Arkiva
-
TIRANË , 2 Shkurt / ATSH / – Kur jugu i vendit është pushtuar nga reshjet e shiut, në zonat malore në veri dhe juglindje, vijon të bjerë borë. Reshje të dendura bore janë evidentuar në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella trashësia shkon deri në 40 cm. Aktualisht nuk konstatohen probleme me […] 2 Shkurt 2015, 16:15
-
Prezantohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANË, 2 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Platforma kombëtare kundër korrupsionit ka bërë bashkë krerët e lartë të institucioneve të vendit dhe ministrat e kabinetit qeveritarë sot në Tiranë. Ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuci në fjalën e tij, tha se “do të prezantojmë një aplikim ku të denoncojmë online korrupsionin nëpërmjet telefoni, kompiuterit në mënyrë dixhitale ku […]
-
Përmbytjet, Spaho: Qytetarët t’u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANE, 2 Shkurt /ATSH/- Deputeti i Partisë Demikratike, Edmond Spaho i kërkoi sot qeverisë të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjencës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të rrezikuar nga situata e përmbytjeve. Në një dalje për mediat nga slia blu, deputeti […]
-
Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë emërohet Agron Selimaj
2 Shkurt 2015, 16:15PRISHTINË, 2 Shkurt /ATSH/.-Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është emër Agron Selimaj. Kjo u bë e ditur në njoftimin e dërguar pak më parë nga Presidenca e Kosovës. Emërimin e bënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, në bazë të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Në […]
-
Shkodër- Radovani mbledh Shtabin e Emergjencave, problematike situata në Pukë
2 Shkurt 2015, 16:15SHKODER, 2 Shkurt / ATSH/ – Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin dhe parashikimet sinoptike për mot të paqëndrueshëm edhe për ditët në vijim, mblodhën paraditen e sotme Shtabin e Emergjencave Civile në Shkodër, të kryesuar nga prefekti Paulin Radovani. Situata paraqitet problematike në rrethin e Pukës, ku për shkak të reshjeve […]
-
Basha: Resurset e shtetit të vihen në funksion të situatës
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANE, 2 Shkurt /ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri sot apel qeverisë të vërë të gjitha resurset e shtetit në funksion të përballimit të emergjencës dhe jo të mbledh zyrtarët si spektatorë guake për recitalin e radhës. ” Shqipëria nën ujë, qeveria paradë në salla. Në vend që të vihet në krye […]
-
ARRSH: Në disa akse rrugore në verilindje e juglindje qarkullimi kryhet me zinxhirë
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANE, 2 Shkurt/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar u rekomandon të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes për shkak reshjeve dhe përmbytjeve gjatë ditëve të fundit. Sipas ARRSH-së, në disa akse rrugore në verilindje dhe juglindje qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Sipas informacionit të shpërndarë nga ARRSH-ja […]
-
Llalla: Prokuroria të ketë të drejtë për të thirrur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANË, 2 Shkurt /ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është i mendimit se Gjykata e Lartë duhet të shtojë aktivitetin e saj në nxjerrjen e vendimeve unifikuese, për të standartizuar praktikën e gjykatave më të ulta, “vendimet e të cilave, në shumë raste, karakterizohen nga subjektivizmi dhe pse jo, edhe nga abuzivizmi”. Llalla i […]
-
GJERMANI – Berlini: Alexis Tsipras është i mirëpritu
2 Shkurt 2015, 16:15BERLIN, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri i ri grek, Alexis Tsipras është një mik i mirëpritur në Berlin, theksoi zëdhënësja e kancelares gjermane, Angela Merkel, ndërkohë që drejtuesi i ri grek, dalë nga partia kundër masave shtrënguese SYRIZA nuk ka parashikuar një vizitë në Gjermani në kuadër të turneut të parë në Evropë. “Po, ai është […]
-
Xhixho: Të rinjtë duhet të përfshihen në politike për të drejtuar të ardhmen e tyre
2 Shkurt 2015, 16:15Tiranë, 2 Shkurt / ATSH –Zv/ministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho, në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me studentë te Universitetit Evropian të Tiranës, u shpreh se “pjesëmarrja e rinisë në vendimmarrje, eshte shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit”. “Lëvizja Rinore për Integrim u themelua nga të rinj që ëndërruan, guxuan dhe sfiduan, […]
-
Vazhdon operacioni për evakuimin e qytetarëve në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet.
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANË, 2 Shkurt /ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha strukturat në varësi të saj kanë vijuar gjatë gjithë natës të ndjekin hap pas hapi situatën e krijuar nga rreshjet e shumta në të gjithë vendin. Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile situata sipas […]
-
Përmbytjet në jug të vendit, Avokati i Popullit numër telefoni për emergjencat
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANË, 2 Shkurt /ATSH-Arbi Fortuzi/-. Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Jug të vendit për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. Avokati i Popullit është pranë familjeve të dëmtuara nga kjo situatë dhe për çdo nevojë emergjente mund të telefononi në numrin 0689034648. Institucioni i […]
-
Sport – Januzaj nuk do largohet këtë sezon nga Manchester United
2 Shkurt 2015, 16:15TIRANE, 2 shkurt /ATSH/. – Mediat britanike kanë zbuluar të ardhmen e Adnan Januzajt. Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, perfundimisht nuk do të largohet nga Manchester United këtë edicion. Sipas BBC Sport, trajneri Louis Van Gaal nuk do ta lejojë largimin e lojtarit gjate ketij sezoni. Januzaj, i cili luajti titullar në takimin e fundit të United […]
-
RUSI – Dy të vdekur pas një shkëmbimi zjarri
2 Shkurt 2015, 15:36SHËN-PETERSBURG, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Dy persona u vranë pas një shkëmbimi zjarri si pasojë e një mosmarrëveshjeje në një kafene në Shën-Petersburg, në veriperëndim të Rusisë, njoftoi sot komiteti i hetimit lokal. Një mosmarrëveshje ndodhi dje në mbrëmje në kafenenë “Gourmand” mes pronarit azerbaxhanas dhe një klienti gjeorgjian. Tre persona të përfshirë në këtë […]
-
ISHP- Bregu: Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së gripit
2 Shkurt 2015, 15:31Tiranë, 2 Shkurt / ATSH – Shqipëria është duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit Evropian. Aktualisht, Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë AH1N1pdm09 dhe AH3N2, të cilët janë të përfshirë në vaksinën e gripit. Keshtu është shprehur […]
-
Panariti: Mbi 3 mijë hektarë toka bujqësore nën ujë
2 Shkurt 2015, 15:30TIRANE, 2 Shkurt /ATSH/- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, deklaroi sot se, situata e përkeqësur e motit ka shkaktuar përmbytjen e 3 mijë hektarëve tokë bujqësore, si dhe dëme të konsiderueshme në blegtori. Ministri Panariti, i cili ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën e krijuar, në një intervistë telefonike për mediat u […]
-
SHBA – Buxheti parashikon rritje ekonomike prej 3,1 për qind
2 Shkurt 2015, 15:28UASHINGTON, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Buxheti i SHBA-së që do të prezantohet sot nga administrata e Barack Obamës parashikon një rritje ekonomike prej 3,1 për qind në vitin 2015, theksoi një zyrtar i lartë i administratës amerikane. Për vitin 2016, defiçiti buxhetor do të mbahet nën barrën tre për qind të PBB-së me 474 miliardë […]
-
Ristani: Të shumëfishojmë përpjekjet për të përballuar situatën
2 Shkurt 2015, 15:28TIRANË, 2 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD-së të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjëndjen e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani vizitoi zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës dhe takoi banorët […]
-
Ministrat Kuçi e Naço angazhohen të rrisin bashkëpunimin në fushën e drejtësisë
2 Shkurt 2015, 15:28PRISHTINE, 2 Shkurt/ATSH/- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi zhvilloi të hënën një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Nasip Naço me të cilin diskutoi për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë ndërmjet dy shteteve. Të dy ministrat sipas agjencisë së lajmeve KosovaPress, mbajtën një konferencë për shtyp në Prishtinë. Ministri Kuçi tha se u diskutua […]
-
Bredhi te hyrja e “Hotel Dajtit”, rrezikon godinën historike
2 Shkurt 2015, 15:28TIRANË, 2 Shkurt / ATSH/ – “Hotel Dajti”, një nga simbolet e Tiranës moderne, rrezikohet nga rënia e bredhit të hershëm. Prej disa vitesh ai nuk është më hotel pasi e ka blerë Banka e Shqipërisë për t’u vendosur aty. Gjë që në të vërtetë nuk ndodhi. Mbi 30 milion euro që u dhanë për […]
