Ekonomi
-
Bashkimi Europian synon të financojë 300 miliardë euro në projektet globale ku përfshihet Ballkani Perëndimor dhe partnerët e saj në botë. Qëllimi i këtyre investime është që BE të forcojë edhe më shumë rolin e saj në botë, ndërsa investimet do të jenë në infrastrukturë, shëndetësi, energji, dixhitalizimi, arsim, mjedis e shumë fusha të tjera. Ballkanit i janë akordua 30 miliardë euro për investime infrastrukturore.
1 Dhjetor 2021, 18:30 -
Intervista/ Drejtuesi i projektit të portit të ri, Ervin Bacaj: Marina Vlorë fut qytetin në hartën e turizmit detar të Mesdheut
1 Dhjetor 2021, 10:59Pjesë e buxhetit të deklaruar nga qeveria për vitin 2022 është edhe një port i ri turistik në qytetin e Vlorës. Është folur për përparësitë e tij krahasuar me portin aktual, për peshën që do të zërë në ekonomi dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Interesit të publikut për këto zhvillime i vjen në ndihmë Ervin Bacaj. Ai thekson se ky investim do të kushtojë rreth 3 miliardë lekë e ndërsa do të hapë mbi 500 vende të reja pune, duke i sjell kështu ekonomisë vendase deri në 20 milionë euro në vit.
-
Ikja e të rinjve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020 u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
1 Dhjetor 2021, 07:47Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç
-
Taksa e karburantit të jahteve në vendin tonë 40 lekë/litri, më e ulëta në Evropë, paguajnë 60% më lirë se qytetarët
30 Nëntor 2021, 20:19Prej vitit të ardhshëm, jahtet që do të furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore të Shqipërisë do të taksohen 40 lekë për litër karburant, që deri më tani nuk e kanë pasur. Jahtet në Shqipëri do e paguajnë karburantin 60% më lirë se sa qytetarët, duke shënuar nivelin më të ulët të taksimit në vendet e Evropës.
-
Ligjërohet tregtimi i monedhave virtuale në Shqipëri! Hyn në fuqi rregullorja! Subjektet ‘në lupën’ e AMF që të mos pastrojnë para
30 Nëntor 2021, 20:10Edhe në Shqipëri do të lejohet tregtimi i monedhave virtuale. Rregullorja që i hap rrugën këtij aktiviteti tanimë ka hyrë në fuqi. Subjektet do të kenë mundësi të aplikojnë për tre lloje licencash, dhe do jenë nën hetimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare për të mos lejuar pastrimin e parave.
-
Rruga e Arbrit, një ëndërr që në vitin e largët 1922, gjurma dhe kostoja! Ja segmentet e rrugës tashmë të hapura, Qafa e Murrizit më problematike
30 Nëntor 2021, 16:07Kronika në vijim na njeh me të gjitha segmentet që janë hapur prej 29 nëntorit në Rrugën e Arbrit, dhe pjesët për të cilat po punohet që të jenë plotësisht gati pranverën e vitit 2022. Investimi i përfolur që në vitin 1922 do të kushtojë në total 40.3 miliardë lekë.
-
Transmetimi i energjisë, OST parashikon 134 milionë euro investime në planin 3 vjeçar
30 Nëntor 2021, 07:53Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) pranon se pavarësisht investimeve të bëra në rrjet cit pas viti nevoja për projekte të reja mbetet e lartë për shkak të shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese që po rriten dita-ditës
-
Pandemia i bëri shqiptarët ‘dembelë’, Lezha, Dibra dhe Tirana me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë
30 Nëntor 2021, 01:20Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.
-
Në 9 muaj 1040 leje ndërtimi, Tirana numrin më të lartë! Lejet e ndërtimit janar-shtator kushtuan 72.2 miliardë lekë
29 Nëntor 2021, 20:27Në 9 muajit e vitit 2021 janë dhënë 63% më shumë leje ndërtimi se në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të shtatorit vlera e lejeve të miratuara ishte 72.2 miliardë lekë. Tirana ka numrin më të lartë të lejeve të miratuara.
-
Ka fuqi paguese dhe nuk i kthen kredinë sovrane, pr/ligji: Kredimarrësit i bllokohen llogaritë dhe i sekuestrohet shuma e papaguar
29 Nëntor 2021, 18:03Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për ndryshimin e ligjit për garancitë shtetërore, ku parashikohet bllokim i llogarive bankare për të gjitha subjektet që nuk shlyejnë kredinë sovrane, në rast se janë të aftë për ta paguar. Po ashtu pjesë e ndryshimeve është edhe sekuestrimi i vlerës së borxhit që nuk ka shlyer.
-
69 km e gjatë, me 6 tunele dhe 4 ura! Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton 40.3 miliardë lekë, nga 4 orë Tiranë-Peshkopi do të përshkohet në rreth 2 orë
29 Nëntor 2021, 14:29Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton në total 40.3 miliardë lekë dhe përfshin ndërtimin e 69 kilometrave, të 6 tuneleve dhe 4 urave. Rruga që sot u hap provizorisht përfundon plotësisht në pranverën e vitit të ardhshëm dhe shkurton në dy orë distancën Tiranë-Peshkopi.
-
Shqipëria drejt tatimit të të ardhurave nga kapitalet? PS rrëzoi propozimin e Braçes, ekspertët: Do rriste buxhetin
29 Nëntor 2021, 12:27Qeveria pritet që vitin e ardhshëm të taksojë edhe të ardhurat që qytetarët apo bizneset mbledhin nga kapitalet e tyre. Ekspertët thonë se nëse arrihet në këtë vendim, taksimi duhet bërë progresiv në varësi të të ardhurave nga kapitalet, dhe se do të ndikonte pozitivisht në buxhet. Propozimi që nuk mori dot votat e socialistëve, u bë në Kuvend nga ish-zv. kryeministri Erion Braçe.
-
Lajmi mirë/ Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë
29 Nëntor 2021, 07:44Vetëpunësimi, përmes hapjes së një dyqani, njësie shërbimi, apo ofrimit të shërbimeve të profesionalizuara është forma më e përhapur se si fitohet jetesa në Shqipëri
-
-
-
-
Nisin në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Aeroporti i Mynihut e merr në menaxhim sapo të ndërtohet, garantohet funksionimi (VIDEO)
28 Nëntor 2021, 11:13Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ky investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Do të jetë gati për fluturim në vitin 2025.
-
Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri, nga vijnë fitimet e artistëve
28 Nëntor 2021, 07:47Nëse doni të jetoni përmes muzikës, ju duhet ta trajtoni muzikën si një biznes; por duke kujtuar se muzika është art, së pari, produkti juaj do të ruajë vlerën e tij në planin afatgjatë. Në një treg të vogël si Shqipëria, burimet e fitimit nga muzika janë diversifikuar dhe informaliteti është (thuajse) histori e së shkuarës.
-
Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit (VIDEO)
27 Nëntor 2021, 13:08Deputetët krijojnë kakofoni dhe përdorin terminologji të gabuar në leximin e vlerës së lekëve teksa diskutojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Deputetët flasin me termat herë lekë i vjetër dhe herë lekë i ri, si mënyrë për të influencuar më shumë mbi qytetarët, për mesazhin që po përçojnë.
-
Kursimet në bankat shqiptare arrijnë rekordin e 9.7 miliardë eurove, mbizotëron valuta
27 Nëntor 2021, 08:13Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në bankat shqiptare arritën në një rekord të ri në tetor, duke shënuar vlerën e 1.94 trilionë lekëve, ose 9.7 miliardë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Gati 1 miliardë euro janë shtuar në banka vetëm në 12 muajt e fundit.