Arkiva
-
Papa Françesku, ka folur për dashurinë dhe “vendin e njeriut në univers’, gjatë një bisede telefonike me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ( ISS). Astronauti dhe inxhinieri italian, Paolo Nespoli, ka folur në italisht me Papën dhe ka përkthyer edhe për anëtarët e ekuipazhit, të përbërë nga rusi, Aleskandr Misurkin, Sergei Ryazansky dhe tre amerikanët, Joe Acaba, Mark Vande Hei dhe Randy Bresnik.
27 Tetor 2017, 03:32 -
Siri, raporti OKB, Assadi përgjegjës
27 Tetor 2017, 02:09
për sulmin kimik me 80 të vrarë
Qeveria e Sirisë është përgjegjëse për sulmin kimik vdekjeprurës në një qytet të mbajtur nga rebelët në veri-perëndim të vendit më 4 prill, thotë një raport i OKB-së. Gjetjet e raportit janë lëshuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) dhe Mekanizmi i Përbashkët Hetimor i OKB-së (JIM).
-
Amerikanët po vdesin nga ilaçet
27 Tetor 2017, 01:00
opioide,Trump: gjendje emergjence
Presidenti i SHBA, Donald Trump shpalli emergjencën e shëndetit publik në Amerikë si pasojë e rritjes së varësisë dhe ovërdozës nga ilaçet opioide. Trump njoftoi një plan për të synuar ndalimin e abuzimit me opioidet, të cilat vrasin më shumë se 140 amerikanë çdo ditë.
-
Itali, aksidentohen shqiptarët
27 Tetor 2017, 00:46
njëri qëllon me armë
Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident rrugor midis tyre, në Brazio të italisë. Menjëherë pas aksidentit një nga shqiptarët ka zbritur nga makina dhe sipas raportimeve të mediave italiane, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tokës, pa shkaktuar të lënduar.
-
Vrasja e Kenedy,Trump urdhëron
26 Tetor 2017, 22:53
hapjen e dosjeve sekrete
Në vitin 1963 në Teksas ndodhi ngjarja që tronditi mbarë opinion publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi nga një atentat me armë mbeti i vrarë Presidenti John Kenedy.
-
Stolenberg: Mes Rusisë dhe
26 Tetor 2017, 22:18
NATOS ka dallime thelbësore
Sekretari i përgjithshëm i NATOS, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake perëndimore dhe Rusia “vazhdojnë te kenë dallime thelbësore” sa i përket konfliktit në lindje të shtetit të Ukrainës.
-
Twitter ndalon reklamat e mediave
26 Tetor 2017, 21:21
ruse, ndikuan në zgjedhjet e SHBA
Twitter ka ndaluar reklamat nga llogaritë e mediave shtetërore ruse, Russian Today (RT) dhe Sputnik, duke cituar agjencinë e inteligjencës së SHBA-së, se këto media kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar.
-
Njeriu që pa në ëndërr aksidentin
26 Tetor 2017, 19:32
ajror 9 ditë para se të ndodhte...
Një nga fatkeqësitë më të këqija në historinë e aviacionit, goditi Aeroportin O’Hare në Çikago në 25 maj të vitit 1979. Në atë ditë të tmerrshme, një avion ”DC-10” i linjës “American Airlines”, u përplas në momentin kur po ngrihej nga toka, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin.
-
"Shkrihen akujt", Erdogan viziton
26 Tetor 2017, 19:17
Greqinë në fillim të dhjetorit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka planifikuar të vizitojë Greqinë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, sipas Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Kotzias, nuk ka ngurruar të bëj vërejtjet në një konferencë shtypi, në prag të vizitës së tij në Turqi këtë javë.
-
Kriza katalanase: Puigdemont nën
26 Tetor 2017, 17:01
presion për pavarësisë
Presioni po rritet çdo ditë mbi Presidencën e Katalonjës, Carles Puigdemont, lidhur me shtyrjen e qeverisë së tij rajonale për pavarësinë nga Spanja
-
Deklarata e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi
26 Tetor 2017, 17:44
Jemi në këtë takim për të diskutuar Për organizimin e menjëhershëm të strukturave të partisë, përsa i përket situatës aktuale në vend. Krimi i organizuar ka marrë në dorë frenat e vendit. Ne të gjithë jemi koshientë se ç’po ndodh dhe se çfarë po na bëhet prezent çdo ditë e më shumë.
-
Maqedoni, dorëhiqet kreu i
26 Tetor 2017, 16:09
Gjykatës Penale të Shkupit
Kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev ka dhënë dorëheqje nga posti drejtues.
-
Haider al-Abadi: Të anullohet
26 Tetor 2017, 15:38
referendumi i kurdëve
Kryeministri i Irakut këmbënguli të enjten, që referendumi i pavarësisë kurde të shpallet i pavlefshëm, një refuzim i dukshëm i ofertës së rajonit të Kurdistanit për të "ngrirë" shtyrjen e pavarësisë së saj si pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën nëpërmjet bisedimeve dypalëshe.
-
Turqi, panik nga zjarri në pallatin
26 Tetor 2017, 13:58
prej 188 metrash të lartë
Një zjarr ka shpërthyer në një pallat 52-katësh, në Stamboll. Dyshohet se zjarri ka nisur në katin e 15 të qiell gërvishtësit prej 188 metrash të lartë. Mendohet se zjarri ka rënë për shkak të saldimeve që po bëheshin në sistemin e ftohjes dhe ngrohjes.
-
Hetim në të gjithë Europën,goditet
26 Tetor 2017, 13:43
grupi i trafikimit të emigrantëve
Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka arrestuar 11 persona gjatë natës në Londër, Birmingham dhe Gateshead, të cilët akuzohen se ishin pjesë e grupit kriminal i cili trafikonte njerëz drejtë Anglisë nëpërmjet automjeteve të cilët ishin modifikuar për të krijuar një ndarje sekret, ku njerëzit qëndronin.
-
Finlandë, kamioni përplaset
26 Tetor 2017, 12:07
nga treni, katër të vdekur
Katër persona kanë humbur jetën pasi një kamion i ushtrisë është përplasur nga një tren në Finlandën jugore.
-
Indonezi, shpërthim i fuqishëm
26 Tetor 2017, 11:44
në fabrikë, 27 të vdekur
Të paktën 23 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Indonezi. Zjarri ndodhi rreth orës 09:00 lokale, në një kompleks industrial në Tangerang, në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.
-
Katalonjë, qyteti i Girona shpall
26 Tetor 2017, 09:41
mbretin spanjoll “non- grata”
Këshilli i qytetit të Gironas në Katalonjë, ka deklaruar mbrëmjen e mërkurë se do të shpallte mbretin spanjoll, Filipe VI, “persona non- grata”, për shkak të kritikave të tij ndaj referendumit të pavarësisë së rajonit.
-
Jemen, sulmet ajrore nga ushtria
26 Tetor 2017, 06:22
amerikane vrasin 9 militantë të ISIS
Ushtria amerikane zhvilloi të mërkurën dy sulme ajrore që synonin ISIS në Jemen, duke vrarë nëntë militantë të ISIS, sipas Komandës Qendrore të SHBA, e cila mbikqyr trupat amerikane në rajon. Të dy sulmet goditën automjetet e ISIS dhe u zhvilluan në al Gadafi të Al-Bayda në Jemen.
-
Parlamenti Evropian miraton
26 Tetor 2017, 06:02
sistemin e ri të kontrollit Schengen
PE ka miratuar rregulloren në lidhje me sistemin e ri të kontrollit kufitar për regjistrimin dhe ruajtjen e informacioneve në mënyrë elektronike për shtetasit e vendeve të treta që hyjnë dhe dalin nga zona e Shengenit.
