Arkiva

  • Dy të rinj janë plagosur rëndë nga goditje me thika mbrëmë rreth orës 23. 30 minuta në zonën e Porcelanit në Tiranë. Sipas policisë, të plagosurit Klajdi Murataj, 20 vjeç dhe Ilir Ruçi 19 vjeç janë plagosur nga tre persona të tjerë, të cilët janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.
  • Fule: Duam
    Zgjidhje praktike

    Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fule ka deklaruar se nëse vazhdon me përparimin e saj, Serbia është në drejtimin e duhur për të marrë në mars stautusin e vendit kandidat.

  • Buxheti 2012, Basha:
    Më pak fonde për administratën

    Kryetari i bashkisë së Tiranës është takuar me banorë të njësisë 7 ku është prezantuar projektbuxheti 2012. Basha tha se buxheti mbështet përpjekjen e bashkisë për të kanalizuar më shumë fonde tek invetsimet dhe më pak shpenzime për administratën.

  • Lëvizja e lirë, shqiptarët
    më të refuzuarit në BE
    Azilkërkuesit, Nishani:
    Ndjekje penale abuzuesve

    Shtetasit me pasaporta shqiptare kanë kryesuar në shumicën e tabelave të hartuara nga "Frontex" për gjysmën e parë të vitit 2011, duke qenë shtetasit më të refuzuar nga vendet e zonës Shengen dhe ata që kanë patur më shumë dokumente identifikimi të falsifikuara, apo nuk kanë bindur autoritetet për arsyet e hyrjes dhe të qëndrimit në këto vende.

  • Janar, rriten të gjitha
    tarifat e ujit të pijshëm

    Konsumatorët familjarë, nga 33 lekë për metër kub ujë, që paguajnë aktualisht, në vitin 2012 do të paguajnë 55 lekë. Entet buxhetore nga 110 lekë, do të paguajnë 150 lekë për metër kub për furnizimin me ujë të pijshëm. Vendimi pritej të publikohej sot, por është nxjerrë që dje në faqen zyrtare të ERU.

  • Malaj: Jo ndëshkim për
    deputetët, dëmtohet PS

    Anëtari i kryesisë socialiste flet për krizën ekonomike dhe politikën. Malaj: Ndëshkimi me statut po i kthen deputetët në kartona. Duke iu referuar deklarimit të liderit historik të PS, se kishte dhënë votë kundër PS me kryetar aktual Rama, deputeti Malaj thekson se Nano nuk ka votuar ndonjëherë kundër interesave të vendit e të socialistëve.

  • Tiranë, vjedhje
    në zyrën e PNUD

    Pasditen e sotme persona të paidentifikuar kanë grabitur zyrat e PNUD në Tiranë, në rrugën “Pjetër Bogdani”.

  • INSTAT: Shqiptarët
    janë një popull dembelësh

    Shqiptarët janë një popull dembelësh, e kemi menduar të gjithë të paktën një herë, kur shohim kafenetë të tejmbushura në cdo orë të ditës. Për ata që mendojnë ndryshe, para se të ngrenë vetullat, sqarojmë se nuk është një opinion personal por janë statistikat e nxjerra nga vetë INSTAT.

  • Berisha në takim me Thacin:
    Kosova, faktor real i stabilitetit

    Ditën e sotme, Kryeministri Berisha në një takim Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thacin, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë private. Berisha shprehu kënaqësinë e vecantë që Republika e Kosovës është shndërruar e po shndërrohet cdo ditë e më shumë në një faktor real të paqes, stabilitetit e promovimit të bashkëpunimit në rajon.

  • Rihanna fyhet publikisht

    Koncerti i fundit në Portugali e ka irrituar këngëtaren Rihanna e cila e ka përmbajtur veten ndaj fyerjeve që i janë bërë në publik nga një njeri i panjohur. E ndodhur aktualisht në një turne botëror duke promovuar albumin “Talk That Talk”, këngëtarja ka pranuar se jo çdo gjë shkon “sheqer e mjaltë” në koncertet e saj.

  • Johnny Depp në prag divorci

    Pas problemeve që shfaqi muajt e shkuar me alkoolin aktori Johnny Depp duket se po rrezikon divorcin. Kjo sjellje e pakontrolluar e bashkëshortit, ka bërë që gruaja e tij Vanessa Paradis të kërkojë ndarjen. Lajmi bëheti i ditur nga revista zvicerane “Le Matin” e cila shkruan se pas ndarjes Vanessa do të qëndrojë me dy fëmijët në jug të Francës.

