-
Carlo Bollino: Po atëherë, nëse Alibeaj nuk do të garojë si PD më 14 maj, pse nuk ia dhuron vulën Sali Berishës?
Nëse PD me Enkelejd Alibeaj në krye e lë veten të përjashtohet nga zgjedhjet e 14 maj për faj të një shkelje formale lehtësisht të tejkalueshme (një qendrim që duket gati një kapriço), përse prej dy vitesh luftojnë në një betejë të egër dhe ligjore për të kontrolluar partinë? Apo kemi të bëjmë me ndonjë shantazh të panjohur alla Berishë që i detyron të bëjnë këtë hap?
9 Mars 2023 -
Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën
Fevziu vendosi ta censurojë emrin tim si ideatori i Bunkart, dhe është njësoj sikur vendos të prezantosh një libër, por pa cituar autorin. Jo se emri im është i rëndësishëm në krahasim me vlerën e muzeut, por është dinamika që gjendet brenda këtij akti banal censure që frikëson.
8 Mars 2023 -
Bollino: Pluralizmi vazhdon edhe pa Berishën, dhe ai refuzon aleancën me PD-në zyrtare sepse në fakt ëndërron vetëm një tjetër monizëm
Sali Berisha dhe klani i tij këmbëngulin të mbështësin se opozita u ca nga një ''plan i regjimit”. Por, nëse në të vërtetë i besojnë këtij komploti, përse nuk bëjnë asgjë për ta neutralizuar? E vërteta qëndron se Sali Berisha nuk lufton për të mundur Edi Ramën, por për të mundur Lulzim Bashën. Është i gatshëm të mos garojë me logo e PD-së se Alibeajt, dhe të garojë me logon e Ilir Metës, edhe duke e ditur se në këtë mënyrë rrezikon të humbasë zgjedhjet e 14 majit.
7 Mars 2023 -
Carlo Bollino: Vetëm tani që PD u lirua nga Berisha, opozita mund të ringjallet! Ky është revolucioni i vërtetë
Gjithmonë Sali Berisha është mësuar të njohë si korrekte vetëm “ndeshjet” ku del fitues. Por sot pa Berishën, Partia Demokratike mund të shpresojë të ringjallet, pak për meritën e vet por dhe për faj të kundërshtarëve të saj. Ky është revolucioni i vërtetë që, pa e ditur, levizija e Berishës ka shkaktuar.
4 Mars 2023 -
Carlo Bollino: Dakord votat, por kush manipulon pjesëmarrjen e pamjaftueshme në një protestë?
Pjesëmarrja në protestën e sotme, tepër larg nga uragani mbarëpopullor i premtuar nga Berisha dhe nga Meta, duhet të reflektojë për këtë lidership pa energji që duhet ta pyesë veten se pse edhe përballë një mandati të tretë socialist, njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë larg betejave të tyre.
11 Shkurt 2023 -
Ndjesa që duhet të kërkojmë ne, “kritikuesit” e opozitës!
Nëse gjendja edhe sot e kësaj dite, pas 30 vitesh debat nuk ndryshon, nuk përmirësohet në përpjekjet e ndërtimit të një Shteti të drejtë, të vërtetë dhe të ditur, faji është edhe i yni. Ne, kritikuesit e vazhdueshëm të sot "opozitës", (dje të njerëzve në pushtet), që mesa duket me logjikën, faktet dhe dijen tonë, nuk arrijmë të ekuilibrojmë e të harmonizojmë shoqërinë tonë.
5 Shkurt 2023 -
Carlo Bollino: Çështja FBI, drejtësia amerikane dhe inkuizicioni barbar i Berishës dhe Metës
Duke injoruar çdo koncept të drejtësisë, që përgjithmonë e konceptojnë si një mjet hakmarrje apo tutelë personale, liderët aktualë të opozitës vazhdojnë të manipulojnë ato pak dokumente të bëra publike në Shtetet e Bashkuara për t’i përdorur në mënyrë totalisht të deformuar. Provojmë të ripërmbledhim me pika se ku konsiston kjo barbari.
3 Shkurt 2023 -
Carlo Bollino: Ja ku gënjen Berisha mbi agjentin e FBI, dhe pse as në 11 shkurt nuk do ketë asnjë ''uragan popullor'' kundër Edi Ramës
McGonigal ishte jashtë FBI-së që nga 2018, pra 3 vite para se të shpallej Berisha “non grata” në 2021, dhe atëherë ishte edhe nën hetim. Rrjedhimisht nuk mund të ketë pasur asnjë rol në vendimin e Departimentit të Shtetit. E vërteta qëndron se Rama nuk kishte nevojë për askënd që të shkatërronte opozitën, sepse opozita u shkatërrua me duart e veta.
1 Shkurt 2023 -
Carlo Bollino: Berisha e kujton Departamentin e Shtetit si Drejtësinë e Gjin Gjonit të tij
Eshtë qesharake të besosh se edhe nëse Charles McGonogal ka shkruar një raport kundër Sali Berishës (dhe për këtë nuk ka asnjë provë pasi është vetëm fantazia e Sali Berishës që e thotë), ky denoncim do të mjaftonte për t’u trasformuar në shpalljen “non grata për korrupsion madhor dhe ndikim në drejtësi”, shpallje që është mbi të gjitha një vendim politik dhe jo një masë gjyqësore.
25 Janar 2023 -
Prokuroria fle mbi kasetën-audio, Berisha përfiton për të manipuluar sërish 21 janarin
Fakti që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë veprim për të sekuestruar kasetën, po i lejon Sali Berishës të rimarrë zanatin e tij të manipulimit të së vërtetës mbi 21 janarin që vazhdon prej 12 vitesh.
23 Janar 2023 -
Carlo Bollino: Një transkriptim ende pa audio dhe ''përgjimet'' që përfshijnë edhe Lulzim Bashën në 21 janar 2011
Çfarë përmban ai transkriptim dhe sa vlen me të vërtetë? Dhe, përse në vend që të inkriminojë Sali Berishën, fut në valle Lulzim Bashën?
21 Janar 2023 -
Carlo Bollino: Samiti i BE dhe shikueshmëria rekord e Report TV, një mesazh politik edhe për Berishën dhe Metën
Nuk po i shkruaj këto rreshta për krenarinë time, as për mirënjohjen që dua t’ua shpreh të gjithë kolegëve të mi, profesionalizmi dhe impenjimi i përditshëm i të cilëve bëri që të arrijmë këtë rezultat. Shkruaj pasi besoj se këto të dhëna ndjekshmërie kanë vlerën e një sondazhi të besueshëm politik, të aftë të fotografojë pëlqyeshmërinë e publikut.
7 Dhjetor 2022 -
Gënjeshtrat historike të Sali Berishës pas çdo ngjarje, edhe për sulmin ndaj tij!
Lista e gënjeshtrave të Sali Berishës është e pafundë, siç janë të pafundme krimet me të cilat është njollosur dhe që është përpjekur gjithnjë t’i maskojë duke ja vënë të tjerëve fajin që nuk kishin.
6 Dhjetor 2022 -
Nëse detyra për të informuar tradhtohet nga televizionet kombëtare...rrofshin televizionet informative
Është e pabesueshme të zbulosh se në një ngjarje si kjo e samitit të BE në Tiranë të gjitha televizionet kombëtare, duke filluar nga rrjetet publike RTSH 1, 2 dhe 3, televizionet private kombëtare si Klan ose Top, e injorojnë plotësisht dhe transmetojnë receta apo telenovela.
6 Dhjetor 2022 -
Carlo Bollino: Dy rrugët e vetme të Sali Berishës përballë Samitit të BE
Është e vërtetë që të gjithë samitet ndërkombëtare shoqërohen me protesta në shesh. Por ama, këto samite ndërkombëtare nuk kontestohen asnjëherë nga forcat e opozitës që kandidohen për të udhehequr qeverinë e vendit mikpritës të eventit, por nga lëvizje anarkike jashtë sistemit, ose nga segmentet esktemiste të shoqërisë civile që kundërshtojnë politikat globale të të Mëdhenjve të botës.
5 Dhjetor 2022 -
Bollino: Kur Sali Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin dhe përmbytjet në Shkodër që kishte shkaktuar vetë
Kushdo që dëgjon sot Sali Berishën të japë leksione qeverisjeje të mirë dhe moraliteti, të kujtojë mirë se çfarë bëri me të vërtetë ai kur ishte në qeverisje.
24 Nëntor 2022 -
Carlo Bollino: Berisha po bën sot, atë që unë 27 vite përpara s'kisha ndërmend kurrë ta bëja për Shqipërinë: Baltosjen!
Sot, pas 27 viteve, i njëjti Sali Berisha që konsideronte 100 pensionistët puljezë të “dezinformuar” nga një gazetar, po përgatitet të organizojë një protestë për datën 6 dhjetor duke iu drejtuar 447 milionë banorëve të BE-së për t’i “informuar” se Shqipëria pa atë është e kalbur. Si quhet kjo?
19 Nëntor 2022 -
Carlo Bollino: Heshtja nga ana e politikës pas agresionit, një medalje pavarësie për gazetarin Adriatik Doçi
Përveç solidaritetit nga shumë gazetarë dhe impenjimit të policisë për të kapur autorin, agresioni kundër Adriatik Doçit nxorri në dritë bashkëpunimin e disa mediave me të keqen dhe zbuloi heshtjen e gjithë politikës. Një heshtje që ne e konsiderojmë një medalje pavarësie.
13 Nëntor 2022 -
Carlo Bollino: Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën
Filmohet autopsia për të parandaluar akuza dhe dyshime. Kur mjekët e spitalit deklarojnë vdekjen e Leart Kurtit ora shënon 23:40. Kur policia iu afrua ndërsa ecte në rrugë, ishte ora 23:07. E gjithë tragjedia është konsumuar në 33 minuta. Çfarë mund të ketë ndodhur kaq përbindshëm në 33 minuta, pa lënë gjurmë në trupin e Lear Kurtit?
21 Tetor 2022 -
Carlo Bollino: Ish-klubi Partizani, nëse SPAK e ka seriozisht të hetojë familjen Berisha për pastrim parash
A janë vërtetë serioze qëllimet e këtij hetimi? Dhe cfarë interesi ka drejtësia për të hetuar Sali Berishën për shpërdorim detyre ndërkohë që krimi pas 17 vitesh parashkrohet? SPAK-u ne fakt duhet të investigojë për pastrim parash që nuk është i parashkruar, pasi pikëpyetja e vërtetë e këtij privatizimi-skandal është: Si arriti dhëndrri i ish-kryeministri, Jamarbër Berisha, të ndërtojë sipër tokave te ish-klubit Partizani 19 pallate me vlerën mbi 40 milionë euro, edhe pse kishte në bankë vetëm 30.000 dollarë?
22 Shtator 2022