Arkiva

  • Mediat britanike vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje zhdukjes së Ilir Kumbaros, i cili tashmë është përfshirë në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Britania e Madhe. “The Daily Star” e të dielës merr dëshminë e djalit të biznesmenit të zhdukur shqiptaro maqedonas, Remzi Hoxha. Ardian Hoxha fajëson autoritetet britanike për zhdukjen e Ilir Kumbaros.  
  • Princ Harry bashkohet me modelen britanike

    Pas kthimit nga Amerika, ku më shumë u argëtua sesa ishte në trajnim ushtarak, Princi Harry duket se ka zgjedhur sërish të argëtohet në krahët e modeles britanike Florens Brudnel-Bruce.

  • Netët e çmendura të Elton Dedës

    Menjëherë pas mbarimit të spektaklit të së premtës mbrëma në Top Channel, Elton Deda nuk ka sesi të largojë stresin e një jave, veçse duke u argëtuar në lokalet e Tiranës me “ndihmës-tutorin” e konkurentëve të tij në “The Voice”, këngëtarin Eugen Buçpepa.

  • Tom Cruise: gjene të mira apo doktorë të mirë?

    “Missione Impossible” duket se nuk e ka plakur aktorin Tom Cruise. Ja dy foto të aktorit: (majtas) kur ishte vetëm 30 vjeç në vitin 1992 dhe një tjetër pas 19 vjetësh (djathtas), pra sot që Tom është plot 49 vjeç në shfaqjen premierë të filmit të tij të fundit “Mission Impossible” javën e shkuar në Londër.

  • Lindsay Lohan dyfishon shitjet e Playboy

    Aktorja Lindsay Lohan ka shumëfishuar padyshim vlerën aktuale të revistës Playboy me shitjet marramendëse të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë Amerikës. Faqja e internetit TMZ ka deklaruar se në qytetet e mëdha si New York apo Los Angeles revista ka “fluturuar” nga dyqanet e shitjës së revistave e gazetave, duke bërë që të nisin porositë për prodhimin e kopjeve të tjera.

  • Brad Pitt shet 12 milionë dollarë shtëpinë në Malibu

    Transaksioni i ditës së premte prej 12 milionë dollarësh ka finalizuar edhe shitjen përfundimtare të vilës së aktorit Brad Pitt në Malibu. Revista People konfirmon se shtëpia që ndodhët buzë Oqeanit Paqësor me një plazh privat, një pishinë, fushë tenisi dhe kopësht gjigand është blerë nga Ellen Degeneres pasi ka studiuar për pak kohë ofertën.

  • Shiten 1 milion USD mobiljet e Michael Jackson

    Janë shitur në ankand kundrejt 1 milionë dollarësh të gjitha mobiljet e vilës në Los Angeles të mbretit të muzikës Michael Jackson. Shifra e ankandit të mobiljeve që doli në shitje nga Julien's Auctions u trefishua, duke bërë që vlera e tyre të rritet në mënyrë spektakolare.

  • Elbasan, 2 fshatra në errësirë
    u vodhën transformatorët

    Dy fshatra të rrethit të Elbasanit, Graceni, në komunën me të njëjtin emër dhe Shtëmanjë në komunën e Bradasheshit, kanë mbetur pa energji elektrike që prej 12 ditësh.

  • Librazhd, shkon për gjah
    gjendet i vrarë 18 vjeçari

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lëpushë, në vendin e quajtur "Qafë Mal", të rrethit të Librazhdit, ku 18 vjeçari Ledion Lasku, bashkë me tre shokë të tij kishte dalë për gjueti. Policia paraprakisht dyshon se vrasja është aksidentale, ndërsa hetimet vazhdojnë.

  • Rama i LSI: Edi Rama
    humbës i pakorigjueshëm

    Në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm I LSI-së deklaroi: “Nuk merrem me komplekse, fiksime apo pengjet e një humbësi profesionist dhe të pandreqshëm. Cështjet që po merremi janë shumë më të rëndësishme. Nuk kemi kohë të humbasim me lajthithet e alucinacionet e një humbësi të pakorigjueshëm apo profesionist.”

