Ekonomi

  • Që nga viti 2008 në Shqipëri me datë 9 Qershor është krijuar tradita e organizimit të Ditës Botërore të Akreditimit. Këtë vit fokusi i organizimit ishte tek mbështetja që akreditimi i jep autoriteteve publike dhe autoriteteve rregullatore lokale. Ekonomi ka vlerësuar rëndësinë e akreditimit si një komponent që luan rol në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit.
  • Ahmetaj: Nuk do të ketë rritje
    taksash për biznesin në 2017-ën

    Ministri i Financave, Arben Ahmetaj siguroi biznesin se në paketën fiskale të vitit 2017 nuk ka rritje taksash , madje shtoi ai në të ardhmen e afërt pritet të rishikohen me ulje

  • BB: Shqipëria me emigracionin 
    me të lart në rajon për 2011-2015

    Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit krahasuar me numrin e popullsisë.
    Sipas statistikave të Bankës Botërore, emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte – 91,750 persona (diferenca ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve). Pas Shqipërisë Serbia ka shënuar një emigracion neto ne rreth 100 mijë persona në pesë vitet e fundit, por popullsia e saj është gati tre herë më e madhe se Shqipërisë. 
     
     

  • Financat shpallin konkurs për kreun
    e Parandalimit të Pastrimit të Parave

    Me anë të një njoftimi, ministria e Financave ka shpallur hapjen e procedurave të përzgjedhjen e kandidaturave për Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky vend aktualisht është bosh, pas emërimit të ish-drejtorit Gent Gazheli në postin e ambasadorit në Turqi.

  • Berisha refuzon komisionin hetimor
    për CEZ-in, Balla: Edhe një shans

    Sali Berisha refuzoi të dëshmojë para deputetëve që po bëjnë hetimin e shitjes së OSHEE tek kompania CEZ. Ai nuk u paraqit në mbledhjen e komisionit, ndryshe nga ish ministrat, zv/ministrat dhe këshilltarja e tij. Megjithatë komisioni drejtuar nga socialisti Taulant Balla, vendosi t'i japë një shans të dytë dhe t’ia përcjellë sërish fletën e thirrjes.  VIDEO

  • Procedurat, paketa fiskale sjell
    një zbutje të anti-informalitetit

    Financat duket se kanë zbutur qendrimin ndaj kërkesave të bizneseve, pas acarimit të marrëdhënieve prej shtrëngimit të masave anti-informalitet vitin e kaluar. Një numër amendimesh mësohet se janë përfshirë në Paketën Fiskale, në diskutim e sipër me bizneset.  VIDEO

  • Pas inflacionit shumë të ulët, bie
    edhe Indeksi i Çmimeve të Prodhimit

    Në tremujorin e parë 2016 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -4,1%. Uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 12,6 %. Të dhënat vijnë përmes raportit të sapopublikuar nga Instituti i Statistikave  VIDEO

  • Milva Ekonomi: Terra Madre
    promovon turizimin në Shqipëri

    Në ditën e tretë në panairin Terra Madre Balkans, qindra qytetarë kanë vizituar tendat me ushqime dhe produkte tradicionale.  VIDEO

  • Zaloshnja: 4 mijë apartamente të
    pashitura, pritet rritje e çmimit

    Pavarsisht një stoku prej rreth 4 mijë apartamentesh të pashitura në Tiranë, çmimet e banesave nuk kanë shënuar uljen e pritshme. Ekspertja e tregut te pasurive të paluajtëshme, Ilda Zaloshnja, thotë se tregu shqiptar nuk ka reaguar ndaj krizës së ndërtimit përmes uljes së çmimeve, siç ka ndodhur në vendet e tjera.  VIDEO

  • Bllokohet eksporti i naftës, Bankers
    Petrolium pezullon prodhimin

    Bankers Petroleum Ltd nisi sot herët në mëngjes mbylljen përkohësisht të prodhimit të naftës në Shqipëri për shkak të ndërprerjes të njoftuar më parë të aktivitetit të terminalit të Petroliferas Italo-Shqiptare në Vlorë.

  • Në Tiranë Terra Madre Balkans
    50 stenda ushqimore nga 12 shtete

    Promovimi i produkteve tradicionale Slow Food kundër ushqimeve fast food. Është ky qëllimi i edicionit të katërt të Terra Madre Balkans që organizohet nga data 2-5 qershor në Tiranë nga VIS Albania me mbështetjen e Slow Food.   VIDEO

  • Sondazhi: 89% e shqiptarëve thonë
     se korrupsioni është i përhapu

    Në vitin 2015, klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kryer një sondazh me bizneset anëtare, të cilët janë përgjigjur se është rritur niveli i korrupsionit, i problemeve që kanë të bëjnë me monopolet e konkurrencën e pandershme, por edhe me shqetësimet që sjell klima e brendëshme politike. Përmirësim ka shënuar treguesi i informalitetit në ekonomi dhe ai i zbatimit të ligjit. Drejtori ekzekutiv I Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha gjatë publikimit të raportit se bizneset janë shprehur optimiste për klimën e biznesit në vitin 1016.  VIDEO

  • Sondazhi i DHAT: Klima e biznesit
    e përkeqësuar, shqetësim korrupsioni

    Në vitin 2015, klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kryer një sondazh me bizneset anëtare, të cilët janë janë përgjigjur se është rritur niveli i korrupsionit, i problemeve që kanë të bëjnë me monopolet e konkurrencën e pandershme, por edhe me shqetësimet që sjell klima e brendshme politike. Në parathënien e raportit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindjeje të Indeksit të Biznesit.  VIDEO

  • Bankers Petroleum miraton
    shitjen e aksioneve tek kinezët

    Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë se ka marrë miratimin e aksionerëve të Bankers për marrëveshjen e propozuar me degën e Geo-Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion.

  • Ekonomi: Qeveria e angazhuar në
    lehtësimin e procedurave të biznesit

    Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Qëllimi vizitës ishte për të parë nga afër se si i shërbehet qytetareve, njëkohësisht edhe për tu njohur me problematikat që ata kanë dhe çfarë duhet përmirësuar.
     

  • Fier,investime në rrjetin shpërndarës
    Gjiknuri:Në 25 vite munguan tërësisht

    Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe administratori i OSHEE, Adrian Cela kanë përuruar sot përfundimin e fazës së parë të investimeve në qytetin e Fierit që lidhen me instalimin e rrjetit 20 kV me vlere 370 mln lekë të reja nga ku kanë deklaruar se në 25 vite këto investime kanë munguar.

  • FMN:Ritja ekonomike e qëndrueshme
    Ahmetaj: Lam pas krizën ekonomike

    Në një dalje të përbashkët para shtypit me Ministrin e Financave, Përfaqësuesi I FMN Jens Reinke, pohoi se raportimet nga bizneset flasin për probleme me klimën e biznesit veçanërisht me administratën tatimore. Ministri Arben Ahmetaj tha se treguesit financiarë të muajve të parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka kaluar krizën.  VIDEO

  • Koncensioni për “Rrugën e Kombit”
    dy kompani në garë për mirëmbajtjen

    Koncensioni për Rrugën e Kombit tashmë duket se është një proces drejt mbylljes, ndërkohë që janë përcaktuar edhe dy kompanitë të cilat do të jenë në garë për të fituar të drejtën e koncesionit.

  • Prill, rriten 127,2% eksportet me
    Serbinë, bien 31,4 % me Kosovën

    Muaji prill ka shënuar rritje të dukshme të eksporteve shqiptare në drejtim të Serbisë, ndërkohë që kanë rënë me Kosovën. Të dhënat vijnë përmes raportit të Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit, eksportet në total kanmë shënuar një rritje prej 1.5% krahasuar mer të njëjtën peridhë të vitit të shkuar.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv