Arkiva

  • Pas gjashtë ditësh kërkimë intensive, është gjetur trupi i pajetë i 6 vejçares Rina Ahmeti, e cila u zhduk nga vërshimet e dheut që ndodhën në rajonin e Tetovës pas një stuhie të madhe shiu
  • AFGANISTAN – NATO: Të paktën tetë viktima pas sulmit në një bazë amerikane në Kabul

    KABUL, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Pas sulmit në një bazë ushtarake amerikane në Kabul mbrëmjen e djeshme u vranë tetë civilë të punësuar nga Misioni i NATO-s në Afganistan, bëhet e ditur nga burime pranë Aleancës së Atlantikut dhe Shoqatës Afgane. Bazuar në të dhënat e fundit ky numër arrin në nëntë persona pas sulmit […]

  • Analistët ndërkombëtarë: Krimet jashtë raportit të Martyt, t’i gjykojë Kosova

    PRISHTINË, 10 Gusht/ATSH/.- Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë t’i gjykojë edhe vetë krimet e luftës, të cilat nuk do të mund t’i trajtojë Gjykata Speciale për shkak të kufizimit të periudhës kohore, kanë thënë analistë ndërkombëtarë, cituar sot nga shtypi në Prishtinë. Gjykata Speciale do të ketë juridiksion mbi krimet që pretendohet se […]

  • GREQI – Verifikim tërësor i deklaratave tatimore me llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve

    ATHINË, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Një verifikim gjithëpërfshirës i deklaratave tatimore me llogaritë bankare për periudhën 2000-2012 do të përfundojë në shtator dhe autoritetet që tani kanë vërejtur shumë raste të mospërputhjeve me deklarimet, citohet zëvendësministri grek i Financave, Trifon Aleksiadhis. “Autoritetet kanë zbuluar individë dhe biznese me miliona në depozita bankare, të cilët kanë […]

  • Prizren- DokuFest / Tregim për kinemanë amerikane

    PRIZREN, 10 gusht /ATSH/ – B.Jashari / Sot u mbajt konferenca e dytë në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, ku u prezantuan programi ditor dhe mysafirët. “Kur më është kërkuar të kurojë një program për këtë edicion të Dokufestit, kam dashur që të tregoj një anë tjetër […]

  • Mustafa në Gjakovë, injoron Kusari – Lilën

    PRISHTINË, 10 Gusht/ATSH/.- A ka filluar revanshi politik i kryeministrit Isa Mustafa ndaj Kryetares së Gjakovës, Kusari Lila? Kjo pyetje është bërë mes rreshtash sot, nga vet Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, në emisionin “Dukagjini sot” në RTV “Dukagjini”. Kryetarja e Gjakovës, Kusari Lila e ftuar për të shpalosur arritjet dhe sfidat me […]

  • Qershor- gusht, AKU kontroll 1574 bizneseve

    TIRANË, 10 Gusht /ATSH E.Xhajanka/- Nga 1 qershori e deri në fillim të gushtit të këtij viti, numri i bizneseve të kontrolluara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) shkon në 1574 ku vëmendja më e madhe është përqëndruar tek tregtimi i produkteve të mishit dhe bulmetit. Granit Sokolaj, zëdhënës në AKU, bën të ditur se, […]

  • TURQI – Tetë avionë ushtarakë amerikanë kundër ISIS-it mbërrijnë në Inçirlik

    ANKARA, 10 gusht /ATSH-AA/ – Personeli dhe tetë avionë ushtarakë të Forcave Ajrore Amerikane mbërritën në bazën ushtarake Inçirlik të Turqisë, në kuadër të luftës kundër ISIS-it. Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga burime zyrtare mësohet se Turqia ka kaluar në një fazë të re në luftën kundër ISIS-it. Zyrtarët, të cilët kanë theksuar se Turqia […]

  • Valbona më e vizituara këtë verë por pa hoteleri, turistët flenë jashtë

    TIRANË, 10 Gusht /ATSH/ – Shqipëria si një destinacion i vlerësuar turistik gjatë sezonit veror, për herë e më tepër po vizitohet nga turistë të huaj dhe ata vendas. Krahas vlerësimeve dhe konsideratave për klimën, peizazhet e bukura, ushqimin dhe çmimet e leverdisshme, vizitorët ngrenë edhe shqetësime që shpeshherë janë të karakterit organizativ. Kështu përmendein […]

  • Durrës-Golem, plazhe më të sistemuara këtë sezon turistik

    TIRANË, 10 Gusht/ATSH/.- Vija bregdetare Durrës-Golem paraqitet këtë sezon turistik më e sistemuar, ndërsa mund të vihen re edhe efektet pozitive të aksionit të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e plazheve. Në një kolazh me foto nga ajri të realizuara së fundi nga piloti sportiv dhe fotografi, Alket Islami vërehen plazhe të […]

  • BERLIN – Pushohet hetimi kundër dy gazetarëve blogerë gjermanë

    BERLIN, 10 gusht /ATSH-DPA / – U pushua sot hetimi për tradhti, objekti i së cilës ishin dy gazetarë dhe që ka shkaktuar përçarje mes Ministrisë gjermane të Drejtësisë dhe institucionit të prokurorisë. Ministria e Drejtësisë dhe zyra e prokurorit federal vendosën me kompromis se dokumentet që nxitën hetimin nuk ishin sekrete shtetërore, sipas një […]

  • Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 21 Qershorit, Luzi: Zgjedhje transparente me disa risi teknologjike

    TIRANË, 10 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi sot rezultatin final të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi në një konferencë për shtyp pas mbledhjes, lidhur me zgjedhjet e 21 Qershorit u shpreh se ato ishin të lira, me standarde dhe gjithëpërfshirëse. Në deklaratën e saj për shtyp, […]

  • Librazhd: Sekuestrohen 50 kilogram mariuanë, arrestohen katër persona

    LIBRAZHD, 10 Gusht /ATSH-Miranda Sadiku /.- Pas një hetimi disaditor, sektori për Narkotikët e Trafiqet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Xhyra 2 “ ku edhe janë arrestuar katër persona për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim” , “Prodhimi dhe mbajtja pa […]

  • INSTAT: Indeksi i çmimeve në korrik 2015 arriti 117,3%

    TIRANË, 10 Gusht /ATSH/- Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2015, arriti 117,3 % kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007=100). Në muajin korrik 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Sipas INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Rritja vjetore në muajin korrik 2015 është […]

  • JAPONI – Rihapet një reaktor bërthamor që prej fatkeqësisë së Fukushimës

    TOKIO, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Një operator japonez centrali bërthamor lajmëroi sot se do të rivendosë në punë një central energjie në ishullin juglindor të Kyushu, reaktori i parë që rivendoset në punë që prej fatkeqësisë bërthamore në Fukushima. Ky do të jetë i pari central bërthamor dhe do të vendoset nën masa strikte sigurie, […]

  • Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Merepeza: Kërkesat për azil në BE janë abuzive, kthimi vullnetar zgjidhja më e mirë

    TIRANË, 10 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Genc Merepeza inspektoi të hënën, Portin e Vlorës dhe gjatë një pronocimi për mediat theksoi se azili ekonomik në Bashkimin Europian është azil abuziv. Sipas tij, po kryhen verifikime të hollësishme në kufi për qytetarët, por jo vetëm, pasi verifikime po kryhen edhe për […]

  • KINË – Tajfuni ”Sudelor” shkakton 21 të vdekur dhe pesë të humbu

    PEKIN, 10 gusht /ATSH-DPA/ -Tajfuni ”Sudelor” filloi në provincën juglindore të Fujianit dhe më pas u zhvendos në provincat fqinje Zhejiang dhe Jiangxi përpara se të shndërrohej në një stuhi tropikale. ”Stuhia shkaktoi rrëshqitje dherash në zonat rurale të Zhejiangut”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua. Të paktëm 21 persona u vranë dhe pesë […]

  • Turqi, bomba dhe plumba ndaj
    konsullatës së SHBA, 2 të plagosur 

    Dhuna në kryeqytetin turk është intensifikuar së tepërmi teksa mëngjesin e sotëm 2 persona hapën zjarr ndaj konsullatës amerikane, ku gjithashtu hodhën edhe një bombë. Mes tyre dhe policisë pati shkëmbim zjarri ku mbeti i plagosur njëri prej agresorëve dhe një grua, e cila ishte bllokuar brenda një ndërtese aty pranë.  VIDEO

  • Bombardimet kundër ISIS, SHBA
    dërgojnë avionë F-16 në Turqi

    Misioni amerikan në NATO tha se ka dislokuar aeroplanë luftarakë F-16 në një bazë ajrore turke, ndërkohë që vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit kundër militantëve Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Ankaraja e hapi bazën e Inçirlikut për operacionet luftarake kundër ISIS-it muajin e kaluar dhe ka filluar njëkohësisht filluar fushatën e saj ajrore kundër Shtetit Islamik dhe grupi separatist kurd, PKK.

  • Qindra emigrantë nga Lindja
    e Mesme e Afrika drejt Athinës

    Qindra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që mundën të arrijnë në Greqi nga Turqia, hipën sot në anije në ishullin Lesbos për të vazhduar udhëtimin drejt kryeqytetit grek. Disa prej emigrantëve pritej të bënin kërkesë për azil në Athinë, ndërsa të tjerët kishin plane ta vazhdonin udhëtimin drejt veriut për t’u ribashkuar me familjet që jetojnë në Evropë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv