-
Bollino: Drejtësia e re e SPAK dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë Lulzim Basha për t'u ndarë nga Padrejtësitë e vjetra
Arrestimet e fundit tregojnë që Drejtësia e re po fillon. Por është normale që një shoqëri e tërë të pranojë pa asnjë reagim që një pjesë e politikës me në krye Sali Berishën dhe ish-ministrat e tij të ketë siguruar një imunitet total? Sot Lulzim Basha ka vetëm një mënyrë për t’u ndarë nga mëkatet që me siguri i ka bërë në bashkëpunim me ''doktorin'': të bëhet dëshmitar i akuzës dhe të thotë më në fund çdo gjë. Ndërkohë SPAK t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara dosjen mbi Sali Berishën dhe të bëjë detyrën e vet
17 Dhjetor 2021 -
Situata në PD/ Bollino në 'Kontrast': Përplasja e madhe Berisha-Basha pritet më 18 dhjetor, dhuratë për Ramën e PS! Vangjeli: SHBA i dha një shpatë kreut të PD-së, ai e bëri bisturi
Situata e krijuar në Partinë Demokratike dhe çfarë pritet të rezervojnë zhvillimet e ditëve në vijim ishte tema e debatit sot në studion e emisionit 'Kontrast' në Report Tv.
13 Dhjetor 2021 -
Carlo Bollino: Partia e rithemeluar ''alla Berisha'', pa trasparencë dhe asnjë votë kundër
Partia Demokratike e rithemeluar nga Sali Berisha lind pa as edhe një votë kundër. Një unaminitet qesharak i arritur pa asnjë transparencë, si ai i fitores zgjedhore të 1996, e mbetur në histori si zgjedhjet më skandaloze të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, pas atyre të Enver Hoxhës. Eshtë paradoksale, por fati i betejës së Berishës përfundon në duart e një gjykatësi, dhe kushedi nëse do të ketë fat në short dhe i qëllon një nga gjykatësit e përgatitur nga Argita, apo do të qëllojë një gjykatës i pavarur i mbijetuar nga vettingu që do të vendosë. Po ndërkohë? A do të jetë i aftë Sali Berisha të presë rezultatin e gjykimit, apo do të zgjedhë rrugën e vetëgjyqësisë, që e ka zgjedhur përherë?
11 Dhjetor 2021 -
Carlo Bollino: Medalja 'e pamerituar' që më vë në gjoks Sali Berisha
Mbrëmë duke harruar Sorosin ai më akuzoi si burim kryesor të Departamentit të Shtetit për shpalljen 'Non Grata, duke pranuar de fakto që dy investigimet e mia mbi korrupsionin e familjes së tij ishin thjesht të vërteta. Por unë nuk besoj se kam asnjë meritë të veçantë. Në fakt, çka ka dënuar përfundimisht Sali Berishën më shumë se korrupsioni, është roli i tij si “minues i demokracisë”.
10 Dhjetor 2021 -
Carlo Bollino: Ringjallja e PD-së pas Foltores? Thjesht mashtrimi i fundit i Sali Berishës, që humb zgjedhjet prej 10 vitesh
Militantët e opozitës, është sikur të jenë zgjuar nga një makth, të gjithë të ngujuar të të njëjtit iluzion që i ka katapultuar sërish në një botë paralele, ku 25 prilli nuk ka ndodhur ende dhe ku për pak javë do ketë zgjedhje përsëri.Por cili është ilaçi misterioz që doktori do ta nxirrka nga “kapelja” pas 11 dhjetorit, duke premtuar atë që nuk arriti të bëjë dot për 10 vite? Nëse do ta kishte më të vërtetë këtë formulë speciale për të shpartalluar “regjimin” e Edi Ramës, Sali Berisha do ta kishte përdorur tashmë në 5 palë zgjedhje që i ka humbur që nga 2013 e tutje, i mundur disa herë më shumë se Lulzim Basha.
3 Dhjetor 2021 -
Carlo Bollino: Foltorja e Berishës, faji i Bashës është që nuk ka rrahur Bollinon dhe Çupin, na kanë dëmtuar shumë (VIDEO)
Por a është me të vërtetë vetëm fanatizëm dhe urrejtje kjo që po gjeneron Foltorja, siç duket nga jashtë rrethit të ngushtë të militantëve më ekstremistë? Ashtu si “katarsisi” që Fatos Nano ndërmori në vitin 2001 brenda Partisë Socialiste, për të pastruar “krijesën e tij” politike nga armiqtë e brendshëm, ashtu edhe Partia Demokratike po përjeton katarsisin e vet.
24 Nëntor 2021 -
Carlo Bollino: Situata groteske dhe provat që Berisha i kërkon SHBA-ve
Ja pse sfida e ripërsëritur që Sali Berisha i bën Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, duke kërkuar që të tregojë provat ndaj tij, është qesharake dhe në të njëjtën kohë groteske.
27 Tetor 2021 -
Carlo Bollino: E megjithatë, me 10 shtator, Sali Berisha duhet të jetë në Kuvend
Sot Sali Berisha duhet mbrojtur jo sepse e meriton, por që i njëjti trajtim të mos bëhet nesër për dikë tjetër: respekt i demokracisë dhe sovranitetit dhe do të thotë fatkeqësisht edhe që të garantohet vendi në parlament për një ish-kryeministër të korruptuar dhe joliberal që asnjë gjykatë vendase nuk ka pasur ende kurajon ta hetojë dhe gjykojë.
7 Shtator 2021 -
Carlo Bollino: Jamarbër Malltezi vazhdon të gënjejë pa u përgjigjur 'Ku i gjeti paratë për të ndërtuar 17 kullat te Kompleksi Partizani'?
Pyetja është thelbësore: Përse, në vend që të largojë dyshimin e rëndë se ka bërë pastrim parash me kullat e ndërtuara mbi ish-Kompleksin Partizani, duke treguar publikisht origjinën e parave të tij, Jamarbër Malltezi i bën padi Report TV vëtëm mbi 5 pika krejt periferike të të gjithë skandalit, të cilat avokati ynë ndryshe nga sa pretendon dhëndri i Sali Berishës, e ka pasur të lehtë për t'i faktuar në gjykatë me prova dhe dokumenta.
20 Qershor 2021 -
Bollino: Lulzim Basha po ripërsërit sot atë që PD ka bërë më mirë ndër vite që nga 1996: manipulimin e votës
Akuzat për masakër zgjedhore të bëra nga Basha ndaj kundërshtarëve, dhe procedurat e votimeve brenda partisë qe po zhvillohen sot, tregojnë se ky lider i ri PD-së ka trashëguar nga kapoja i tij i vjetër Sali Berisha edhe sëmundjen e tij më kronike: akuzën e të tjerëve, për krime që i ka bërë vetë.
13 Qershor 2021 -
Bollino: Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton, ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq për shpifje
Tri ditë më parë Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, shkruan se unë jam dënuar për “shpifje” pas një padie të bërë nga gazetarja britanike Alice Taylor, por edhe një herë e vërteta është totalisht e kundërt.
4 Qershor 2021 -
Carlo Bollino: Berisha të dorëhiqet nga Kuvendi, të paktën të arrijë standardin etik të Tom Doshit
Tani Sali Berishës nuk i mjafton të rivendosë në lojë makinerinë e tij mediatike për të bërë siç ka bërë gjithnjë, domethënë të shpifë ndaj kundërshtarëve, dhe të lavdërohet me historinë e tij personale, por duhet të japë dorëheqjen dhe të mos futet në Parlament. Si ka bere Tom Doshi në një situatë identike me të tijën.
20 Maj 2021 -
Carlo Bollino: Sa të vështirë e ka Lulzim Basha për të vërtetuar me prova gënjeshtrat e veta
Basha, tashmë në mandatin e tij të tretë si opozitar, vazhdon të skandalizohet dhe habitet kur edhe gjykatësit e KAS i kërkojnë prova dhe fakte konkrete për të vërtetuar amendimet e tyre apo thashethemet dhe shpifjet mbi të cilat prej tetë ditëve po bazon strategjinë politike.
16 Maj 2021 -
Carlo Bollino: Ankimimi i PD, ato 9 dosje nuk janë prova për të përmbysur rezultatet e 25 prillit, por përpjekja e fundit për të shpëtuar Lulzim Bashën
Për të anulluar zgjedhjet duhen prova konkrete mbi impaktin numerik që manipulimet e pretendura kanë prodhuar, gjë që PD nuk ka paraqitur. Të anulosh një palë zgjedhje vetëm me pretendime politike, do të ishte një precedent tepër i rrezikshëm për funksionimin e demokracisë, dëmtues për insititucionet njësoj siç ka qenë djegia e mandateve, dhe nuk mund të jetë një gjykatë që e legjitimon.
10 Maj 2021 -
Carlo Bollino: Thjeshtësia fantastike e Demokracisë, që Basha e Berisha nuk duan të kuptojnë
Pjesëmarrja në votimet e 25 prillit ishte 46.3%, edhe më e ulët se 2017 që shkoi në 47%. Eshtë e qartë si drita e diellit që shumica dërrmuese mbi të cilën fantazonte Lulzim Basha, nuk u materializuar në ditën vendimtare të votës. Akuzat për manipulime te zgjiedhjeve artikuluar nga opozita, nënkupton se edhe një pjesë e madhe e zgjedhësve të PD-së ta ketë tradhëtuar partinë e tyre duke pranuar ta votojnë PS, pasi nuk do të shpjegohej ndryshe se si Edi Rama arriti shumicën. Ne fakt realiteti është më i thjeshtë
5 Maj 2021 -
Carlo Bollino: Lulzim Basha ka marrë sot më pak vota se Berisha në 2013, dhe ''rasti Lezha” është prova që nuk ka pasur grabitje votash
Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij mburren me rezultatin e 2021, sikur të ishte një fitore politike madhështore e sabotuar vetëm nga shitblerja e votave nga ana e kundështarëve. E quajnë “manipulimi industrial” dhe e konsiderojnë “fakt” duke harruar, sic ndodh gjithmonë në akuzat e tyre fanatike, të japin edhe prova. Në fakt provat janë të kundërta.
29 Prill 2021 -
Pasqyrat e katandisjes politike të PD-së nga Lulzim Basha
Të gjithë e dinin që në qarkun Lezhë, Partia Demokratike do të arrinte të fitonte zgjedhjet, edhe nëse do të çonte kandidat një markmark. Por Lulzim Basha, e rriti dozën, dërgoi edhe një gjekmark.
29 Prill 2021 -
Pakica dërrmuese
Prej vitesh e përsëris, që këta ish-qeveritarë dhe analistët e tyre të palogjikë, jetojnë në një botë paralele, që është shumë larg nga realiteti ku jeton pjesa tjetër e vendit. 25 prilli tregoi me numra se kam pasur të drejtë dhe se e famshmja “shumicë dërrmuese” kundër qeverisë Rama, që Lulzim Basha tregonte se kishte në krah, ishte në rastin më të mirë vetëm një iluzion, në rastin më të keq, një gënjeshtër e ndërgjegjshme. Ndonjëherë, duhet të thonin edhe të vërtetën.
27 Prill 2021 -
Bollino: ''Strategjia e terrorit'' e PD-së shpreson të trembë zgjedhësit e PS që të mos votojnë, po tani është vetëm gam gam qesharak e i parrezikshëm
Prej disa ditësh kërcënimet me vdekje që eksponentët e PD-së ua drejtojnë kundërshtarëve politikë, kanë marrë përmasa pa precedentë. Por, pas reagimit të prerë dhe të qartë të ambasadës amerikane dhe shfaqjes tragjiko-qesharake te Xhelal Mziut, nuk duhet të merret më seriozisht. Gam gami funksionon kështu: sapo denoncohet dhe bëhet publik, shkrihet si bora në diell. Pra të dielën të gjithë mund të shkojnë të votojnë pa më asnjë rrezik.
23 Prill 2021 -
Carlo Bollino: Grupet paraushtarake të PD-së për të ''mbrojtur votën'', si një shekull më parë....
Shitblerja e votave është krim zgjedhor i padisktueshëm, por ai duhet të ndëshkohet nëpërmjet drejtësisë, jo vetëdrejtësisë. Grupet te armatosura të Partisë Demokratike duhet t’i zemërojë të gjithë shqiptarët e mirë, socialistë, demokratë, me parti dhe pa parti. Vetëm 100 vjet më parë grupe të ngjashme paramilitare ''SA'' mbështetën lindjen e nazizmit ''për të rifituar demokracinë“.
22 Prill 2021