Ekonomi
-
Ndonëse ekonomia duket se po kalon një periudhë të vështirë, sipërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri po i gëzohen fitimeve më të larta.
Sipas të dhënave nga Bilanci i Pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin, kompanitë e huaja kanë transferuar jashtë 153 milionë euro, shumë që është 8% më e lartë se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ka qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri. 12 Dhjetor 2015, 17:36 -
Fondet IPA, BE i jep 90 milionë
12 Dhjetor 2015, 07:57
euro Shqipërisë, Serbisë dyfishinShqipëria do të përfitojë 89.9 milionë euro nga fondi IPA, ose i njohur ndryshe si asistenca e para-anëtarësimit që jep Bashkimi Evropian për vendet aspirante.
-
Buxheti i vitit 2016, Ruçi nga
12 Dhjetor 2015, 14:41
Fieri: Kundër varfërisë e borxhitKryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste e konsideron buxhetin e vitit 2016 si një buxhet kundër varfërisë dhe borxhit.
-
Nga pornografia te mashtrimi, 180
12 Dhjetor 2015, 12:44
kriminele kompjuterikë për ndjekjePërdoruesit e Internetit në Shqipëri janë rritur me disa herë në vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Ministrave në “Dokumentin e politikave për sigurinë kibernetike 2015-2018, penetrimi i Internetit në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit është rritur nga 0.97% në vitin 2003 në mbi 60% në vitin 2013.
-
Profesionet e lira, skema e re
12 Dhjetor 2015, 07:31
për kontributet që do të paguajnëKontributet për sigurimet shoqërore të profesionistëve të lirë do të përcaktohen rast pas rasti nga Këshilli i Ministrave, por do të jenë jo më të ulëta se 5,390 lekë në muaj, dhe jo më të larta se 23,772 lekë në muaj.
-
Vasili: Votuam paketën fiskale por
11 Dhjetor 2015, 20:04
nuk ndryshojmë qëndrim për "birrën"Deputetët e LSI-së votuan pro paketës fiskale sot në komisionin e Ekonomisë. Por nënkryetari i partisë aleate në qeverisje, Petrit Vasili tha se votimi i paketës fiskale në tërësi nuk do të thotë se LSI ka ndryshuar qëndrimin për akcizën e birrës.
-
Gjiknuri: Brenda 2018 gati linja e
11 Dhjetor 2015, 19:35
interkonjeksionit Shqipëri-MaqedoniMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një vizitë në Maqedoni me ftesë të Ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri. Në takimin e mbajtur në qytetin e Strugës, dy ministrat firmosën një memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë
-
“Ligji për turizmin”, certifikohen
11 Dhjetor 2015, 17:21
guidat turistike dhe udhërrëfyesitGuidat turistike, të cilat “ligji për turizmin” i përcakton si profesion, duhet të cerfifikohen. Për këtë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, po harton aktet nënligjore, ku do të përcaktohen kriteret e certifikimit.
-
Ilir Meta: Buxheti pozitiv, në
11 Dhjetor 2015, 13:55
2016 të monitorohet çdo tre muajPas takimit më kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij, vlerësimi i kryeparlamentarit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2016, ka qenë mjaft pozitiv. Duke folur para studentëve, Meta tha se askush nuk duket i lumtur për buxhetin e vitit të ardhshëm, por kjo ndodh sipas tij, sepse kërkesat janë shumë të mëdha.
-
"Tërhiqet" LSI, voton pro rritjes
11 Dhjetor 2015, 13:06
së akcizës për birrën vendasePavarësisht zërave kundër që kanë shprehur që nga prezantimi i paketës fiskale për vitin 2016, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë votuar pro akcizës së birrës. Projektligji për pijet, pjesë e paketës fiskale, u miratua me votat e mazhorancës në komisionin kuvendor të Ekonomisë, ndërsa opozita ishte kundër.
-
INSTAT korrigjon në rritje
11 Dhjetor 2015, 12:50
vlerën e PBB për vitin 2014Rritja e ekonomisë shqiptare në vitin e kaluar ishte 2.02%. Instituti i Statistikave publikoi të premten vlerësimin e parë të plotë statistikor për rritjen ekonomike të vitit 2014. Këto të dhëna tregojnë një rritje disi më të lartë krahasuar me vlerësimin prej rreth 1.89%, që mbështetej në statistikat tremujore për vlerën e shtuar bruto.
-
Poroshenko: Marrëveshje
10 Dhjetor 2015, 19:23
për tregtinë Shqipëri-UkrainëAmbasadorja e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shpresa Kureta, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, Ambasadorja theksoi se do të bënte gjithçka për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
-
RAPORTI: Nga Shqipëria kanë
10 Dhjetor 2015, 15:26
rrjedhur 1.2 mld $ të dyshimtaPlot 18 milionë dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë për vitin 2013. Kjo shifër është dhënë nga një raport i organizatës Global Finanancial Integrity, i cili ka marrë në analizë largimet e parave nga Shqipëria që nga viti 2004 deri në vitin 2013.
-
Hapet zyra e FAO në Shqipëri
10 Dhjetor 2015, 13:19
Panariti: Ndikim në bujqësiËshtë hapur në Shqipëri zyra e FAO, e cila pritet që të ketë ndikim të madh në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sot bujqësia dhe zhvillimit rural në Shqipëri.
VIDEO -
Raporti i Moody’s për Shqipërinë:
10 Dhjetor 2015, 11:48
Borxhi i lartë, në fundvit do jetë 73%Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në raportin e fundit “Qeveria e Shqipërisë”, theksohet se sfida kryesore është niveli i lartë i borxhit, që sipas parashikimeve në fund të vitit 2015 do të jetë 73%, ndërsa në vitin 2016 do të jetë në 70%.
-
Buxheti i ri/ Nuk ka rrugë të reja
10 Dhjetor 2015, 08:00
100 mln $ Transporteve në 2016
PDF/Fondet për rrugët për Vitin 2016Asnjë prej projekteve të mëdha rrugore nuk do të përfundojë as në vitin 2016 për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve.
-
Buxheti, nga fasadat tek tualetet
10 Dhjetor 2015, 08:00
Ja ministritë që rikonstruktohen
PDF/Ministritë që do të rikonstruktohenZbardhen fondet për 34 rrugët ku do të investojë Ministria e Transporteve dhe shpronësimet. Ulja e shpenzimeve për vitin 2016 duket se do aplikohet vetëm te pagat, pensionet, apo ndërtimi i rrugëve të reja, por aspak te ristrukturimi i godinave apo fondet për zbukurime të jashtme e të brendëshme, deri te tualetet e reja. Nga fasadat tek tualtet, miliona euro të shpenzimeve.
-
Nga 1 janari taksë luksi për
9 Dhjetor 2015, 17:39
automjetet mbi 3 mijë kubikëTë gjitha makinat me cilindratë mbi 3 mijë kubikë, dhe me çmim mbi 50 mijë euro, nga 1 janari do të t’i nënshtrohen taksës së luksit, 21 mijë lekë në vit. Pas kundërshtimeve të shumta nga opozita, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi vetëm me votat e mazhorancës që të shtojë edhe kriterin e çmimit në listën e makinave të ashtuquajtura të luksit.
-
Bashkia monitorim tregjeve, nuk
9 Dhjetor 2015, 17:21
do të ketë rritje çmimesh për fundvitKete vit nuk do të ketë rritje të çmimeve në tregje për rastin e festave të fundvitit. Këtë e garantoi drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit Rudina Hoxha teksa monitoroi një nga tregjet në kryeqytet.
-
KLSH, Raporti: 140 mijë makina
9 Dhjetor 2015, 07:30
rrezikojnë të dalin nga qarkullimiNë vitin 2014 kanë rezultuar rreth 140 mijë mjete të cilat nuk kanë kryer kolaudimin dhe nuk kanë paguar taksat duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25 milionë eurosh.