Ekonomi
-
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës subjektin ‘Natyral Gaz’ pasi nuk paguante detyrimet. Sipas njoftimit të doganës ky subjekt fshihte të ardhurat pasi blinte gaz për ngrohje dhe e shiste për automjete duke shmangur pagesën e akcizës.
29 Janar 2020, 14:22 -
Tërmeti, rriten ndjeshëm kontratat e sigurimit të pronës
29 Janar 2020, 08:18Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një rritje të ndjeshme në dhjetor, si të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi, ashtu dhe të primeve të shkruara bruto, ndryshe nga 11 mujori, ku tendenca ishte në rënie për primet që bizneset dhe individët kishin paguar për t’u siguruar nga fateqësitë natyrore.
-
Pr/ligji, pesticidet e paregjistruara s’do përdoren në bujqësi! Zv. Ministri: Synojmë rritjen e cilësisë së produkteve
28 Janar 2020, 16:56Pesticidet apo produktet plehëruese që do të përdoren në bujqësi nga fermerët do të regjistrohen të gjitha përpara se të hidhen në qarkullim. Kjo me synim uljen e abuzimeve dhe rritjen e cilësisë së produkteve bujqësore, që parashikohet në një projektligj të hartuar nga Ministria e Bujqësisë. Por për përfaqësuesit e fermerëve regjistrimi dhe kryerja e analizave për produktin rrit kostot deri me 50 mijë lekë për çdo individ që shet produkte të tilla.
-
Koronavirusi ndikon në bursën e Wall Street dhe tregjet Evropiane, performanca më e dobët prej kohësh
28 Janar 2020, 00:49Koronavirusi i ardhur nga Kina ka ndikuar në tregjet Evropiane, por edhe bursën e Wall Street, duke bërë që javën e kaluar ajo të shënonte performancën e saj më të dobët përgjat 3 muajve të fundit.
-
Përdorimi i biokarburanteve, Shqipëria larg zbatimit, Marto: Ligji i vonuar dhe objektivat nuk mund të realizohen
27 Janar 2020, 20:47Shqipëria është ende lart përdorimit të biokarburantit pasi ligji në fuqi i miratuar në 2008 nuk është zbatuar ndërsa ligji i ri i hartuar në 2015 ende nuk është miratuar. Ligji për biokarburantet synon që ulë ndotjen e ajrit. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese teksa ka diskutuar këtë draft të ri është shprehur se ligji është i vonuar dhe objektivat nuk mund të realizohen.
-
Mblidhet Këshilli i Investimeve, Denaj: Ndërveprimi bashki-biznes rrit transparencën dhe ekonominë lokale
27 Janar 2020, 19:23Sa i përket shqetësimeve të biznesit, Ministrja tha se në fokus të tyre janë: pritshmëritë për shërbime cilësore në raport me kontributin e sipërmarrjeve në buxhetet vendore dhe pritshmëritë që Bashkitë të kenë një rol më proaktiv në zbatimin e projekteve konkrete të zhvillimit ekonomik.
-
Krijohet Agjencia e Shpronësimit, Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat
27 Janar 2020, 16:26Është miratuar në Komisionin e Veprimtarisë ngritja e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, që do të merret me shpronësimin e çdo prone për interes publik. Por kjo agjenci le të pandryshuar çmimet aktuale të shpronësimit të pronës. I pranishëm në komision zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli tha se shteti ka humbur 90% të gjyqeve sa i takon këtij problemi dhe fatura financiare është e lartë.
-
Bypass-i i Fierit drejt përfundimit, Balluku: Mbyllet qarkullimi deri në 1 maj, mirëkuptim nga të gjithë qytetarët (VIDEO)
26 Janar 2020, 15:14Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, por shtoi se bllokimi i këtij segmenti bëhet me qëllim përshpejtimin e punimeve për përfundimin e plotë të tij. Sipas grafikut të punimeve, ministrja bëri të ditur se në datën 1 maj ky segment do të jetë i përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe i hapur për t’u aksesuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.
-
Nis puna për ujësjellësin e ri të Lushnjes, Balluku: Performanca e drejtorive të ujësjellësave kriteri kryesor për investimet
25 Janar 2020, 12:49Drejtori i AKUM, sqaroi se ky projekt përfshin rehabilitimin e 32 kilometrave rrjet i brendshëm, rehabilitimin e dy depove dhe dy stacioneve kryesore të pompimit, si dhe vendosjen e ujëmatësave për të gjithë abonentët.
-
Projekti për furnizimin me ujë 24 orë për lushnjarët në fazën e dytë (VIDEO)
24 Janar 2020, 19:40Nga këto punime do të bëhet e mundur furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për 52 mijë banorë të qytetit të Lushnjes.
-
Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit Shqipëri-Turqi/ Denaj: Të rrisim shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve
24 Janar 2020, 18:37Ministrja e Financave Anila Denaj po zhvillon një vizitë dy ditore në Turqi, ku ka nënshkruar edhe një protokoll bashkëpunimi me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik. Memorandumi ka në fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe një vëmendje e shtuar në arsimin profesional. Denaj ka theksuar se duhet të nxitet më tej rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve.
-
Temperaturat e larta po shkatërrojnë midhjet, Report TV në Liqenin e Butrintit, kultivuesi: Ka mungesë investimi
24 Janar 2020, 17:56Kultivuesit e midhjes ankohen se tempertuarat e larta të ujit po shkatërrojnë midhjet. Ata thonë se midhjet nga uji i ngrohtë hapen dhe dëmtohen. Kjo sipas tyre vjen si pasojë e mungesës së investimeve në pastrimin dhe thellimin e kanalit që mundëson furnizimin me ujë të ëmbël dhe të freskët nga lumi i Bistricës.
-
Tregtia online, biznesi 'lulëzon' por në informalitet, ekspertja: Si të dalloni mashtruesit (VIDEO)
24 Janar 2020, 16:41Tregtia online është kthyer në një konkurrente për bizneset fizike. Edhe pse ndryshojnë nga mënyra se si ushtrohet aktiviteti ato i bashkon fenomeni i informalitetit. Për ekspertët e tregtisë online informaliteti dhe faqet informale janë pengesa më e madhe për zhvillimin e sektorit. Ndërkohë në Shqipëri i vetmi legjislacion që ekziston për shitjet dhe blerjet online është niveli i taksimit kur ato importohen.
-
Agjencia e Prokurimit Publik thirrje bizneseve: Keni kohë deri më 27 janar për regjistrimin në Sistemin Elektronik të Procedurave
23 Janar 2020, 22:25Data 27 janar është data e fundit, në të cilën të gjithë autoritetet kontraktore që duan të marrin pjesë në procedurat e prokurimeve, duhet të respektojnë për t’u regjistruar në Sistemin e Prokurimit Elektronik.
-
INSTAT: Të huajt në Shqipëri për trajtim mjekësor! Vendi ‘braktiset’ nga Polonia, kosovarët 'rekord'
23 Janar 2020, 19:50Më shumë se 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019, duke u rritur 8.1% nga viti 2018. Pjesa më e madhe kanë hyrë për turizëm, por një dukuri e veçantë është ardhja e të huajve me qëllim marrjen e një trajtimi shëndetësor. Zvicra ka pasur rritjen më të lartë të numrit të shtetasve të ardhur në vend. Kosovarët mbeten gjithnjë të parët
-
Miratohet akti normativ II për buxhetin e 2019/ Financat: 2.6 mld lekë për bonus qiraje! Deri tani 15 mln euro donacione
23 Janar 2020, 15:33Në mbledhjen e parë për këtë vit Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin e dytë normativ për buxhetin e vitit 2019. Ky akt konsistonte në dhënien e bonusit për pensionistët për në fundvit si dhe përballimin e pasojave të tërmetit. Sipas informacioneve deri më tani kërkesat për bonus qiraje kanë arritur në 2.6 miliardë lekë.
-
Pastrimi i parave/ Moneyval: Shqipëria ka bërë progres në vitin 2019! Problem mbikëqyrja e kazinove për pastrimin e parave
22 Janar 2020, 18:37Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i takon luftës ndaj parave të pista dhe ka marrë masat e nevojshme kundër Financimit të Terrorizmit, referuar raporti përfundimtar të MONEYVAL për vitin 2019.
-
Bledi Çuçi thirrje fermerëve: Mbillni vetëm fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave (VIDEO)
22 Janar 2020, 14:09Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u bëri thirrje fermerëve që të përdorin vetëm fidanë të çertifikuar nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet sasia e prodhimit, por edhe cilësia.
-
'Në 2019 nuk u realizua parashikimi i të ardhurave', Ibrahimaj: Në 2021 shlyhen detyrimet e prapambetura për rimbursimin e TVSH (VIDEO)
21 Janar 2020, 11:57Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për vitin 2021 nuk do të ketë më para që do të jepen për ribursimin e TVSH, pasi pritet të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura.
-
Hapet ankandi për parkun fotovoltaik në Karavasta, Balluku: Investimi deri në 100 mln euro
20 Janar 2020, 16:15Është hapur zyrtarisht ankandi për ndërtimin e parkut Fotovoltaik në Karavasta. Një investim që është parashikuar të arrijë në 100 milionë euro. Të gjitha detajet janë bërë të ditura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila shtoi se ky park do të ketë kapacitet prodhimi deri në 140 megavat.