Arkiva
-
PDIU ka dalë para publikut këtë mbrëmje me të gjithë përgjegjshmërinë dhe detyrimin për të njoftuar se Shqipëria sot votoi e lirë. PDIU bën thirrje që askush, asnjë politikan, e asnjë parti politike të mos e cënojë e as të tjetërsojë këtë ditë dhe këtë atmosferë, të ndërtuar e të zotëruar, me meritë nga qytetarët shqiptarë. 23 Qershor 2013, 23:26
-
Publikimi i fundit i Berishës në FB
23 Qershor 2013, 22:49
para 6 orësh,s’reagon për sondazhetKreu i PD nuk ka reaguar ende lidhur me rezultatet paraprake të publikuara nga sondazhi i Exit Poll. Ndryshe nga sa ndodhte në rastet e mëparshme, kur Berisha shkruante në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” çdo koment lidhur me një ngjarje të caktuar, në rastin e rezultateve të sondazhit, nu ka asnjë reagim.
-
FOTOLAJM/Mblidhen ambasadorët
23 Qershor 2013, 22:27
për përfundimin e zgjedhjeveNjë gotë verë duke parë edhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, ftoi sot në mbrëmje ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri, si dhe ndërkombëtarë të tjerë, për të shkëmbyer mendime lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.
-
Ministri Noka fotografoi votën
23 Qershor 2013, 16:45
e tij dhe e publikoi në FB?!Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka fotografuar votën e tij dhe e ka publikuar në Fb?! Të paktën kjo gjë dukej në profilin e tij deri në orën 16:45 min, para se ta fshinte. Ministri dhe kandidati i PD-së në Kukës, shkruan: “Un votova, i dhashë vlere votes time duke votuar nr e fatit, nr ''44."
-
Koalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë:
23 Qershor 2013, 21:42
Klima e zgjedhjeve, normaleKoalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë ka dalë me një deklaratë pas mbylljes së votimit në orën 19:00. Sipas vëzhguesve, klima e zgjedhjeve në përgjithësi ka qenë normale, njerëzit kanë vijuar të votojnë dhe të drejtohen në qendrat e votimit.
-
Dreka e varfër e komisionerëve
23 Qershor 2013, 21:52
të PS, dhe e pasur e atyre të PDTre partitë kryesore kanë shpërndarë ushqim për komisionerët e tyre nga ora 14:00 deri rreth orës 14:30. Partia socialiste ka shpërndarë për komisionerët e saj kryesisht vetëm pica dhe ujë, LSI ka shpërndarë sanduiç, ndërsa komisionerët e PD-së kanë pasur një menu më të larmishme. Ata mund ta zgjidhnin vetë nëse donin pica, kuzhinë tradicionale apo fast-food.
-
Exit Poll: Koalicioni i majtë fiton
23 Qershor 2013, 20:49
me 52-56%, i djathti 37-41%Ora News publikon Eksit Poll-in e parë Tiranën për zgjedhjet. Sipas rezultatit paraprak, në total koalicioni i majtë ka fituar 52-56%, koalicioni i djathtë 37-41%. Vetëm PS si parti ka marrë 39 - 43 %, PD 33 – 37 %, LSI 7 – 11,5, PDIU 1.5 – 3.5 %.
-
Meta: PS-LSI fiton 80 mandate
23 Qershor 2013, 20:47
Berisha mos ndërhyjë tek votaKreu i LSI është shprehur optimist për fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në një prononcim për mediat pas mbylljes së procesit zgjedhor, Meta tha se koalicioni PS-LSI do të fitojë 80 mandate, ndërsa forca politike që ai drejton fiton 15-20 mandate. Ndërsa i ka kërkuar Berishës të mos ndërhyjë në proces.
-
Topi: FRD mbi pritshmëritë
23 Qershor 2013, 20:18
koalicion parimor, jo për karrigeKreu i FRD, Bamir Topi ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbylljes së orarit zyrtar të votimeve. Topi ka theksuar se "në këto zgjedhje nga të dhënat tona paraprake FRD është më mirë se pritshmëritë, duke shtuar se "të mbyllim një tranzicion të gjatë dhe traumatik dhe të nisë një erë e re për Shqipërinë".
-
Kukan: Shqiptarë,votoni. Uroj
23 Qershor 2013, 15:15
që Laçi të jetë rast i izoluaKreui delegacionit të PE-së, Eduard Kukan ka ftuar shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit: "Shpresojmë që pas zgjedhjeve të kemi ditë kur forcat politike të bashkëpunojnë për të mirën e vendit të tyre,"- tha ai.- "I ftoj qytetarët shqiptarë të shkojnë në zgjedhje."
-
"Paçe me gazeta" thyen
23 Qershor 2013, 19:03
heshtjen zgjedhore me humo"Paçe me gazeta", emisioni satirik i tv “A1Report!”, është pjesë e transmetimeve maratonë të ditës së votimit. “Analistët” e tij, Hervin Çuli, Xhevahir Zeneli, etj. kanë pasur material të bollshëm për të komentuar dhe trajtuar gjatë ditës së sotme por jo në kafene, po direkt në studion e “A1Report!”.
-
Rama: Vlora e kaloi pjesëmarrjen
23 Qershor 2013, 19:00
e 2009-ës. Ende kohë për votimKryetari i PS-së dhe kandidati për deputet i Vlorës shkroi në profilin e tij në Fb rreth orës 18:00 se "Vlora sapo e kaloi pjesëmarrjen e 2009-ës dhe është ora për ta bërë fora! Kush s'ka votuar, ta bëjë; kush ka votuar, të telefonojë për vota të tjera!"
-
Berisha: PD do të respektojë
23 Qershor 2013, 18:45
verdiktin, Rama: Rilindja fitoiLideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat në fund të votimit deklaroi se PD do të respektojë verdiktin e sovranit. Edi Rama nga selia e PS bëri apel për ruajtjen e votës dhe numërim të saktë dhe deklaroi se në bazë të të dh%nave të PS, Rilindja ka fituar mbi rrënimin.
-
KQZ: Pjesëmarrja në votim 42.71%
23 Qershor 2013, 18:05
nga të dhënat e pjesshmeKQZ-ja ka publikuar të dhënat e pjesshme të procesit të votimit deri në orën 16:00. Sipas saj, pjesëmarrja në votime në ato qëndra që kanë dërguar të dhënat ka arritur në 42,71%. Bie në sy se nuk ka të dhëna nga qarqet e Lezhës dhe Shkodrës.
-
Analistët grekë presin me interes
23 Qershor 2013, 16:54
rezultatin e zgjedhjeve në ShqipëriMediat greke, kryesisht portalet internetike dhe agjencitë e pavarura të lajmeve, u kanë kushtuar një vend të veçantë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Shumica e tyre konkludojnë se “zgjedhjet e sotme do të çelin ciklin e një konflikti, i cili ndoshta do të ndajë në dysh Shqipërinë,"
-
LSI: Qytetarë, nxitoni të votoni
23 Qershor 2013, 17:49
këto pak orë që kanë mbetuNë orët e fundit që kanë mbetur për të votuar, LSI-ja I ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të nxitojnë për të votuar për t’u bërë pjesë e fitores plebishitare të opozitës. Erisa Xhixho nga selia e LSI-së tha pasdite se “LSI-ja vlerëson sjelljen europiane të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
-
Berat, një mësuese kapet
23 Qershor 2013, 16:06
duke fotografuar votënNjë votuese në Berat kapet duke fotografuar votën në qëndrën e votimit nr. 3273. Ajo ishte me profesion mësuese. Pasi u pa akti i saj, të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit qenë të një mendjeje që vota e saj të anullohej.
-
Topi: Ngjarja e Laçit - politikë e
23 Qershor 2013, 16:01
vjetër, të ndahemi nga tranzicioniPasi ka votuar paraditen e sotme, kryetari i FRD-së tha: “Ajo që ndodhi në Laç është e dhimbshme, pasi humbi jeta e një njeriu dhe e gjitha si pasojë e një politike të vjetër. Sot duhet të ndahemi nga tranzicioni.
-
Sadije Berisha voton e vetme
23 Qershor 2013, 15:45
pa Shkëlzenin, në FarkëSadije Berisha, bashkëshortja zyrtare e djalit të kryeministrit Sali Berisha, ka votuar e vetme. 45-vjeçarja nuk ka qenë e shoqëruar nga Shkëlzeni, gjë e cila “konfirmon” ndarjen e tyre.
-
Elbasan, personat me aftësi
23 Qershor 2013, 15:50
të kufizuara vështirësi në votimAnëtarja e Komitetit të Helsinkit Drita Shahini, e ka quajtur të pafalshme që këta qytetarë të penalizohen në këtë mënyrë. “Duhet të ishin marrë masa që procesi i votimit të ishte realizuar në katin e parë dhe kjo qendër votimi nuk duhet të kishte mbi 6 shkallë për të ngjitur nga personat që janë paraplegjik”,-thotë ajo.
