Rrugët në zonat turistike pa asnjë standard sigurie, rrezik për drejtuesit e mjeteve (VIDEO)
21 Qershor 2020, 15:51Rrugët që të çojnë në zonat bregdetare në Fier janë pa asnjë standard sigurie. Nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv rezulton se mungon sinjalistika, ndriçimi dhe tabelat orientuese, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve ankohen për shkak të rrezikshmërisë që krijohet.
-
Maturantët 'priten në besë'! 'Turi' s'u hoq nga vlerësimi, dalin përgjigjet e testit të Gjuhë Letërsisë, vetëm 760 maturantë morën 10-të
21 Qershor 2020, 12:03Me notën 10-të janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Në numrin e vogël të maturantëve që kanë marrë notë maksimale duket se ka ndikuar edhe testi, që u kontestua me protesta.
-
Dalin notat e provimit të gjuhës së huaj për maturatët! 22% kanë marrë notën maksimale
20 Qershor 2020, 18:52Pasditen e kësaj të shtune kanë dalë përgjigjet e testit të maturës shtetërore, gjuhë e huaj!
-
Degradon teatri në Sarandë, 20 vite harresë! Aktori: Nuk i shërben më artit në qytet (VIDEO)
20 Qershor 2020, 16:59Godina e teatrit në qytetin bregdetar të Sarandës është lënë në rrënim të plotë prej dy dekadash. Nuk ka brez të ri artistësh në këtë qytet, ndërsa qendra kulturore e bashkisë nuk zhvillon aktivitete. Për gjendjen e mjeruar të artit në këtë qytet flet aktori, tashmë në pension Haki Spaho.
-
Nëna kërkoi ndihmë për operimin e 2-vjeçarit, 'Pa Gjurmë' i siguron të ardhurat e operacionit
18 Qershor 2020, 19:04Pas apelit në emisionin “Pa Gjurmë”, Repor Tv sigurohet operacioni urgjent për djalin 2 vjeçar të 40 vjeçares Fullënxa Hidaj, nënës së braktisur nga bashkëshorti.
-
Humbi 2 ditë më parë, dëshmitarët: 33-vjeçari nga Sukthi u pa afër stacionit të trenit në Tiranë
18 Qershor 2020, 17:46Gëzim Shaholli i riu nga Sukthi ka humbur mëngjesin e të martës rreth orës 9:00, ndërsa denoncimi në 'Pa Gjurmë' u bë nga babai i tij.
-
-
Mes emocionesh mbyllet kapitulli i maturës shtetërore/ Nxënësit: Provimi shkoi mirë, ndihemi të çliruar që mbaruam
18 Qershor 2020, 08:08Kjo e enjte do të ulë për herë të fundit në bankat e shkollës maturantët, të cilët do të testojnë njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje. Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.
-
I zhdukur prej 3 ditësh, 72-vjecari vuante nga skleroza! E bija kërkon ndihmën e 'Pa Gjurmë'
17 Qershor 2020, 17:58Vasil Bano doli nga banesa 3 ditë më parë më 15 qershor dhe nuk është kthyer më. I moshuari vuan nga skleroza prej tri vitesh.
-
Një javë pasi u zhduk nga Fieri gjendet në Vlorë 35-vjecari! ‘Pa Gjurmë’ e lokalizon në spitalin psikiatrik
17 Qershor 2020, 17:44Menjëherë pas denoncimit të zhdukjes së 35-vjeçarit në emision "Pa Gjurmë" falë shumë telefonatave që mbërritën gjatë transmetimit live u lokalizua vendndodhja e 35-vjecarit në qytetin bregdetar të Vlorës.
-
Kolonjë, 500 banorë të Qafzezës pa ujë të pijshëm, dy çezma për gjithë fshatin
17 Qershor 2020, 17:16Fshati Qafzezë në Kolonjë vuan prej vitesh mungesën e ujit, ndërsa situata bëhet më problematike gjatë verës. Banorët shprehen se janë vetëm dy çezma në qendër të fshatit nga ku mbushin ujë vetëm për të pirë. Bashkia vijon të premtojë ujësjellësin e ri, por banorët mbeten skeptikë pasi ky premtim nuk është mbajtur ndër vite.
-
Zgjerohet skema e librave falas, kategoritë që përfitojnë nga vendimi i sotëm i qeverisë
17 Qershor 2020, 14:50Ministrja e Arsimit Besa Shahini shprehet në një postim në Facebook se vendimi i sotëm përcakton mbulimin me libra falas të gjithë nxënësve që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të.
-
I lë amanet vajzën prindërve dhe zhduket në Itali! E bija në kërkim: Fola me një grua në facebook dyshoj se ishte nëna
16 Qershor 2020, 21:20Shqiponja Muça u zhduk në vitin 1995 nga Italia, kur ishte 16-vjeçe duke lënë pas një vajzë 2 javëshe, e cila i shpëtoi rrëmbimit dhe tentativës për t’u shitur për 300 mijë lekë, nga i dashuri i nënës. Sot Esuada është në kërkim të Shqiponjës të cilën e njeh vetëm nga fotoja.
-
10 vite nga zhdukja e Bleona Matës. Shokon gjyshi: Një nga 5 vajzat na tha se Bleona do kthehet në shtëpi
16 Qershor 2020, 21:1310 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë.Familjarët thanë se njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë.
-
Banka Credins mbështet projektin: #BallkonetEGjelbra në kryeqytet
16 Qershor 2020, 13:00 -
Sezoni turistik/ Durrësi në kaos, ende nuk ka nisur përgatitja për turistët
16 Qershor 2020, 12:08Në një intervistë në Rreze Dielli, ishin të ftuar Xhimi Lamaj operator turistik si dhe Alma Celaj moderatore, të cilët folën mbi pushimet në Shqipëri këtë vit, cilat janë pikat që mund të vizitojmë dhe llojet e turizmit.
-
Psikologia Jonida Haxhiu: Shumica e rasteve të abuzimit ndodhin nga familjarët
15 Qershor 2020, 11:51Sot në studion e ''Rreze Dielli'' u diskutua për vërtetësinë e abuzimeve seskuale në institucionet shtetërore dhe se si mund t’I tregojmë fëmijëve se çfarë janë abuzimet seksuale. E ftuar në studio psikologia Jonida Haxhiu u shpreh se shumicën e rasteve abuzimi nuk ndodh nga të panjohur por nga persona të njohur të familjes.
