Arkiva
-
TIRANË, 10 Shtator/ATSH-Anila Struga/.- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha sot se Konferenca e Berlinit ishte një sinjal inkurajues për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre drejt BE-së, ndonëse, shtoi ai, në pesë vitet që vijnë nuk do të shohim një anëtar të ri në Bashkimin Europian. Ministri i […] 10 Shtator 2014, 17:16
-
Kerry fillon në Bagdad turin e tij për krijimin e koalicionit antixhihadist
10 Shtator 2014, 17:16BAGDAD, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i shtetit John Kerry filloi sot në Bagdad turneun që synon të krijojë koalicionin kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI), ku plani i veprimit do të prezantohet nga presidenti Barack Obama sot në mbrëmje. Përpjekjet ndërkombëtare u përshpejtuan kundër kërcënimit në rrtje që vjen nga Shteti Islamik, që […]
-
Gjermania kërkon 150 mijë punonjës shëndetësorë brenda 5 viteve nga Ballkani
10 Shtator 2014, 17:16TIRANË, 10 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Urdhëri i Infermierit në Shqipëri ka bërë publike të dhënat mbi punësimin dhe problematikat e infermierëve shqiptarë në Gjermani. Në kuadrin e një takimi të përbashkët, përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore zhvilluan së fundmi një vizitë në Berlin, Gjermani, ku diskutuan rreth problematikave të emigrimit të […]
-
Athina përforcon ligjet kundër racizmit
10 Shtator 2014, 17:15ATHINË, 10 shtator /ATSH-AFP/ - Masat për ndëshkimin e racizmit, antisemitizmit dhe nxitjes për urrejtje do të përforcohen në Greqi, pas miratimit të një ligji dje në mbrëmje, në një vend ku partia me inspirim neonazist, Agimi i Artë, ka arritur një mbështejte të konsiderueshme. Ligji i ri parashikon dënime që fillojnë nga tre vite burg, në […]
-
Reforma në drejtësi, Raunig: Të jetë gjithpërfshirëse dhe strategjike
10 Shtator 2014, 17:15TIRANE, 10 Shtator/ATSH/.- Projekti i OSBE-së dhe i JuST i USAID-it, “Për një drejtësi pa vonesa”, u prezantua sot në Korçë me pjesëmarrjen e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani, Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, kreut të OSBE-së, Florian Raunig, Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu si dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë , Xhezair Zaganjori. Ambasadori i […]
-
Gati rregullorja “Për Produktet Mjeksore Veterinare”
10 Shtator 2014, 17:14TIRANE 10 Shtator/ATSH/- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave ka hartuar rregulloren “Për Produktet Mjeksore Veterinare” sipas standardeve të Bashkimit Europian. Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë rregullat për prodhimin , tregtimin, përshkrimin, përdorimin, kontrollin e cilësisë, kontrollet e veprimtarive që lidhen me PMV-të e vendosura në treg në Republikën e […]
-
Merkel: Krenare për buxhetin gjerman, Evropa duhet të vazhdojë disiplinën buxhetore
10 Shtator 2014, 17:14BERLIN, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh sot krenare për performancat buxhetore të vendit të saj dhe kërkoi që evropianët të respektojnë në fund regullat që kanë vendosur vetë, ndërkohë që Parisi njoftoi një rrënim të financave të saj publike. “Ne mund të jemi krenarë”, deklaroi Merkel e cila mbajti një […]
-
Misioni i FMN-së mbyll vizitën në Tiranë
10 Shtator 2014, 17:14TIRANË, 10 Shtator/ATSH/- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Nadeem Ilahi ka përmbyllur vizitën në Tiranë. Misioni i FMN-së vizitoi Tiranën gjatë periudhës 26 gusht deri në 9 shtator 2014, ku zhvilloi diskutime në kuadër të shqyrtimit të dytë nën marrëveshjen Fondi i Zgjeruar (EFF). Në një deklaratë për shtyp të zyrës […]
-
Hoxhaj takon ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë
10 Shtator 2014, 17:13-Ambasadorët evropianë kanë komentuar dhe shtruar pyetje- PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët diskutoi për zhvillimet politike në vend. Gjatë takimit Hoxhaj i informoi ambasadorët evropianë në detaje për zhvillimet politike në muajt e fundit, […]
-
“Durrës Art”, punimet e 76 artistëve nga e gjithë bota në një ekspozitë
10 Shtator 2014, 17:13TIRANË, 10 Shtator/ATSH-Almarina Gegvataj/-Këtë vit, Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit i Durrësit do të hyjë në një dimension të ri duke u shtrirë në një disipline tjetër artistike që është ajo e artit figurativ me të gjitha format e shprehjes së tij. Ekspozita e Artit Figurativ “Durres Art” është çelur në Galerinë e Arteve Pamore […]
-
Poroshenko: Shumica e trupave ruse janë tërhequr nga territoret ukrainase
10 Shtator 2014, 17:12KIEV, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko konfirmoi sot se shumica e trupave ruse të pranishme në Ukrainë është larguar nga territori, pesë ditë pas hyrjes në fuqi të armpushimit që synon t’i japë fund konfliktit në Lindje. “Sipas informacioneve të fundit që kam marrë nga shërbimet tona sekrete, 70 për qind e […]
-
Refendumi, Cameron i lutet Skocisë:
10 Shtator 2014, 17:10
Qëndroni me ne, Britania e çmua“Dua vendin tim më shumë sa e dua partinë time.” Kjo është deklarata e radhës së kryeministrit britanik David Cameron në fushatën që ka ndërmarrë për t’i thënë JO referendumit për pavarësinë e Skocisë që do të mbahet pas një jave.
VIDEO -
Sot afati i fundit për dorëzimin e dosjeve të studentëve
10 Shtator 2014, 17:12TIRANË, 10 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Për universitetet private që u mbyllën, sot është dita e fundit për të dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dosjet e studentëve, që nuk u tërhoqën brenda 1 shtatorit. Burimet zyrtare nga Ministria e Arsimit bënë me dije për ATSH-në se, një nga universitetet private të mbyllura dhe më problematikë përsa i përket dorëzimit […]
-
Arvizu për BSH: SHBA dëshirojnë të shohin një proces të qartë dhe larg politikës
10 Shtator 2014, 17:12TIRANE, 10 Shtator/ATSH/- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi të mërkurën se SHBA dëshirojnë të shohin një proces jo të politizuar përsa i përket situatës në BSH. “Procesi duhet të jetë pa injeksione të politikës. Administrimi i BSH-së duket se ka patur të meta. Duhet të kthehet besimi i qytetarëve […]
-
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë: Siguri për nxënësit në vitin e ri shkollo
10 Shtator 2014, 17:11TIRANË, 10 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Me fillimin e vitit te ri shkollor, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të Ligjit «Për Policinë e Shtetit», në detyrimet e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, gjatë këtij viti akademik do të marrë masa të plota në drejtim të marrëdhënieve Polici –Shkollë – […]
-
”Financial Times”: Miliona stërlina dalin nga vendi nga frika e shpalljes së pavarësisë
10 Shtator 2014, 17:11LONDËR, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Ka filluar largimi i kapitaleve financiare nga Skocia për shkak të frikës se, nëse në referendumin e 18 shtatorit skocezët do të vendosin shkëputjen nga Britania e Madhe, sipas të gjitha gjasave do të ketë destabilitet ekonomik, njoftoi sot gazeta e njohur e botës financiare ”Financial Times”. Sipas saj, shoqëri […]
-
PD-Bozdo: Shqiptarët po paguajnë më shumë për energjine elektrike
10 Shtator 2014, 17:11TIRANË, 10 Shtator /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka ripërsëritur sërisht akuzat ndaj qeverisë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, gjatë një deklarate për mediat, tha se “Kryeministri Rama gjeti Kinën e largët për të lajmëruar për sukseset e Shqipërisë në sektorin e energjisë elektrike. Dhe është […]
-
Elbasan- USAID dhe bashkia, bashkëpunim për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit
10 Shtator 2014, 17:11ELBASAN, 10 Shtator /ATSH-Miranda Sadiku/- Përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri, Marcus Johnson, ka zhvilluar sot një vizitë në Bashkinë e Elbasanit, ku është pritur nga kryebashkiaku I saj, Qazim Sejdini. Pasi kreu i bashkisë e ka njohur Johnoson me zhvillimin e qytetit të Elbasanit, si edhe me vlerat arkitekturore dhe historike që ka ky qytet, […]
-
BE: Nuk ndërhyjmë në procese, që janë çështje e brendshme e Kosovës
10 Shtator 2014, 17:10-Deklaratë e përbashkët nga Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë- PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- “Bashkimi Evropian ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe ka qenë i kënaqur me mënyrën fer dhe transparente në të cilën u mbajtën ato”, […]
-
Ribery do te kthehet ne fushe te shtunen
10 Shtator 2014, 17:10Tirane, 10 Shtator /ATSH-AFP/. – Mesfushori francez i Bayern Munich, Franck Ribéry, eshte shprehur se eshte ne “forme” per t’u rikthyer ne fushen e lojes te shtunen ne Bundesliga, bejne te ditur burime nga klubi i tij. “Une ndihem mire dhe do te kthehem te shtunen ne fushe”, konfirmoi lojtari, i cili nuk ka luajtur […]