  • Madonna në Mars me album të ri

    Më në fund Madonna vendos të rikthehet pas 5 vitesh mungesë me një album të ri, ndërsa ka firmosur një kontratë për dy albume të ardhshme me një vlerë prej 120 milionë dollarësh falë një marrëveshje të nënshkruar me shtëpinë diskografike “Live Nation Entertainment Inc”.

  • Dieta në çift e Jay-Z dhe Beyonce

    Mendoni se Beyonce ka nevojë për dietë? Shumica mendojnë që jo, por në fakt ajo beson të kundërtën. Bashkëshorti i këngëtares Jay-Z ka filluar një dietë të rreptë duke ngrënë të njëjtat gjëra që ha edhe bashkëshortja e tij Beyonce gjatë muajit të fundit të shtatzënisë.

  • Lady Gaga “Përgjoja prindërit kur bënin dashuri”

    Në një intervistë të fundit të Lady Gaga, këngëtarja pranon se ka “përgjuar” prindërit teksa bënin seks. Shkak ka qenë mungesa e derës e cila lidhte dhomën e gjumit të prindërve me korridorin, duke bërë që zhurmat të depërtonin në dhomën e saj e të motrës. “Fëmijërinë time e kam kaluar duke dëgjuar nënën dhe babin duke bërë dashuri.

  • Raporti: Ja si e shpenzojnë
    kohën e tyre shqiptarët

    Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Instituti Kombëtar i Statistikës (INSTAT) dhe zyra e Kombeve te Bashkuara publikuan rezultatet e plota të Studimit të parë Kombëtar të Përdorimit të Kohës në Shqipëri. Të dhënat e këtij raporti japin informacion mbi mënyrën se si e shpenzojnë shqiptarët kohën e tyre në aktivitete të ndryshme të jetës. Një fokus i veçantë i është dhënë hendekut gjinor në lidhje me përdorimin e kohës për punë të paguar dhe të papaguar.

  • Promovimi i “Enver Hoxha”
    Berisha, Islamit: Hajde në PD

    Në ambientet e galerisë së arteve, gjatë pasdites së sotme është zhvilluar promovimi i librit të fundit të Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”. Promovimi u zhvillua mes personazheve të njohur të spektaklit dhe politikës. Berisha gjatë një bisede me Kastriot Islamin, duke iu referuar përjashtimit të tij nga Partia Sociliste, në mënyrë ironike i bëri ftesë Islamit të bashkohej më grupin e tij parlamentar. “Hajde nga PD-ja, se ne nuk të përjashtojmë,” iu shpreh Berisha Islamit.

  • Projekt-buxheti, Basha:
    Lehtësira fiskale për bizneset

    Kryetari i Bashkise së Tiranës Lulzim Basha është konsultuar sot për projekt‐buxhetin 2012 me banorët e Njësisë Bashkiake numër 2. Basha i njohu banorët me projektet që mbështet ky projekt‐buxhet, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe prioritetin kryesor, punësimin.

  • 8 deputetë 23 pyetje ministrit:
    Mafie dhe skllavëri në miniera

    Vdekjet e shpeshta dhe kushtet e punës të minatorëve në Shqipëri shtyjnë 8 deputetë të opozitës të kërkojnë marrje informacioni prej ministrit te METE Nasip Naço që të hedhë dritë mbi gjendjen dhe shfrytëzimin e minierave, duke nisur nga vdekjet në Minierën e Bulqizës dhe gjithë misterin korruptiv që lidhet me dhënien në konçension të kësaj miniere. Deputetët bëjnë akuza të rënda dhe i paraqesin 23 kërkesa ministrit.

  • Elbasan, 1 i vdekur dhe 4
    të plagosur në një aksident

    Një aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Librazhd ka marrë jetën e një personi dhe ka shkaktuar plagosjen e 4 të tjerëve.

  • Reforma Zgjedhore, Wollfarth:
    Gjeni gjuhën e mirëkuptimit

    Gjatë një vizite përgjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës Kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth, ripërsëriti apelin e tij drejtuar politikës shqiptare që diskutimet për reformën zgjedhore të përfundojnë përpara pranverës, për të shmangur problemet në zgjedhjet e ardhshme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv