Arkiva
-
Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, është takuar me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë. Ai ndau me ta idetë e tij për menaxhimin e qytetit. Për të rinjtë që duan të përfshihen në punë, Kosova premtoi ambiente dhe zyra me qira zero. Duke u ndalur tek infrastruktura, Kosova tha se do të ketë angazhim serioz për projekte të plota dhe të qëndrueshme. Nderkohe qe premtoi se brenda mandatit te tij kater vjecar do te perfundoje bulevardin e ri. 20 Maj 2015, 11:47
-
KQZ përjashton vëllain e Mhill
20 Maj 2015, 12:18
Fufit, PD pa kandidat në KurbinKomisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashton nga gara elektorale e 21 Qershorit Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit demokrat Mhill Fufi, i cili ishte zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidat për Bashkinë e Kurbinit. Kosovrasti: Vendimi i paligjshëm, e ankimojmë në Kolegj. Gjonçaj: Regjistrimi i paligjshëm, jemi në proces ligjor.
VIDEO -
Shkodra "vishet" blu para fushate
20 Maj 2015, 12:35
Bazhdari: Të ndalet kjo çmenduriShkodra është zgjuar kështu këtë mëngjes me flamujt e PD dhe simbole të vendosura nëpër rrugët e qytetin e të varura në çdo hapësirë e rrugë.
-
Bojaxhi: Klasa politike bashkëpunon
20 Maj 2015, 13:37
vetëm për të shkatërruar qytetinKandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergji Bojaxhi tha se në 13 vitet e fundit pushteti qendror dhe ai lokal kanë bashkëpunuar vetëm për të shkatërruar qytetin.
VIDEO -
Qytetari braktis PD për PS: S'kam
20 Maj 2015, 14:45
votuar Berishën, ai punën e vet bëriNjë banor i Dibrës ka braktisur Partinë Demokratike për t'iu bashkuar asaj Socialiste teksa në zgjedhjet e 2013 ai përshëndeste Berishën nga foltorja e PD. Gjatë takimit me Ramën ai tha se nuk e kishte votuar asnjëherë Berishën pasi ky i fundit kishte bërë vetëm detyrën e tij.
-
Leli me personat me aftësi të kufizuar
20 Maj 2015, 15:28
"Linjë të drejtë komunikimi me ju"Kandidati i ASHE për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli ka zhvilluar tre dëgjesa publike me Biznesin e vogël, OJF dhe persona me aftësi të kufizuar, si dhe me studentët.
-
Duma:Bashkë i zgjidhim problemet
20 Maj 2015, 15:23
Qytetari: Njerëzit humbën besiminKandidatja e djathë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma vijon takimet me qytetarë të Durrëit. Ditën e sotme ajo u ndal në një bashkëbisedim me banorë të lagjes 8, në zonën e ish kënetës
-
Gjergji Mero në Korçë: Prioritet
20 Maj 2015, 15:40
bujqësia, fshati motori i ekonomisëKandidati demokrat Gjergji Mero gjatë vizitës së tij në disa fshatra të Korçës të njohura për prodhimet bujqësore në të gjithë Shqipërinë tha se fshati duhet të kthehet në një motor për zhvillimin ekonomik të Korçës
-
Majko-Kosovës: Kujdes! Erjoni në
20 Maj 2015, 15:49
studio është si në maternitetin e tijPranimin e të dy kandidatëve, Erjon Veliaj dhe Halim Kosova për të bërë një debat publik e ka përshëndetur edhe deputeti socialist Pandeli Majko. Përmes një statusi në Facebook ai ka paralajmëruar Kosovën që të ketë kujdes nga Veliaj se në studiot televizive Veliaj është si në shtëpinë e tij
-
Rama nga Elbasani: Turku burrë i
20 Maj 2015, 17:13
mirë,habitem si kandidon për PDKryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij në qytetin e Elbasanit për prezantimin e kandidatët për Këshillin Bashkiak të këtij qarku ka “thumbuar” edhe një herë deputetin e PS-së për këtë qark, Ben Blushin dhe Partinë Demokratike për kritikat e tyre ndaj qeverisë.
VIDEO -
Legalizimet, Veliaj e Lame në
20 Maj 2015, 19:05
Sauk: Punës i rrihet tek kokaKreu i ALUIZNI-T, Artan Lame dhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndalën pasditen e sotme në zonën e Saukut, në Tiranë, ku sëbashku shpërndanë aty disa leje legalizimi.
VIDEO -
Basha në Durrës: Kam punuar në
20 Maj 2015, 19:36
Call Centre por kjo s'është zgjidhjeKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku së bashku me kandidaten e djathë për bashkinë e Durrësit kanë zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjë të këtij qyteti. Këtë herë Lulzim Basha u shpreh se edhe ai ashtu si shumë të rinj të ditëve të sotme ka punuar si operator në një Call centre.
VIDEO -
Vangjush Dako: Në mbështetje të
20 Maj 2015, 21:27
fëmijëve jetimë e shtresave në nevojëNë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka vizituar nga afër vogëlushët që jetojnë në qendrat sociale të kujdesit për fëmijët që vuajnë mungesën e prindërve, në qytetin bregdetar.
VIDEO -
Nishani fushatë për Berishën e
21 Maj 2015, 07:40
PD në Dibër-Korçë, pro Ilir KrositPas mosdekretimit te "Rruges se Arbrit" kreu i shtetit Bujar Nishani përfshihet në fushatën zgjedhore në krah të PD. Vendos të shkojë vetë në Dibër për ta përforcuar fushatën në favor të Berishës, mbeshtet kandidatin Ilir Krosi.
-
Kosova: Do të kthejmë besimin e
21 Maj 2015, 09:07
humbur tek qytetarët, ulim taksatHalim Kosova, kandidati demokrat për kryetar të bashkisë së Tiranës është takuar me banorë të njësisë 8 dhe të zonës së Dajtit. Teksa takoi punonjës të një ndërmarrjeje fasone, Kosova premtoi uljen e taksave si dhe rikthimin e besimit të humbur tek qytetarët
VIDEO -
Duma: Bashkia me 'tunele', Dako
21 Maj 2015, 10:17
u ikte qytetarëve nga dera e pasmeGrida Duma kandidate e opozitës për bashkinë e Durrësit gjatë një takimi me qytetarë të lagjeve 1 dhe 2 ka thënë se puna e parë që ajo do të bëjë është mbyllja e derës së pasme të bashkisë pasi aktualisht bashkia ka dy dyer, një nga para dhe një nga mbrapa. Sipas Dumës dera në pjesën e pasme ka shërbyer që kryetari aktual i bashkisë Vangjush Dako tu ikte qytetarëve teksa ata e prisnin për të zgjidhur një hall.
VIDEO -
Erion Veliaj: Më 21 qershor Lulit t’i
21 Maj 2015, 11:16
bëjmë një gol e ta çojmë në shtëpi“Dy herët e para paska bërë Luli gol, edhe kur mori votat për deputet, edhe për kryetar bashkie. Në datën 21 qershor kemi ndeshjen e kthimit. T’i bëjmë një gol dhe ta çojmë në shtëpi”, -është shprehur Veliaj gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 në kryeqytet.
VIDEO -
Dako: Qendra sociale në të gjitha
21 Maj 2015, 11:52
zonat e Bashkisë së re të Durrësit“Jemi gjithmonë në mbështetje të fuqishme për të gjithë njerëzit në nevojë, prandaj ashtu si në qytetin e Durrësit, do të hapim qendra sociale edhe në Ishëm, Katund të Ri, Manzë, Rrashbull dhe Sukth”. Ky ka qenë zotimi i kryebashkiakut Vangjush Dako, gjatë takimit të zhvilluar me banorët e zonës së Nishtullës në qendrën komunitare që ka çelur Bashkia e Durrësit në këtë zonë.
VIDEO -
Bushati: Bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë
23 Maj 2015, 10:37-Ministri Bushati konferencë për shtyp me homologun bullgar, Mitov- TIRANË, 22 Maj/ATSH-Arbi Fortuzi/-. “Shqipëria dhe vendet e rajonit do të bashkëpunojnë së bashku në fushën e rinisë”, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar, Daniel Mitov. “Jam këtu, së bashku me Ministrin […]
-
KQZ regjistron kandidatin e PSD
21 Maj 2015, 16:23
në Përmet, KZAZ e hoqi nga listaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pas një maratone debatesh të regjistrojë kandidatin e kësaj force politike për Bashkinë e Përmetit. Ankimimet e PSD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë të përditshme për shkak të vendimeve të KZAZ përkatëse për mos regjistrimin e kandidatëve të kësaj force politike.
VIDEO
