Arkiva

  • Dy nga të dyshuarit e masakrës së djeshme ndaj redaksisë së gazetës “Charlie Hebdo”, vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi, respektivisht 32 dhe 34 vjeç janë shtetas francezë të cilët kanë lindur nga prindër algjerianë në Paris.
  • Sulmi në "Charlie Hebdo", takohen
    Hollande-Sarkozy: Luftë terrorizmit!

    Presidenti Francez Francois Hollande ka thirrur takime me lojtarët kryesorë të arenës politike, dhe është takuar me pjesëtarët e kabinetin ministror Francez dhe ish-kreun e shtetit, Nicolas Sarkozy për të diskutuar lidhur me sulmin e djeshëm terrorist ndaj revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, ku humbën jetën 12 persona

  • Një nga autorët e sulmit në Paris 
    Pjesë e një dokumentari në 2005

    Cherif Kouachi një prej tre terroristëve të sulmit ndaj satirikes “Charlie Habdo” është bërë pjesë e një programi televiziv të transmetuar në France3 në vitin 2005.  VIDEO

  • Vendet e Partneritetit Lindor: Demokraci në harresë

    TIRANË, 8 Janar /ATSH/ -Presidencën e radhës së BE-së e ka një vend i Europës Lindore si Letonia. Duke pasur parasysh se një nga prioritetet e Presidencës Letoneze të Këshilit të BE-së është ripërcaktimi i marrëdhënieve të BE-së me vendet e Parneritetit Lindor, faqja e specializuar për lajmet mbi BE-në, “Eurospeak.al”, bën një vëzhgim mbi […]

  • Messi nuk largohet nga Barcelona, mban fjalën e dhënë Vilanovës

    TIRANE, 8 janar /ATSH/. – Tito Vilanova i la një amanet para se të vdiste argjentinasit, Lionel Messi. Ish-ndihmës trajneri i Barcelonës, holandezi Henk Ten Cate, ka thënë se Lionel Messi po qëndron te skuadra katalanase vetëm se i ka premtuar ish-trajnerit te ndjerë, Tito Vilanova, se do të qëndronte te Barcelona. “Messi është te […]

  • Meta-Fleckenstein: Kuvendi, rol në mbarëvajtjen e bashkëpunimit politik

    TIRANË, 8 Janar/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë takimit në Tiranë me raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, bisedoi mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, me fokus të veçantë konsolidimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik në Kuvend. Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se kryetari Meta shprehu mirënjohjen e […]

  • Filipine, persona të panjohur vrasin një gazetare të njohu

    MANILA, 8 janar /ATSH-DPA/ – Një gazetare e njohur tabloidi u qëllua për vdekje në Filipine, në sulmin e parë kundër medias për këtë vit në vendin ishullor, njoftoi policia lokale.”Nerlita Ledesma, 48 vjeçe, po priste autobusin pranë shtëpisë së saj në Balanga City, në provincën Bataan, 53 kilometra në perëndim të Manilas, kur u […]

  • Ngjarja në Paris, Meta: Të forcojmë luftën e përbashkët kundër terrorizmit

    – Kryeparlamentari i drejton letër ngushëllimi homologëve francezë – TIRANË, 8 Janar/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i drejtoi sot letra ngushëllimi homologëve të tij francezë, Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit Francez, Gerald Larcher, ku shpreh keqardhjen e thellë për viktimat e sulmit tragjik në ambjentet e redaksisë […]

  • 2015-Panariti: Bujqësia synon zgjerimin e hartës gjeografike për eksportet

    TIRANE, 8 Janar /ATSH/- Bujqësia kryesoi eksportet shqiptare gjatë vitit 2014, ndërsa synon në 2015 zgjerimin e hartës gjeografike edhe në vende të tjera evropiane e më gjerë. Ministri i Bujqësië, Edmond Panariti, u shpreh për mediat se, për vitin 2015 janë gjetur tregje të reja për bujqësinë dhe pritet që eksportet të shtohen. Në […]

  • ARRSH: Pothuaj në të gjithë akset kombëtare qarkullohet pa zinxhirë

    TIRANË, 8 Janar /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftojnë se janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Sipas ARRSH, pothuaj të gjithë akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Vetem […]

  • Moti i acartë, OSHEE në Lekbibaj për të garantuar energjinë

    TIRANË, 8 Janar /ATSH/ -Moti i keq ka sjellë reshje të shumta debore në disa zona të thella malore të vendit, duke shkaktuar jo vetëm bllokimin e rrugëve, por edhe probleme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike, (OSHEE) njofton se edhe në një zonë të thellë 1140 metra […]

  • Aksident në Shkodër, arrestohet 23-vjeçari

    TIRANË, 8 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Arrestohet në flagrancë shtetasi Demir  Bala, vjeç 23, banues në Shkodër, pasi në ora 23.17 të mbrëmjes së djeshme, në segmentin rrugor Xhabije –  rrethrrotullimi i Urës së Bunës, pikërisht në vendin tek restorant “Freskia”,  duke drejtuar autoveturën tip Benz me targe AA 624 BF, është përplasur me mjetin tip Benz […]

  • Vetëvendosja, telegram ngushëllimi Ambasadës Franceze në Kosovë

      PRISHTINË, 8 Janar /ATSH/.-Pas atentatit kriminal dhe sulmit ndaj revistës franceze “Charlie Hebdo”, Lëvizja Vetëvendosje i bashkohet hidhërimit të opinionit të gjerë publik, kombëtar e ndërkombëtar dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, kolegëve të tyre në revistën e sulmuar, si dhe shtypit francez në tërësi. Përmes një mesazhi ngushëllues Lëvizja Vetëvendosje i përcjell […]

  • Tregu valutor- Exchanget mbajnë komisione të larta

    TIRANE, 8 Janar /ATSH/- Në një kohë kur monedhat e huaja kanë arritur të jenë të forta në tregun vendas, exchanget që mbajnë komisione të larta, ulin ndjeshëm fitimin e qytetarëve, sidomos të atyre që këmbejnë para për këstet e kredive. Komisioni i mbajtur nga exchanget është 8 për qind e shumës së këmbyer, vlerë […]

  • Sfidat e ekonomisë 2015 në këndvështrimin e ekspertëve Civici e Preçi

    TIRANE, 8 Janar /ATSH/- Akademikë të botës ekonomike, ekspertet Ardian Civici dhe Zef Preci, ndajnë të njëjtin mendim mbi sfidat e ekonomisë shqiptare për vitin 2015, të cilat do të fokusohen në tërheqen e sa më shumë investimeve të huaja dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit vendas. Eksperti Civici shprehet se, qeveria duhet […]

  • FIFA: Shqipëria vijon në vendin e 58-të, Gjermania e para  

    TIRANË, 8 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Shqipëria vijon të jetë në vendin e 58-të në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor. Sipas klafikimit të publikuar nga Federata Botërore e Futbollit, në krye të klasifikimit vijon Gjermania me 1725 pikë, pas saj është Argjentina dhe në vend të tretë Kolumbia. Surprizon Belgjika qe ndodhet në vendin e katërt, ndërsa […]

  • Thaçi uron senatorin Mitch McConnell dhe kongresmenin John Boehne

      PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, uroi senatorin Mitch McConnell, për postin e ri të Kryetarit të Senatit dhe Kongresmenin John Boehner për ripërtërirje të mandatit si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se “Dhoma e Përfaqësuesve dhe Dhoma e […]

  • ”Le Monde”: Nga Lima në Tiranë, qindra “Unë jam Charlie ” u mblodhën për të nderuar viktimat e sulmit

    TIRANË, 8 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ -Gazeta prestigjoze franceze ‘Le Monde’ në një shkrim të saj tregon solidarizimin që kanë pasur vende të ndryshme të botës me ngjajen që ndodhi në Paris, ku 12 persona u vranë pas një sulmi terrorist në redaksinë e gazetës satirike ‘”Charlie Hebdo” “Nga Lima në Tiranë, qindra “Unë jam Charlie […]

  • Fleckenstein takim me Gjoshën, vlerësohet progresi i Shqipërisë për integrimin

    TIRANË, 8 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ – Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë,  Knut Fleckenstein, po zhvillon një vizitë tre ditore në Shqipëri për të diskutuar mbi ecurinë e reformave dhe mbi për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë. Fleckenstain zhvilloi një takim me Ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin që ka bërë Shqipëria […]

  • Charlie Hebdo -Komisioni Evropian, flamujt gjysmështizë

      TIRANË, 8 Janar/ATSH- I. Vata/-Komisioni Evropian që në orët e para të ditës së sotme ka ulur në gjysëmshtizë flamujt në nderim te gazetareve të vrarë të revistës Charlie Hebdo në Paris një ditë më parë. “Këtë mëngjes flamujt e Komisionit Evropian janë në gjysmështizë. Në oren 00:00 në të gjitha ndërtesat e Komisionit dhe […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv