Ekonomi
-
Të dhënat nga Dogana treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.
14 Shkurt 2020, 07:31 -
Thirrja e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Doganat: Hiqni çmimet e referencës, praktikë primitive
13 Shkurt 2020, 18:03Enio Jaço e konsideroi praktikën si primitive ndaj sipas tij ka ardhur koha e eliminimit të këtij fenomeni.
-
Ndikimi i tërmetit, Banka e Shqipërisë: Mund të lehtësohet politika monetare
13 Shkurt 2020, 14:57Banka e Shqipërisë paralajmëron lehtësim të politikës monetare, që mund të sjell ulje të normës bazë të interesit, për shkak të goditjes që ka marrë ekonomia nga tërmeti. Sipas raportit të politikës monetare tërmeti ndikoi negativisht në inflacion dhe si dhe solli ulje ekonomike.
-
Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështin, Kote: Problemi zgjidhet nga një aplikim online, nuk kërkohen dokumente shtesë (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 19:19Pas protestave të fermerëve për rimbursimin 10 lekë për litër qumështi, Ministria e Bujqësisë ka vendosur që skemën kombëtare të mbështetjes ta orientojë drejt blegtorisë, duke aplikuar rimbursimin për krerë.
-
Reformat Ekonomike/ Buxheti i shtetit do të paguajë 120 milionë euro për koncesionet këtë vit, pjesën më të madhe do e marrë Rruga e Arbrit
12 Shkurt 2020, 18:46Këtë vit buxheti i shtetit do të paguajë rreth 120 milionë euro për koncesionet e formës PPP. Shifrat janë bërë të ditura në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022, ku listohen të gjitha vlerat që do të përfitojnë 13 kontrata koncesionare që janë aktualisht aktive në vend
-
Aksidentet me makinë, dëmshpërblimin dhe detyrimet në një dosje online...Si ta aksesoni regjistrin
11 Shkurt 2020, 14:27Qytetarët do të mund të shohin në çdo kohë online dosjen e tyre të dëmshpërblimit në rast se kanë pësuar një aksident me makinë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se tashmë është ndërtuar regjistri online i integruar, ku qytetarët pajisen me një numër unik dhe të ndjekin hap pas hapi dosjen e tyre për të përfituar pagesën për dëmin që iu ka ndodhur.
-
Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët të dekadës
11 Shkurt 2020, 07:47Huatë me probleme (NPL) zbritën në 8.4% të totalit në fund të vitit 2019, sipas statistikave të bankës së Shqipëris,ë duke arritur në nivelin më të ulët që prej një dekade.
-
Moody’s konfirmon vlerësimin, tërmeti asnjë ndikim në ekonominë shqiptare
10 Shkurt 2020, 20:38Moody`s vijon të mbajë në “ba3” notën për forcën ekonomike të vendit, gjë që reflekton ekonominë e vogël, me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me të ngjashmit e saj si dhe një numër të sfidash strukturore.
-
Shqiptarët të parët për fasulet
10 Shkurt 2020, 20:1310 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.
-
Jep dorëheqjen pas 7 vitesh numri dy i Tatimeve
10 Shkurt 2020, 19:12Xhavit Curri u emërua nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në vitin 2013 dhe zëvendësoi Mimoza Kalian qe mbante këtë pozicion në 2013.
-
Shqiptarët investojnë në pasuri të paluajtshme, 70 % e kredive për prona
10 Shkurt 2020, 17:40Banka e Shqipërisë raporton se është rritur kreditimi i biznesit dhe i individëve në tremujorin e fundit të 2019-ës. Sipas statistikave bankare, qytetarët shqiptarë po investojnë çdo ditë e më shumë në pasuri të patundshme, pasi 70% e kredisë së marrë shkon për blerje pronash.
-
Aeroporti i Kukësit/ Zgjidhet mbikëqyrësi i punimeve! Oferta: 175. 4 milionë lekë pa TVSH
10 Shkurt 2020, 14:54Është shpallur kompania fituese e cila do të mbikëqyrë zbatimin e kontratës koncesionare për përfundimin e ndërtimit të Aeroportit të Kukësit. Instituti i Konsulencës në Ndërtim është vlerësuar si kompania më e suksesshme me një ofertë prej 175. 4 milionë lekësh pa TVSH. Në garë u paraqitën 4 oferta, ku 3 ishin bashkime operatorësh.
-
BERZH 50 milionë $ hua për përmirësimin e infrastrukturës në Vlorë-Orikum, Shëngjin-Velipojë, Librazhd-Bulqizë
10 Shkurt 2020, 14:37Programi parashikon dhënien e një shume prej 50 milionë dollarëve, në formën e huasë, për përmirësimin e infrastrukturës në tri akse rrugore lokale në vendin tonë që prekin zonën Vlorë-Orikum; Shëngjin-Velipojë dhe Librazhd-Bulqizë.
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: 'Duty Free' u pengua të investojë, duhet reformë e thellë për klimën e biznesit! (VIDEO)
10 Shkurt 2020, 12:14Dhoma amerikane e Tregtisë këshillon qeverinë që të ndërmarrë një reformë të thellë për të përmirësuar klimën e biznesit. Presidenti i dhomës Enio Jaco solli në vëmendje rastin e dyqaneve “Duty Free, ku sipas tij burokracitë po pengojnë një investim 3 milionë dollarë. Ai tha se korrupsioni dëmton rëndë investimet, duhet të zgjidhet çështja e pronave dhe të mos ndryshohen vazhdimisht sistemet e taksave. Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha i cili thekson se korrupsioni është problemi kryesor që po pengon investimet e huaja.
-
Rimbursimi i qumështit, kryetari i Agro-biznesit për Report Tv: Skema e re, vështirë të realizohet (VIDEO)
8 Shkurt 2020, 16:13Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështit. Tashmë ata nuk do të rimbursohen 10 lekë për litër por do të rimbursohet direkt bagëtia. I pyetur nga Report TV për këtë skemë Agim Rrapaj kryetar i Këshillit të Agro-biznesit u shpreh se pa u formalizuar i gjithë sektori fermerët nuk do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij nga skema e kaluar u rrit importi i ndjeshëm importi i qumështit.
-
Çuçi: Presim të nisim eksportin e mjaltit drejt Kinës, subvencionojmë bletarinë edhe këtë vit (VIDEO)
8 Shkurt 2020, 12:09Bletaria do të mbështetet me fonde nga Skema Kombëtare edhe për vitin 2020. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ndodhej në Korçë.
-
INSTAT: Çmimet e ushqimeve dhe qirave rrisin inflacionin
7 Shkurt 2020, 14:35Rritja e çmimit të ushqimeve dhe të qirave të apartamenteve ka ndikuar në rritjen e inflacionit gjatë muajit janar 2020. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni arriti në 1.5%, nga 1.1% në dhjetor, duke mbetur ende shumë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, që synon një inflacion 3%. Shkak për këtë nivel të ulët të tij është bërë kryesisht konsumi i ulët.
-
Qeveria heq dorë nga PPP për Thumanë-Kashar-Lekaj, do të ndërtohet nga privati kundrejt tarifës
7 Shkurt 2020, 12:55Burimet nga Ministria e Infrastrukturës pohuan se shumë shpejt do të hapet gara për ndërtim me koncesion të tipit BOT të aksit të qendrës së autostradës Adriatiko -Joniane, që përfshin segmentin Thumanë-Kashar -Lekaj.
-
Projektligji për biokarburantet, kritika nga grupet e interesit
6 Shkurt 2020, 21:28Shoqata e hidrokarbureve dhe anëtarët e komisionit të veprimtarisë prodhuese vijojnë të diskutojnë projektligjin për futjen në përdorim të biokarburantit, qe është më pak i dëmshëm për jetën e qytetarit.
-
Sejko me Bankën Botërore: Tërmeti përkeqësoi ekonominë, por është i përkohshëm
6 Shkurt 2020, 16:45Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore është shprehur se ekonomia e vendit është goditur ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas tij ky efekt do të përmirësohet nga rindërtimi i banesave. Ndërkohë Sejko ka theksuar se niveli i kredive me probleme ra me 8.4% në dhjetor 2019.