Arkiva

  • KAJRO, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Gazetari australian i Al-Jazeras, Peter Greste, dënuar me shtatë vjet burg dhe për të cilin Egjipti urdhëroi sot dëbimin e tij, u nis sot nga Kajro me destinacion Qipron, theksuan zyrtarët e sigurisë të aeroportit egjiptian. Greste, dënuar për publikim të informacioneve të rreme, u arrestua në dhjetor në vitin […]
  • Jahjaga takim me Presidentin bullgar, Rosen Plevneliev

    PRISHTINE, 1 Shkurt/ATSH/- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit të dielën në Pallatin Presidencial në Sofje, nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të institucioneve të Kosovës, për ndarjen nga jeta të Presidentit të parë të Bullgarisë demokratike. Presidentja Jahjaga […]

  • Krijohet Rrjeti i të Rinjve dhe Studentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë

    Prishtine, 1 Shkurt/ATSH/- Në prani të rreth 25 përfaqësuesve të shoqatave, klubeve të ndryshme, individë dhe aktivistë, u krijua rrjeti i përbashkët i dy shteteve fqinjë, Kroacisë dhe Sllovenisë, me organet drejtuese si dhe shtatë delegatë – anëtarë të kryesisë së Rrjetit të përzgjedhur nga qytetet e ndryshme të Kroacisë dhe Sllovenisë. Sipas agjencisë së […]

  • PARIS – Valls: Franca do të ndihmojë Greqinë për respektimin e angazhimeve

    PARIS, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Franca do të ndihmojë Greqinë për respektimin e angazhimeve të saj dhe për inkurajimin e vullnetit për të qendruar në euro, deklaroi sot kryeministri Manuel Valls, pak para një takimi të ministrit grek të Financave me homologun francez. “Roli i Francës është për të inkurajuar vullnetin e popullit grek për të […]

  • Mustafa: Me ultimatume nuk ka zgjidhje për asgjë

    PRISHTINE, 1 Shkurt/ATSH/-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa po përballet me presione nga opozita, por edhe pozita për shkarkimin e ministrit serb për Kthim dhe Komunitet, Aleksander Jabllanoviç. Duke iu përgjigjur ultimatumit të Vetëvendosjes për protesta të tjera gjatë javës së ardhshme, në një deklaratë për shtyp Mustafa tha se asgjë nuk zgjidhet duke dhënë ultimatume […]

  • Policia: Akset rrugore Levan – Tepelenë, Levan -Vlorë të pakalueshme

    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/- Policia e Shtetit informoi sot në mbrëmje aksi rrugor  Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Ferma e Romsit, është i pa kalushme. Qarkullimi i automjeteve është devijuar nga rruga e vjetër Tepelenë- Ballsh, bëhet e ditur përmes një njoftimi për shtyp. Policia rrugore ka marrë masa për devijimin e qarkullimit, dhe njëkohësisht iu […]

  • Prishtine – Hapet qendra informuese për shëndetin e gruas 

    PRISHTINE, 1 Shkurt/ATSH/- Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas, do të ofroje këshillime falas për gratë shtatzëna dy herë në javë. Ky është një projekt i realizuar nga Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në mbështetje të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar. Kjo qendër do të ketë një pikë […]

  • Presidenti Nishani takohet me homologun e tij bullgar Rosen Plevneliev

    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/- Presidenti Bujar Nishani gjatë qëndrimit sot në Sofje të Bullgarisë zhvilloi një takim të veçantë edhe me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev, të cilit i shprehu edhe njëherë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit bullgar Zhelju Zhelev. Gjithashtu gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe atë euroatlantik. Presidenti […]

  • Siri, shtatë të vdekur dhe 20 të plagosur pas një shpërthimi në Damask

    BEJRUT, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Të paktën shtatë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një autobusi në qendër të kryeqytetit sirian, Damask, theksoi një OJQ. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) nuk ka mundur të japë menjëherë shkaqet e këtij shpërthimi të ndodhur në qendër të Damaskut. […]

  • Sejko, kandidati i vetën për Guvernator të BSH-së, të enjten votimi

    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/- Java që vjen do të jetë vendimtare për zgjedhjen e emrit të ri që do të drejtojë Bankën e Shqipërisë, pas shkarkimit në shtator të 2014-ës së Ardian Fullanit nga Këshilli Mbikqyrës. Gent Sejko duket se do të jetë Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi me […]

  • Kotzias: Evropa nuk duhet të reagojë në mënyrë ”sporadike” përballë Rusisë

    ATHINË, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias theksoi sot se Bashkimi Evropian duhet të ndërpresë reagimet sporadike përballë Rusisë dhe përsëriti kërkesën që vendi i tij të ketë një rol më aktiv në këtë dialog. “Bashkimi Evropian duhet të mendojë për atë që synon të bëjë për një kohë të gjatë me Rusinë […]

  • Ëngjëjt  e Victoria’s vijnë
    më seksi se asnjëherë 

    Një set fotografik dhe mjaft seksi i sjellë nga revista “10” sjell ëngjëjt e “Victoria’s Secret”më të bukura dhe më seksi se kurrë.  

  • Sulm ndaj një xhamie në Austri,
    gjenden të vizatuar simbole naziste 

    Pas namazit të sabahut në dritaret dhe derën e xhamisë janë vizatuar kryqe me simbole naziste 

  • TKOB / Ermolena Jaho dhe Gëzim Myshketa në skenë

    Tiranë, 1 Shkurt / ATSH – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit edhe gjatë muajit shkurt do të vendos në skenë dy opera të Tritikut nga Puccini, “Suor Angelica” dhe “Giani Schicci”, të cilat do të sjellin para publikut edhe dy emra mjaft të njohur shqiptarë me famë botërore siç janë sopranoja Ermonela Jaho dhe […]

  • Michelle Obama: “American Sniper” filmi më i mirë në Amerikë

    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/-Në një ceremoni të mbajtur në këtë fundjavë, për portretizimin e saktë të veteranëve të luftës, në një bisedë me skenaristë, zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka folur për përshtypjet e saja për filmin “American Sniper”, që po i mbushë arkat. “Filmi më i mirë në Amerikë i përshkruan më së […]

  • Filmi “Boycott” shfaqet nesër në Akademinë Marubi

    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/-  Në Akademinë e Filmit dhe Multimedias MARUBI, do të shfaqet nesër,  filmi “Boycott” me regji të Clark Johnson. Filmi i zhanrit dramë i realizuar në vitin 2011 dhe gjithsej 118 minutësh flet për lëvizjen e të drejtave të njeriut dhe emrat si Martin Luther King Jr., Coretta Scott King dhe Ralph Abernathy. Në […]

  • Varufakis: Programi shtrëngues i rrezikshëm për të gjithë Evropën

    ATHINË, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis, i cili nisi sot në Paris një turne evropian, theksoi në një intervistë të publikuar sot se programi shtrëngues i ndërmarrë në vendin e tij është shumë i rrezikshëm për të gjithë Evropën. “Ne kundërshtojmë programin e masave shtrënguese të ndërmarrë deri tani, jo vetëm sepse […]

  • Ukraine, procesi i paqes në rrezik, 19 të vrarë në lindjen rebele

    KIEV, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Dështimi i bisedimeve për paqe mes Kievit dhe separatistëve prorusë në Minsk ka rritur frikën për intensifikimin e luftimeve të përgjakshme në lindje të Ukrainës ku 19 persona janë vrarë në 24 orë. “Procesi i paqes është në rrezik”, u shpreh sot këshilltari diplomatik i presidencës ukrainase, Valeri Tchaly në rrjetin social […]

  • Jahjaga në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Bullgarisë

    PRISHTINE, 1 Shkurt/ATSH/Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të parë të zgjedhur ne mënyrë demokratike në Republikën e Bullgarisë, zotëri Zhelju Zheljev. Sipas një njoftimi të presidencës, ceremonia e varrimit u mbajt në Kishën e Madhe në Sofje të Bullgarisë dhe morën pjesë edhe […]

  • Në 2014 janë shitur 1 milliard smartfonë Android

    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/-Një hulumtim i ri nga Strategy Analitics rezulton se në vitin 2014 u shitën më shumë se një milliard smartfonë Android duke shënuar kështu vitin më të suksesshëm për këtë sistem operativ. Firma deklaroi se smartfonët Android përbënin 81% të dërgesave të telefonëve në gjithë botën për vitin 2014. Specifikisht janë shitur 1.3 […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv