Arkiva

  • Gjatë mbledhjes se sotme të Komisionit të Integrimit, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar se do të ketë ndjekje penale për të gjithë personat që falsifikojnë dokumentet për të kërkuar azil politik në Europë.
  • Fullani: Të ruajmë
    stabilitetin makroekonomik

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka prezantuar gjatë ditës së sotme anëtarët e rinj të Këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Guvernatori u shpreh se objektivi i BSH-së është për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit.

  • Panairi i shëndetësisë, Arvizu:
    Kujdesuni për shëndetin tuaj

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka marrë pjesë në Panairin e Shëndetësisë në Koplik të rrethit Malësi e Madhe. Ky panair u organizua nga Korpusi i Paqes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik të Malësisë së Madhe, Bashkisë Koplik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

  • RENEA vret të kërkuarin
    Nuk pranoi të dorëzohej

    Alfred Seseri është qëlluar gjatë shkëmbimit të zjarrit në një fshat të Kurbinit, në aksionin e organizuar për kapjen e tij. I njohur si Elidon Prendi 40 vjeçari akuzohet për të paktën 10 ngjarje kriminale e për këtë prej kohësh ishte shpallur në kërkim.

  • Policët drejt bojkotit
    “Qeveria na refuzon paratë”

    Sindikata e Policisë së Shtetit shpreh shqetësimin se kanë që nga 2003 që nuk paguhen sipas kontratave. Gjithashtu qeveria ka bllokuar edhe shpërblimet duke e çuar në 140 milion fondin e “detyrimit” ndaj ruajtësve të rendit dhe ligjit. Policët paralajmërojnë refuzim të orëve jashtë orarit dhe shërbimeve jashtë qyteteve.

  • Zbulohet laboratori i drogës,
    arrestohen dy shqiptarë në Greqi

    Gjatë një operacioni të policisë greke, në Gizi, u arrit të zbulohej një laborator i përpunimit dhe paketimit të drogës dhe të vihen në pranga dy shtetas shqiptar. Në laborator u gjetën rreth 15 kilogram heroinë dhe 235 gramë kokainë.

  • Aksidenti, Uruçi rëndë
    Autori dorëzohet në polici

    Burimet zyrtare policore pohuan se Artan Kotarja, 34 vjeç, lindur në Kukes e banues në Laknas është dorëzuar në Njësinë për Kontrollin e Autostradave. Pas pohimit për aksidentin Kotarja është arrestuar menjëherë në ambjentet e policisë. Mësohet se ish ministrja e kulturës është në gjendje të rëndë.

  • Do shtyhet 2 muaj procesi
    i regjistrimit të banesave

    Sipas Kryeministrit, vjen pasi ditët e fundit ka pasur dyndje kërkesash për regjistrim në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe është i pamundur përballimi i këtij vëllimi.

  • De Biasi merr detyrën
    “Kombëtarja do ndryshojë"

    Presidenti I FSHF-së, Armando Duka ka prezanuar sot trajnerin Italian Gianni de Biasi. Ai ka deklaruar se do të bëjë një organizim rrënjësor të kombëtares shqiptare për ta çuar atë drejt eleminatoreve të Botërorit 2014 që do të mbahet në Brazil.

  • Berisha:Do të importojmë
    energji, pavarësisht çmimit

    Qeveria shqiptare i del garant Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të marrë kredi prej 50 milionë euro për përballimin e situatës elektroenergjitike në vend. “Garantoj se buxhetit do i bëhet cdo modifikim dhe vendi në ndërprerje energjie nuk do të shkojë.”- tha më tej kryeministri.

  • Fluturimet sekrete të CIA-s
    Shqipëria fsheh të dhënat

    Dy organizata ndërmbëtare të të drejtave të njëriut denoncojnë 13 qeveri europiane, mes të cilave dhe atë shqiptare se kanë fshehur bashkëpunimin me CIA-n për fluturimet në hapësirat ajrore transportimin e terroristëve.

  • Merkel: Serbia të heqë
    strukturat paralele në Veri

    Kancelarja gjermane zbriti në orën 11:40 minuta në aeroportin e Prishtinës, për të zhvilluar një vizitë disa orëshe në Kosovë. Merkel: Bashkëpunoni me Serbinë të normalizohet situata. Javët e kaluara u dëshmua se angazhimi nuk është aq i lehtë sa e mendojmë. Thaçi: Në veri qeveria nuk është në luftë me qytetarin e tij por me anarkinë.

  • Aleanca Kuq e Zi:
    “Në 2012 bëhemi 1 milion”

    Ak do të mbledhë vitin e ardhshëm Kuvendin mbarëkombëtar ku do të nisë hartimi i programit “Shqipëria bëhet”. Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, në 100-vjetorin e pavarësisë, aleanca do të ketë mbledhur rreth vetes të paktën 1 milion shqiptarë

  • The Economist: Në 2012
    rritja ekonomike 1.9 %

    Në vlerësimin mujor të Economist Intelligence Unit (EIU) shkruhet për Shqipërinë se rritja ekonomike në 2012 do të jetë më e ulët në 2011, dhe se janë të pakta shanset për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2013, “Që të ndodhë një gjë e tillë qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në një dialog për të shpejtuar reformat.
    Ja vleresimi i Economist Intelligence Unit

  • Vdes diktatori i Koresë
    Pushteti i kalon djalit të tij
    VIDEO-Spikerja jep lajmin mes lotëve

    Spikerja e televizionit shtetëror publikon lajmin mes lotëve dhe e veshur me të zeza. Diktatori që alarmoi botën me tezën e armëve bërthamor vdiq në moshën 69 vjeçare dhe tanimë pushteti i kalon djalit të tij, Kim Jong Un.

  • Vdekja e Vaslav Havel
    Topi mesazh homologut çek

    Në mesazhin e ngushëllimit dërguar presidentit Klaus, kreu i shtetit shqiptar deklaron se emri i Vaslav Havelit do të mbetet jo vetëm në kujtesën e popullit çek, por edhe të historisë botërore si modeli i një lidershipi vizionar.

  • Raporti mbi demokracinë:
    Shqipëria sistem hibrid

    “The Economist Intelligence Unit” publikoi raportin e Indeksit të Demokracisë për vitin 2011 në botë, ku Shqipëria renditet në vendin e 87-të, dhe e vlerësuar me notën 5.81 . Një vit më parë ajo u rendit në vendin e 84. Raporti thekson se vendi ynë ka pësuar rënie sa i përket lirisë së medias dhe renditet te 40 vendet që kanë pasur tërheqjen në lidhje me këtë liri.
    Raporti i The Economist Intelligence Unit

  • Vrau kushëririn me sëpatën
    e bagëtive, pranga 54 vjeçarit

    Mirosh Bejkollari, banues të fshatin Vërdovë u gjet dje i vdekur në oborrin e shtëpisë së kushëririt të tij, ku po punonte prej ditësh. Policia e qytetit, mbrëmjen e djeshme ka arrestuar pronarit e banesës, Gurali Dikellari, i cili dyshohet se ka goditur për vdekje djalin e tezes Miroshin.

  • Pr/buxheti 2012, Basha
    Stacioni i ri i trenit, në Kasha

    Basha foli dhe për ndërtimin e stacionit të ri të trenit, dhe stacionin e autobusave interurbanë të të gjithave drejtimet, me përjashtim të lindjes. Gjithashtu diskutoi dhe për fillimin e projektit për njërën prej linjave të tramit të cilën ai e përkufizoi si linja Laprakë, Sheshi 'Nënë Tereza'.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv