Arkiva

  • TIRANË, 22 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi sot se ngjarjet në Kumanovë cënojnë integrimin e rajonit në BE. Gjatë fjalës së tij në çeljan e Ministerialit të SEECP, kryediplomati shqiptarë, Bushati tha se ngjarjet e fundit në rajon rrezikojnë proçesin e integrimit. “Duhet të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet e të shkuarës. Duhet të […]
  • TURQI – Policia ndalon 20 persona me dyshimin si përkrahës të Gylenit

    STAMBOLL, 22 maj /ATSH-DPA/ – Policia turke arrestoi 20 persona me dyshimin se ishin përkrahës të Fetullah Gylenit, rivalit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Dogan. Kjo ndodh dy javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend. ”Policia është në kërkim edhe të 66 personave të tjerë dhe po kryen […]

  • Rokanas dhe Schnoll në mbështetje të fëmijëve të fshatit SOS

    TIRANË, 22 Maj /ATSH-Z.Tosku/-Fshati i Fëmijëve SOS në Shqipëri organizoi një event të vecantë me temën “Ditë e Donatorëve” për të promovuar dhe për të shprehur mirënjohjen të gjithë donatorëve ekzistues dhe të rinj, të cilët kontrubuan dhe mbështetën misionin dhe vizionin e kësaj organizate. Të pranishëm në këtë event ishin: Ambasadori i Austrisë në […]

  • Akademiku dhe Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti merr shtetësinë shqiptare

    TIRANË, 22 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare akademikut, poetit e prozatorit, eseistit e profesorit të letërsisë, Nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti. Të pranishëm në këtë ceremoni të organizuar në institucionin e presidencës ishin familjarë dhe figura të rëndësishme të jetës akademike dhe kulturore […]

  • Zonat e mbrojtura – 4,4 milionë euro nga BE dhe Italia

    TIRANE, 22 Maj/ATSH/- Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë zhvilluan Workshopin “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit”, në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit IPA 2013 “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për mbrojtjen e natyrës – përgatitje për rrjetin ‘Natura 2000’”. Në fjalën e saj, zv.Ministrja Mjedisit, Olijana Ifti u shpreh se ”është arritur […]

  • Murphy: Maqedonia të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve

    TIRANE, 22 Maj/ATSH/- Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta lënë në harresë Ballkanin, paralajmëron Senatori demokrat Chris Murphy, i cili ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në fundit në Maqedoni. Ai u bën thirrje autoriteteve të Shkupit të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve të tyre. Këto komente Senatori Murphy i bëri gjatë një intervistë për shërbimin gjeorgjian […]

  • Cemil Çiçek viziton jetimoren “Zyber Hallulli” në Tiranë, takon edhe Presidentin Nishani

    TIRANË, 22 Maj/ATSH-AA/-  Kryetari i Parlamentit turk, Cemil Çiçek, i ndodhur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), vizitoi Jetimoren (Shtëpinë e Fëmijës) “Zyber Hallulli” në Tiranë,  raporton Anadolu Agency (AA). Çiçek i cili mori pjesë në ceremoninë […]

  • ‘Azilkërkuesit’, Çako-Romann: Frenim të fluksit, disa agjensi turistike mashtronin qytetarët

    TIRANE, 22 Maj/ATSH/- “Policia është e angazhuar maksimalisht për të frenuar fenomenin e azilkërkuesëve në vendet e BE-së”, deklaroi sot Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako në takimin me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann dhe delegacionin që e shoqëronte. “Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur […]

  • RIGA – BE ndihmë ekonomike Ukrainës me vlerë 1,8 miliardë euro

    RIGA, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian dhe Ukraina sigluan sot në Riga një marrëveshje si pjesë e planit të tretë të ndihmës makroekonomike me vlerë 1,8 miliardë euro. Marrëveshja e firmos nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, nga ministrja ukrainase e Financave, Natalie Jaresko dhe nga guvernatorja e Bankës Qendrore ukrainase, Valeria Gontareva. […]

  • Shpallen projektet fituese në vlerën e 2.5 milionë euro, pjesë e konvertimit të borxhit italian

    TIRANE, 22 Maj/ATSH/- Në Ministrinë e Financave u zhvillua sot ceremonia e miratimit të financimit të gjashtë projekteve, për një vlerë totale financimi prej 2.5 milionë euro, pjesë e thirrjes e tretë në kuadrin e Marrëveshjes Italo-Shqiptare të konvertimit të borxhit për Zhvillim (IADSA), një iniciativë e Programit Aktual të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar për […]

  • Lufta kundër korrupsionit – Qeveria i përcjell rekomandimet Prokurorisë

    TIRANË, 22 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në emër të Qeverisë Shqiptare, i ka përcjellë sot Prokurorisë së Përgjithshme një sërë rekomandimesh që lidhen me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si […]

  • Klubi Udinezes vjen në Shqipëri, firmoset binjakëzimi me Akademinë “FC International Tirana”

    TIRANË, 22 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Shkëmbimi i eksperiencave me qëllim krijimin e një brezi të suksesshëm futbollistësh është pikësynimi i marrëveshjes së nënshkruar sot mes klubit të futbollit Udineze (Seria A) dhe “Fc Internactional Tirana”. Kështu, në ambientet e hotel “Rogner”, është sigluar akordi i binjakëzimit mes Akademisë së “Udinese Calcio” dhe Akademi së futbollit “FC […]

  • INSTAT publikon online të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011

    TIRANË, 22 Maj /ATSH-Z.Tosku/- Për të gjithë ata që duan të kenë të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011,  tanimë bazuar mbi ndarjen e re territoriale-administrative me 61 bashki, mund t’i gjejnë në portalin online  www.instatgis.gov.al. Në maj të vitit 2014, INSTAT publikoi në një konferencë ndërkombëtare analizat e thelluara bazuar në Censusin […]

  • SHËNIM – AUSTRI – ”Die Presse”: Me spekulimet për Grexit fitohen shuma kolosale

    VJENË, 22 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Një dalje e Greqisë nga eurozona, nëse do të ndodhë, do t’u kushtojë jashtëzakonisht shumë para shumë njerëzve, mirëpo për disa, kjo ka sjellë faktikisht shumë para, shkruan në një artikull gazeta konservatore austriake “Die Presse”. Shkrimi titullohet “Si mund të fitohet një dorë para me Grexit”. Si shembull karakteristik […]

  • Banesat sociale – Bashkia e Tiranës apel këshilltarëve për miratimin e listës

    TIRANË, 22 Maj /ATSH-Z.Tosku/-Kryeministri Edi Rama i ka adresuar për zgjidhje Bashkisë së Tiranës një letër, ku një zonjë e cila është në listën e përfituesve të banesave sociale i kërkon kryeministrit ndihmë që lista të miratohet në Këshillin Bashkiak. Bashkia e Tiranës, nisur nga shqetësimi i kësaj zonje dhe i shumë familjeve të tjera […]

  • Takimi vjetor i RCC: Të vihet fokusi te zhvillimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës

    TIRANE, 22 Maj /ATSH/– Në Takimin Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i organizuar sot në Tiranë, u përmendën qëndrime të forta lidhur me përpjekjet e organizatave për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, dhe me përshpejtimin e procesit të integrimit në Evropë. Pala pritëse, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kryetari në Detyrë […]

  • Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Prokurorisë, Llalla: Jepni kontribut për antikorrupsionin brenda institucionit

    TIRANË, 22 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Pas një gare të fortë kandidatësh, trupa e prokurorëve votoi për të riformatuar Këshillin e Prokurorisë, strukturës kryesore konsultative të Prokurorit të Përgjithshëm për rekrutimin, transferimin dhe procedimin e prokurorëve, si edhe për draftimin e akteve nënligjore, urdhërave e udhëzimeve të institucionit. Nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, prokurorët […]

  • Korçë, Mero: Lufta kundër varfërisë, kauzë e punës sime

    TIRANË, 22 Maj /ATSH/ -Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë e Korçës, Gjergji Mero, ka zhvilluar një takim me banorë autoktonë të Korçës në lagjet 13, 14, 15. Kandidati Mero tha se, “korçarët në këto vite nuk kanë patur një derë ku të trokasin dhe një vesh që ti dëgjonte në Bashki. Bashkia ka punuar […]

  • Elbasan: Turku takon bizneset e rrugës së re të trenit

    ELBASAN, 22 Maj /ATSH- Miranda Sadiku/.-Kandidati për kryetar Bashkie i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, Ardjan Turku, ditën e parë zyrtarisht të fushatës për zgjedhjet lokale e ka nisur me një takim me bizneset e rrugës së re të trenit. Gjatë takimeve me kandidatin Turku, biznesmenët kanë theksuar vështirësitë e mëdha që po hasin për […]

  • Poloni, pikëpyetje e madhe për fituesin e zgjedhjeve presidenciale

    VARSHAVË, 22 maj /ATSH-DPA/ – Zgjedhja e presidentit polak hyri sot në fazën përfundimtare, në ndërkohë që sondazhet tregojnë një garë të fortë mes presidentit aktual, Bronislaw Komorowski dhe sfidantit të tij, Andrzej Duda. Sondazhi i parafundit i organizuar dje i jepte Dudas një avantazh shumë të lehtë, ndërsa ai i sotmi ia jepte Komorowskit […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv