Arkiva
-
Pasditen e djeshme u shpall përbërja e qeverisë së re të reformuar greke, në bazë të strukturës së re, të koalicionit dypartiak, Demokracia e Re dhe PASOK. 25 Qershor 2013, 11:30
-
ANSA: Shqipëri, lideri socialist
24 Qershor 2013, 21:03
Rama: Kemi fituar thellëAgjencia italiane e lajmeve, Ansa i ka dedikuar një shkrim zgjedhjeve në Shqipëri dhe tendencës për fitore të së majtës, drejtuar nga lideri i saj, Edi Rama. ''Kemi fituar thellë'': ka deklaruar lideri i opozitës së qendrës së majtë, Edi Rama pas të dhënave të para paraprake, që dëshmojnë një avantazh të dukshëm të koalicionit që ai udhëheq.
-
Shkeljet, vendet Shengen rikthejnë
24 Qershor 2013, 21:20
vizat për 2 vjet në rast nevojeParlamenti i Bashkimit Europian ka vendosur që 26 shtete evropiane, të cilat kanë hequr vizat me disa shtete të rajonit ballkanik, të lejohen të rikthejnë regjimin e vizave deri në dy vjet në rast nevoje. Shumica në Parlamentin Evropian ka vlerësuar se është e nevojshme një reformë e marrëveshjes Shengen.
-
Numërimi i votave ndryshon
24 Qershor 2013, 21:19
ritëm, përshpejtohet procesiProcesi i numërimit të votave në të gjitha Vendet e numërimit të Votave në mbarë vendin ka filluar të ecë më shpejt. Mbasditën e së hënës numërimi i votave ndryshoi hap, duke e çuar në 2582 numrin e kutive të numëruara deri në orën 21.00 të mbrëmjes.
-
Përfundon numërimi për 2045
24 Qershor 2013, 20:35
kuti, vijon lufta për një mandatNë Vendet e Numërimit të Votave vijon procesi i numërimit, ndërkohë që deri më tani ka përfunduar procesi për 2043 kuti votimi. Koalicioni i majtë deri më tani ka marrë numrin më të madh të votave.
-
Kukan: Lleshi më konfirmoi se në
24 Qershor 2013, 19:46
orën 22:00 përfundon numërimiIntervistë për DW e Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit ad hoc të PE për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kukan: "Kryetarja e KQZ, Lleshi na siguroi që sonte do të ketë përfunduar procesi i numërimit, në orën 22.00. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, aty nga shtatori do të jetë formuar parlamenti dhe qeveria e re".
-
SHBA: Procesi i numërimit të jetë
24 Qershor 2013, 18:59
transparent, i shpejtë, i saktëNjë zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha "Zërit të Amerikës", se Shtetet e Bashkuara përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime, duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Duke shtuar se "procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi".
-
Boshatiset selia e PD, Berisha
24 Qershor 2013, 18:58
nuk duket dhe s'ka njoftimeSelia e PD-së ka qënë e boshatisur që nga mesdita e sotme kur dha konferencën për shtyp kandidati Gerti Bogdani e të paktën deri në orën 19:00. Askush nuk ndodhet në të, duke filluar që nga kryetari i PD-së,
-
OSBE/ODIHR: Numërimi duhet
24 Qershor 2013, 18:59
të kishte mbaruar, shumë i ngadaltë -
Fule: Përshëndesim zgjedhjet
24 Qershor 2013, 18:46
e qeta në Shqipëri, por plotësojiniBashkimi Europian mirëpret zgjedhjet në Shqipëri. Pas Kukan, reagon edhe një tjetër zyrtar i lartë i BE, Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, i cili i quan zgjedhjet "të qeta". Fule ka shkruar pak çaste më parë në Twitter pozitivisht mbi situatën zgjedhore dhe paszgjedhore në Shqipëri.
-
Greqi, një koalicion i ri i majtë
24 Qershor 2013, 18:13
po lind, SYRIZA - DIMARKoalicion i ri në skenën politike greke, i cili përmbys situatën e deritanishme dhe mund të sjellë në qeverisje të majtën...Funksionarë të lartë të partisë më të madhe të opozitës në Greqi, SYRIZA dhe funksionarë të lartë të Demokracisë së Majtë, kanë filluar të flasin gjithnjë e më shumë dhe hapur për bashkëveprim politik
-
Francë, skandali i dëmshpërblimit
24 Qershor 2013, 17:15
arrestohet miliarderi TapieMiliarderi francez Bernard Tapie i përfshirë në një skandal, ku mori dëshpërblim shumën prej 285 milionë eurosh nga një bankë në vitin 2008, është vendosur në gjendje arresti pasi po merret në pyetje nga policia.
-
Rusi, ngjiten në ndërtesën më të lartë
24 Qershor 2013, 10:12
pa litarë sigurieKanë zgjedhur të shkojnë në ekstrem tre të rinj ruse. Ata janë ngjitur në rrokaqiellin e Stalinit në Tregun e Kuq në Moskë.
-
Numërimi në 12 qarqe, fillon
24 Qershor 2013, 03:24
të përshpejtojë procesiProcesi i numërimit të votave ka filluar të përshpejtohet në të gjithë vendin. në rang vendi numërimi i ka kaluar 50 % të kutive të votimit.
-
PD: Procesi i numërimit na
24 Qershor 2013, 14:59
inkurajon, jemi drejt fitoresPartia Demokratike ka deklaruar se nga procesi i numërimit, është e inkurajuar se fitorja po ecën në drejtimin e saj. Deputeti Gerti Bogdani tha sot në mesditë nga selia e PD-së se PD-ja falenderon të gjithë numëruesit për procesin që janë duke vazhduar.
-
Blushi: PD, opozita e re, Berisha
24 Qershor 2013, 14:44
ka arsye të lërë teserënKandidati i Partisë Socialiste Ben Blushi në një intervistë telefonike për tv A1 Report thotë se Berisha tani duhet të lërë teserën e PD-së pasi i ka dhënë Partisë së tij rezultatin më negativ në histori. Blushi thotë se tashmë është e sigurtë se PD është partia në opozitë dhe se me mazhorancën e re reformat do të ecin më shpejt.
-
Turqia në BE, Gjermania kundë
24 Qershor 2013, 14:34“Por Gjermania fuqia më e madhe ekonomike e BE-së, po bllokon përpjekjet e Turqisë për t’u bashkuar bllokut për shkak të trajtimit të protestave anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin në javët e fundit”,-thonë burimet e BE-së për "Reuters".
-
Klosi: Në Durrës i garantuam 7
24 Qershor 2013, 13:47
mandate e synojmë të 8-inPartia Socialiste mendon se e ka të garantuar në qarkun e Durrësit fitoren e 7 mandateve kundrejt 5 mandateve të PD-së, por përsa kohë numërimi ende nuk ka përfunduar, PS-ja shpreson të marrë edhe mandatin e tetë.
-
Shehu: Do ruajmë 3 mandatet
24 Qershor 2013, 14:22
e '09, LSI ka manipuluaSherefedin Shehu, kryesusi i listës së PD-së në qarkun e Dibrës tha se PD-së në këtë qark jo vetëm po përpiqet të ruajë mandatet e vitit 2009, por ka edhe përmirësim sidomos në Peshkopi, Burrel e Bulqizë e shpresojmë të ruajmë rezultatin e 2009-ës.
-
Durrës, Halimi shkon në KZAZ
24 Qershor 2013, 18:57
nr. 20, bllokohet numërimiNë KZAZ-në nr. 20 në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës është bllokuar procesi i numërimit. Në këtë KZAZ ka shkuar ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, I cili ka kërkuar që një pjesë e komisionerëve të Partisë Socialiste të mos qëndrojnë në qendrat e numërimit.