  • Terrorizmi, qeveria frikë
    nga sulmet biologjike

    Qeveria shqiptare ka urdhëruar ministritë e linjës që të përgatiten dhe të marrin masa kundër bioterrorizmit, përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, infeksioneve mjedisore dhe dëmtimet nga rrezatimi. Detyrat janë dhënë në strategjinë e luftës kundër terrorizmit në vitet 2011-2015.

  • Lamtumirë Vasllav Havel
    Berisha: Humbëm liderin e lirisë

    - Kryeministri i vendit Sali Berisha ka përcjellë ngushëllimet mbarë kombit cek për ndarjen nga jeta të ish presidentit cek Vaclav Havel. "Me vdekjen e Vaclav Havel, kombi cek dhe mbarë Evropa humbën liderin dhe shkrimtarin e madh të lirisë" shkruhet në mesazhin drejtuar kryeministrit Cek Petr Necas.

  • Deklarimi i të ardhurave
    do të ndryshojë ligji

    Ligji për deklarimin e të ardhurave personale të qytetarëve do të ndryshojë, ende pa hyrë në zbatim. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se amendimet janë të domosdoshme, në mënyrë që të përputhen më mirë klauzolat e tij me standardet evropiane.

  • Festat e fundvitit, rriten
    çmimet në tregjet e Tiranës

    Megjithe kontrollet e inspektoreve te bashkise, te cilët pak dite me pare bene publike edhe çmimet mesatare për te frenuar abuzimet, ne treg shtrenjtimi është i dukshëm, sidomos për fruta - perimet.

  • Selanik, Rama: Vota vendimtare
    organizohuni për zgjedhje
    |

    Në kuadër të turit për promovimin e librit “Kurban” , kreu i PS-së, Edi Rama u ndal mbrëmë në Selanik të Greqisë. Ai zhvilloi një takim me shqiptarët që banojnë përtej kufijve, dhe i ftoi të jenë më të vëmendshëm dhe të bëjnë gjithçka për tu bërë pjesë e votimeve, në çdo proces elektoral në Shqipëri.

  • Makina bie në lumë, 1 i vdekur
    dyshohet për viktima të tjera

    Aksidenti është shënuar rreth orës 13. 45 minuta. Policia ka nxjerrë të vdekur, nga ujrat e lumit Mat, Albert Guzhën, dhe mendohet se në makinën tip BMW me targa italiane po udhëtonte me familjen e tij.

  • Stuhia, trageti këput litarët
    bllokon punën në portin e Vlorës
    Qafë Thanë, bllokohen 20 kamionë

    Trageti, në momentin e këputjes së litarëve ka qenë pa marinar në bord dhe është spostuar midis dy kalatave. Sipas specialistëve të portit kjo situatë e rëndë mund të bllokojë totalisht punën në portin e Vlorës pasi tragetet dhe anijet tregëtare nuk mund të manovrojnë dhe rrezikohen nga ky traget.

  • Milo i PDS: Korrektim
    ose ikim nga koalicioni

    Që nga jugu i vendit ku gjendet në një tur takimesh me drejtuesit e degëve të partisë që ai drejton, Milo paralajmëron një dalje nga koalicioni me PS nëse nuk do të shkohet drejt një sistemi me korrektim kombëtar.

  • Përjashtimi i Islamit
    zërat pro dhe kundë

    Deputeti socialist, njëherësh ish-ministër në disa kabinete qeverisëse të socialistëve pa përjashtuar njëherë kryetar Kuvendi pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 do të jetë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar të PS që do të zhvillohet ditën e martë të javës së ardhshme.

  • Qafë Thanë, defekt në
    kompjutera, bllokohen 20 kamionë

    Bllokimi ka nisur që prej mbrëmjes së të shtunën rreth orës 23.00 ku rreth 20 kamionë nuk kanë arritur të zhdoganohen. Kamionët po qëndrojnë të bllokuar në tokë neutrale. Policia e pikës kufitare të Qafë Thanës thotë se bllokimi ka krijuar radhë të gjata në të dy anët e kufirit, ndërsa vijon normalisht kalimi i automjeteve të vogla dhe i kalimtarëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv