Ekonomi
-
Taksistët që përdorin taksimetër, janë kategoria e re që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Në fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i ri i nxjerrë nga ministria e Financave ku thuhet se krahas kategorive të tjera të përjashtuara, edhe taksistët nuk janë të detyruar për të zbatuar këtë detyrim.
11 Janar 2022, 14:16 -
Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese
10 Janar 2022, 17:34Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor të vitit të shkuar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 6.20%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
-
KESH blen me 17 mln euro 16 ditë energji elektrike! 3 ankande për 77.420 megavat energji
10 Janar 2022, 17:10Për të garantuar 16 ditë energji elektrike, KESH ka blerë 17 milionë euro energji elektrike. Në total në tre ankande të hapura nga 1 deri më 8 janar janë blerë mbi 77 mijë megavat energji. Çmimi mesatar i importit ka qenë 230 euro për megavat.
-
Humbjet e gjyqeve në arbitrazh arrijnë 388 mln euro! KLSH: Nuk ka asnjë analizë nga institucionet përgjegjëse
10 Janar 2022, 17:02Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga humbjet e gjyqeve në Arbitrazhin Ndërkombëtar, arrin 388 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer thotë se Avokatura e Shtetit nuk ka bërë asnjë analizë për shkaqet e humbjeve, dhe as nuk ka marrë masa për rikuperimin e dëmeve.
-
Emigrantët për festat e fundvitit në atdhe! Operatorët turistikë: Hyrje-daljet të papërfillshme krahasuar me para pandemisë! Ekspertët: Të ardhurat të kënaqshme
9 Janar 2022, 10:31Fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për fundvit ndihmoi në shtimin e qarkullimit të monedhave të huaja. Kjo ndikoi në shpenzimin e më shumë parave në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme. Por për operatorët turistikë fluksi i hyrje-daljeve nga Shqipëria është i papërfillshëm, krahasuar me periudhën para pandemisë.
-
Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera
8 Janar 2022, 10:12Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.
-
Treguesit e besimit në ekonomi u rritën me 0.9% në dhjetor 2020, BSH: U përkeqësua me 11.7% në sektorin e ndërtimit
7 Janar 2022, 18:49Për herë të parë pas disa muajsh në rritje, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të fortë në fund të vitit 2021.
-
Tatimet shkaktojnë 3.1 mln € dëm me largimet nga puna! 198 punonjës fituan gjyqin kundër tatimeve në 2020
7 Janar 2022, 17:25Tatimet kanë paguar 377 milionë lekë për largimet e padrejta nga puna të punonjësve në vitin 2020. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer për Drejtorinë e Tatimeve, kërkon të merren masa në mënyrë që të mos dëmtohet më tej buxheti i shtetit nga vendimet gjyqësore për largimet nga puna.
-
DOKUMENTI/Mosdeklarimi i pagave reale të punonjësve, Tatimet letër 10 mijë bizneseve: Afat deri më 20 janar ose hetoheni për evazion tatimor
7 Janar 2022, 13:00Administrata tatrimore i kujton bizneseve se deklarimi i pavërtetë përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë. Po ashtu thuhet se ata do të jenë objekt i një hetim të thelluar për evazion tatimor, në rast mosreflektimi të këtyre të ardhura përmes vetërregullimit të deklarimeve mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve.
-
Evazioni, 338 mijë paga të nëndeklaruara! Financat: Do të ketë regjistër të pasurive të tundshme e patundshme! Do krijohet lista me 650 individët e pasur në vend
6 Janar 2022, 22:05Evazioni është një nga pikat kyçe të programit të reformave ekonomike, ku Ministria e Financave pret që deri në 2024 informaliteti në punësim të ulet me 3% ndërsa nëndeklarimi i pagave të ulet me 9%. Sipas programit do të ketë kontrolle në biznese, do monitorohen transaksionet si dhe do të ngrihet regjistri i aseteve, si masa të domosdoshme për të reduktuar informalitetin.
-
Rama afat deri në 20 janar, 'Tatimet' letra 10 mijë bizneseve: Deklaroni pagat reale
6 Janar 2022, 17:04Administrata tatimore do të dërgoj rreth 10 mijë letra tek bizneset që kanë nëndeklaruar pagat të punonjësve duke ju kërkuar që të bëjnë deklarojnë pagat reale të tyre deri në 20 janar të këtij viti. Burime për Report TV nga tatimet thonë se letra këshilluese do i dërgohet të gjitha bizneseve ku vërehet fenomeni i mos deklarimit pa përjashtim.
-
Evazioni me pagat, eksperti: Ligjet lënë shtigje të hapura! Preçi: Deklarimi i pagave nuk zgjidhet me kërcënime
6 Janar 2022, 16:05Për të shmangur evazionin e shkaktuar me mosdeklarimin e pagave, ekspertët e ekonomisë sugjerojnë forcim e ligjit. Sipas tyre vetë kuadri ligjor ka lënë shtigje që bizneset të mos deklarojnë pagat reale të punonjësve. Ndërsa qytetarët pranojnë evazionin për shkak të varfërisë.
-
‘Salla me standarde, 25-35 studentë në auditore’, tender 3.4 mln € për kampusin e universitetit të Tiranës
5 Janar 2022, 16:43Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me vlerë 3.4 milionë euro për të bërë studimin dhe projektin për rindërtimin e Kampusit Universiteti të Tiranës, si dhe Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Policisë. Synimi është që godinat të jenë me standarde të BE-së si dhe të ulet në 25 numri i studentëve në auditore.
-
Në tre vitet në vijim skema e pensioneve do të zgjerohet me 48 mijë pensionistë, duhen 100 mln euro shtesë
5 Janar 2022, 08:41Përgjatë tre viteve në vijim 2022-2025, skema publike e pensioneve do të zgjerohet edhe me rreth 48 mijë pensionistë, për pagesën e të cilëve duhen edhe së paku 100 milionë euro shtesë
-
Tirana, me pagat më të larta, Lezha më të ulëtat! Ja sa paguhen shqiptarët
5 Janar 2022, 07:42Gjatë vitit pandemik 2020, Tirana ofroi nivelin më të lartë të pagave në rang vendi, ndërsa Lezha më të ulëtat, raportoi INSTAT në një botim të fundit për statistikat rajonale.
-
Të dhëna paradoksale, qarku me papunësinë më të lartë, përdor më shumë telefona ‘smart’! Në krye të listës Lezha, Durrësi e Kukësi, të fundit Berati dhe Elbasani
4 Janar 2022, 10:07Qarqet dhe bashkitë e vendit shfaqen me tregues ekonomik paradoksal në të dhënat zyrtare. Për shembull qarku i Lezhës u rendit me papunësinë me të lartë në vend më 2020, por në të njëjtin vit Lezha kishte përqindjen më të lartë të familjeve që zotëronin pajisje shume funksionale përfshirë edhe numrin e iPad dhe telefonave të zgjuar (smartphone).
-
Ekonomia pritet të rritet 4.1% në vitin 2022! Ministria e Financave: Konsumi dhe investimet publike janë motorët kryesorë
3 Janar 2022, 19:50Konsumi dhe investimet pritet të jenë motorët kryesorë të rritjes ekonomike për 2022, që është parashikuar të jetë 4.1%. Ministria e Financave pret që konsumi të kontribuojë me 2.4% në 3 vitet e ardhshme në rritjen ekonomike.
-
Borxhi publik në shifra rekord prej vitit 2010! Në 2022 do të ulet me 1.4%, shkon në 78.8% të PBB
3 Janar 2022, 16:20Pas një rritje të vrullshme në dy vitet e fundit, borxhi publik këtë vit pritet të zbresë me 1.4%. Qeveria parashikon që borxhi të zbresë me 78.8% nga rreth 80.2% që pritet të kalkulohet për vitin 2021.
-
Prej 17 janarit dalin 500 dhe 2000 lekëshi i ri, ja si do të duken
3 Janar 2022, 15:39Nga data 17 janar e këtij viti, qytetarët do të kenë në duar kartëmonedhat e reja me prerje 500 dhe 2000 lekë, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.
-
Ekselenca europiane/'12 vendet e ëndrrave që duhet patjetër të vizitohen gjatë 2022-shit'! Mrizi i Zanave në Shqipëri në listën prestigjioze të 'Vannity Fair'
3 Janar 2022, 11:13Mrizi i Zanave është një prej '12 destinacionet e ëndrrave' që duhen vizituar patjetër në vitin 2022. Këshillën për të gjithë udhëtarët e jep revista Vanity Fair" në gjuhën italiane. Në një shkrim të botuar sot jep një listë me 12 shtëpi fermash, hotele me dizajn, vila, kampingje magjepsëse dhe struktura të tjera origjinale të rrethuara nga natyra, ku mund të kalohen pushime të jashtëzakonshme dhe të shijohet ushqim i veçantë.