-
Carlo Bollino: Grupet paraushtarake të PD-së për të ''mbrojtur votën'', si një shekull më parë....
Shitblerja e votave është krim zgjedhor i padisktueshëm, por ai duhet të ndëshkohet nëpërmjet drejtësisë, jo vetëdrejtësisë. Grupet te armatosura të Partisë Demokratike duhet t’i zemërojë të gjithë shqiptarët e mirë, socialistë, demokratë, me parti dhe pa parti. Vetëm 100 vjet më parë grupe të ngjashme paramilitare ''SA'' mbështetën lindjen e nazizmit ''për të rifituar demokracinë“.
22 Prill 2021 -
Carlo Bollino: Kur opozita është e gatshme të justifikojë deri edhe vrasësit
Në vend që të distancohej nga vrasje e militanti te Partisa socialiste ndodhur ne Elbasan, Partia Demokratike, presidenti Ilir Meta dhe media e tyre nisin të justifikojnë vrasjen. Një qendrim komplet ndryshe në krahasim me reagimet pas plagosjes për një parking në Kavajë.
21 Prill 2021 -
Carlo Bollino: Ja pse nuk do të ketë asnjë qeveri PS-PD
Të gjithë duket se kanë ngatërruar ofertën për bashkëpunim qeveri-opozitë të Edi Ramës, me një propozim bashkëqeverisjeje PS-PD. Ne fakt për shumë arsye Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të qëndrojnë të ndarë përgjithmonë.
16 Prill 2021 -
Carlo Bollino: Unë “socialisti i pasigurtë” në database që tremb PD-në e Bashës dhe Berishës
Pas shpërndarjes së një kopje të database të famshme socialiste nga ana e PD-së në celularët e qindra personave (duke shkelur atë privacy që shtirej se po denonconte), një kopje, më në fund, mbërriti edhe te unë. Ja çfarë zbulova.
14 Prill 2021 -
Carlo Bollino: Rinasi u bllokua nga stresi financiar i kontrollorëve ajrorë, apo nga stresi politik i opozitës?
Tani i takon qeverisë të gjejë një zgjidhje urgjente për të rinisur sa më shpejt trafikun ajror. Jo të gjithë 65 kontrollorët e fluturimit i janë bashkëngjitur protestës dhe një zgjidhje e mundshme mund të ishte që krah kontrollorëve shqiptarë të gatshëm për t’u kthyer në punë, të vendoseshin kontrollorë të ndonjë prej vendeve NATO, e cila në ditët në vijim po përgatit dhe një stërvitje të madhe pikerisht në Shqipëri.
7 Prill 2021 -
Bollino: Ja faktet pse Luli nuk kërkon vota për një qeveri “Basha 1”, por për një qeveri “Berisha 3”
Vendime, qëndrime, investigime, miqesi dhe armiqesi, autobiografia e tij e deri spotet e tij të fundit elektorale, konfirmojnë se Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm se është thjeshtë kloni i zgjedhur nga Sali Berisha për të vazhduar politikën dhe për t’i mbrojtur interesat. Ja si renditen provat.
3 Prill 2021 -
Berisha vazhdon politikën e tij agresive e raciste ndaj gazetarit Carlo Bollino dhe nxjerr zbuluar imazhin e pavërtetë të Bashës
Si përherë Sali Berisha gënjen pa turp bashkë me dhëndrrin e vet Jamarber Berisha qe ende duhet të justifikojë origjinën e dhjetra miliona eurove me te cilat ka ndërtuar 20 kulla ne qendër të Tiranës. Bashkë me dhëndrin e tij që i pandërgjegjshëm ndaj asaj që i ndodh përreth, vazhdon të zbatojë verbërisht urdhrat e kapofamiljes, ka ndërmarrë sërish fushatën e tij të bullizimit kundër Carlo Bollinos, duke shpërndarë në internet një video ofenduese me aludime raciste, e shoqëruar si zakonisht me shpifje, pavërtetësi dhe kërcënime.
28 Mars 2021 -
Bollino: Nëse Basha është gati të rrezikojë jetën e njerëzve për t’u rikthyer në pushtet, çfarë është i gatshëm të bëjë tjetër?
Qëllimi i tij i vetëm është të fitojë zgjedhjet dhe të marrë përsëri pushtetin me çdo kusht: ky është Misioni i vërtetë që Lulzim Basha dhe bajrakatari i tij Sali Berisha vazhdojnë ta kenë si fiksim prej 8 vitesh. Këta ish-sundimtarë janë të fiksuar me nevojën për t'u rikthyer përsëri në qeveri, me të njejtët njerëz, me të njëjtat gabime, dhe të gatshëm për të ribërë të njëjtat krime të kryera në të kaluarën dhe ende të mbetur pa u ndëshkuar.
25 Mars 2021 -
Fati i keq i Bashës: Edhe nëse fiton zgjedhjet, pushteti do t'i shkojë partive të tjera
Zgjedhja për t’i dhuruar 6 mandate forcave politike të cilat kurrë nuk do ta arrinin atë rezultat nëse do të futeshin në garë të vetme, duket një gabim i bërë nga Lulzim Basha në kurriz të partisë së tij. Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha rrezikon më shumë se të gjithë, pasi nëse humb do të jetë faji vetëm i tij, por nëse fiton, pushteti i vërtetë do t’i shkojë të tjerëve.
9 Mars 2021 -
Listat, Rama taktikë surprizë për të mundur Bashën duke rinovuar partinë
Sfida e vërtetë dhe padeklaruar e hedhur nga Edi Rama për 25 prillin është të rinovojë partinë duke qëndruar në pushtet. Atë që Berisha dhe Basha nuk ishin të zotët ta bënin në 2013 dhe as guxuan ta bëjnë në 2017. Një gabim që po e përsërisin edhe për zgjedhjet e 2021 kur ëndërrojnë të kthehen në pushtet, pa ndryshuar asgjë.
8 Mars 2021 -
Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen
Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.
26 Shkurt 2021 -
Carlo Bollino: Kur Lulzim Basha të zbulojë se gomari nuk fluturon
Lulzim Basha i shtyu tetë vitet e tij në opozitë duke ndjekur një strategji të gabuar, ndoshta të sygjeruar nga Sali Berisha. Tani që ka mbërritur në pragun e zgjedhjeve, Basha po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij në kërkim të rreth 220,000 votuesve që ka humbur. Por "ëndrra që përpiqet të shesë me "angazhimet" e tij zgjedhore duke ulur taksat (vëtëm per oligarket) dhe duke shtuar shërbimet, do të prodhonte në botën reale një faturë financiare prej 3.14 miliardë eurosh në 4 vite qeverisje. Dhe si të mos mjaftonte, premton edhe të zerojë për një vit kontrollet tatimore. Kush mund ta besojë me të vërtetë?
13 Shkurt 2021 -
Carlo Bollino: Katër rreshta të miat për Fatos Nanon që ende pas 25 vjetësh Berisha nuk i gëlltiti
Vetëm kur mungon kujtesa, historia është e gatshme të përsëritet. Kjo është arsyeja pse çdo deklaratë, çdo gjest dhe çdo njeri që kujton të kaluarën e këtyre ish-pushtetarëve është një dhuratë për Edi Ramën dhe një ndihmë për të fituar edhe mandatin e tretë.
5 Shkurt 2021 -
Carlo Bollino: “Ndrangheta”, e vërteta mbi katër mafiozët italianë mitomanë që rindezin fabrikën e baltës në Shqipëri
Pas leximit të dy dosjeve të plota të prokurës antimafia dhe të gjykatës së Catanzaros në Itali, përmbi 2000 faqe, zbulova se gjithë kështjella e akuzave të ndërtuara nga politika shqiptare, rezulton edhe këtë herë një flluskë sapuni e ngritur në fantazitë dhe propagandën e tyre, dhe jo në faktet e dëshmuara nga përgjimet. Ja detajet
24 Janar 2021 -
Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari
Gazetari Carlo Bollino në një intervistë për gazetarin Denis Minga tregon për herë të parë vendimin që mori kur ishte drejtues i News24 për të kërkuar e për të transmetuar videon që ndryshoi historinë e 21 janarit 2011 dhe pse pamjet e vrasjeve u gjetën në redaksi vetëm në orën 22.30 dhe si rrodhën më pas ngjarjet dhe pasojat e atij vendimi ndaj tij personalish dhe medias që kishte themeluar dhe drejtonte prej shumë vitesh.
22 Janar 2021 -
Bollino: Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë bllofin e PD-së
Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur. Madje zbulohet se kryeministri ka mundur të sigurojë një cmim më të ulët sesa Bashkimi Europian. Por siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë.
19 Janar 2021 -
Bollino: Mrekullia e parë e 2021 ndodhi, pas 7 vitesh dhunë në Shqipëri Basha 'tronditet' nga protesta në SHBA
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bollino e cilësuan si 'mrekullinë' e parë të vitit 2021 faktin që Basha është shprehur si 'thellësisht i tronditur', ndërkohë që prej 7 vitesh ai së bashku me Berishën nxitën dhe udhëhoqën të njëjtat skena dhune.
7 Janar 2021 -
Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë
Gazetari Carlo Bollino shprehet se Italia duhet t'i rikthejë solidaritetin Shqipërisë duke e ndihmuar me sigurimin e dozave të vaksinës. Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen e tyre ka mbetur ende pa vaksina.
3 Janar 2021 -
Carlo Bollino: Protestat, larg nga sheshi policët me rroba civile
Për të ruajtur respektin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, policia duhet të ruajë edhe qetësi dhe gjakftohtësi në përplasjet në rrugë. Dhe neni 9 i Ligjit 8773 (miratuar nga Partia Socialiste në 2001) shprehet në mënyrë të qartë se shpërndarja në tubime mund të realizohet "vetem nga policia me uniformë".
14 Dhjetor 2020 -
Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?
Nëse të pranishmit në këtë revoltë janë të dyshimtë për shkak të moshës së tyre të re, dyshimi më i madh lind nga të munguarit. Pse PD dhe LSI nuk marrin pjesë në protestë? Ku janë demonstruesit që ish-pushtetarët shpesh paralamerojne si një armë gati për të pushtuar sheshet? Pse populli. që Ilir Meta tha se përfaqësonte, kur erdhi puna për të mbrojtur privilegjet e tij, pikerisht tani që ka nje kauzë të fortë qëndron në shtëpi?
12 Dhjetor 2020