Ekonomi
-
Intervista/ Ministria e Zhvillimit urban do të shpenzojë 6.5 milionë dollarë për strehimin e 215 familjeve në 2015, ndërkohë që po studiohet mundësia për blerjen e apartamenteve me çmim të lirë nga ndërtuesit për këtë qëllim. "Po punohet me ekspertet e Kombeve te Bashkuara per strategjine". 5 Korrik 2015, 09:00
-
TAP/ Kontratat, si do veprohet
4 Korrik 2015, 07:59
me pronarët kur blihet trualliMe një shumë të përllogaritur që i kalon një miliard Eurot, TAP-i pritet të jetë investimi i huaj direkt më i madh në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të gjenerojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore, por dhe duke gazifikuar vendin.
-
Cani me homologun kosovar
3 Korrik 2015, 18:44
avancim për tregje të unifikuaraMinistri i financave Cani u takua me homologun nga Kosova Abdullah Hoti në një analizë të punës së dy ministrive për marrëveshjet e arritura në fushën tregëtare. Në fokus ishte heqja e barrieve mes dy vendeve, ndërkohë u vendos që të njiihen të gjitha certifikatat e mallrave të import- eksoportit.
VIDEO -
Sejko takon Rokanas: Mbështesim
3 Korrik 2015, 17:27
bankat me kapital grek në ShqipëriGuvernatori Sejko siguroi Ambasadorin grek Rokanas se Banka e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje të plotë për bankat me kapital grek dhe theksoi se zgjidhja e krizës greke është në të mirë të të dyja vendeve. Këto, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Sejko i ka diskutuar me ambasadorin grek në Shqipëri në një takim të zhvilluar dje në ambientet e bankës.
-
TAP nis punimet në Shqipëri
3 Korrik 2015, 14:46
Rama: Sjell 1 mld € në 20 viteKanë nisur sot në qytetin e Çorovodës punimet për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it. Punimet janë përuruar nga Kryeministri Edi Rama i cili theksoi se Shqipëria përfiton 1 mld euro në 20 vitet në vijim nga ky projekt në mënyrë direkte, por këtu nuk janë llogaritur edhe të ardhura të tjera nga investimet zinxhirë.
VIDEO -
Analizë,5-mujori: Rriten importet
3 Korrik 2015, 13:24
për lëndë të parë për industritëNë 5 muajt e parë janar-maj te ketij viti u shënua rritje e kosniderueshme për disa grup-mallrash që tregojnë një tendencë zhvillimit të disa lloj investimesh të huaja dhe industritë prodhuese vendase edhe pse pësuan në total rënie me 1,2% si pasojë e efektit që dha mos importimi i energjisë elektrike, që ka zënë përherë peshë jo të vogël si dhe disa produkte, të cilat po prodhohen në vend.
-
BE garanton financimin për linjën e
3 Korrik 2015, 09:14
interkonjeksionit Shqipëri-MaqedoniBashkimi Evropian garanton mbështetjen financiare për projektin e ndërtimit të linjës elektrike të interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kjo u konfirmua gjatë takimit të mbajtur dje në Vienë mes ministrave të energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.
-
AMC përgatitet të bëhet “T”, merr
2 Korrik 2015, 17:24
identitetin e Deutsche TelekomNë ditët e ardhshme, Albanian Mobile Communications do të zbulojë një identitet të ri të korporatës, duke shndërruar plotësisht mënyrën e prezantimit të saj, si dhe duke përmirësuar eksperiencën që u ofron abonentëve.
-
Klosi takim me përfaqësues të
2 Korrik 2015, 13:07
biznesit: Vazhdoj projektet e VeliajtTaksat e larta dhe politikat fiskale që ndjek vendi ynë për biznesin ishin fokusi i takimit të sotëm të ministrit Blendi Klosi me bizneset. Ministry edhe njëherë ka theksuar se se ai po punon fort për të çuar deri në fund projektet e nisura nga Erion Veliaj si dhe për të mbajtur premtimin e 300 mijë vendeve të punës.
VIDEO -
Koncensionet,debate në Komisionin
1 Korrik 2015, 17:53
e Ekonomisë,PD:Po lejoni evazioninDiskutimet në Komisionin e Ekonomisë janë shoqëruar nga tone të larta, veçanërisht diskutimet mbi projektligjin “Për disa ndryshime për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat”. Në prezencë të Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Turizmit, Arben Ahmetaj palët kanë hedhur akuza se po i jepen privatëve shërbime që mund ti kryente vetë shteti.
VIDEO -
Kriza në shtetin fqinj, Sejko: Kemi
1 Korrik 2015, 16:39
bllokuar transfertat drejt GreqisëGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Bledar Sejko duke folur për ndikime e krizës greke në vendin tonë thotë se, kriza nuk prek sistemin bankar. Sejko u shpreh se, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri me filial mëmë në Greqi përbëjnë vetëm 15% të kapitalit të sistemit bankar në vend. “Sistemi bankar shqiptar nuk është i ekspozuar si ndaj sektorit publik grek apo sipërmarrësve grekë. Nuk ndikojnë as në mënyrë të drejtpërdrejt as në mënyrë të tërthortë. Në çdo rast jemi të gatshëm të marrim të gjitha hapat e nevojshme për të garantuar stabilitet financiar dhe ekonomike të vendit”, tha guvernatori.
VIDEO -
Në 3 korrik, TAP nis punimet
1 Korrik 2015, 12:51
për rrugët dhe urat në ShqipëriNë datën 3 korrik në qytetin e Çorovodës do të përurohet çelja e punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), ku pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të Qeverisë.
-
Hapet fabrika gjermane në Vaqarr
1 Korrik 2015, 12:41
Veliaj: Krijohen 1 mijë vende puneRreth 1 mijë vende të reja punë do të hapen në Vaqarr të Tiranës nga fabrika gjermane “Forschner” , hapia e së cilës u inaugurua sot. Në inaguarim e kësaj fabrike ishin të pranishëm edhe Ministri i Mirqënies Sociale Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi dhe Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VIDEO -
Cani urdhër për mbylljen e llogarive
1 Korrik 2015, 12:19
të njësive vendore që do shkrihen“Transferta e pakushtëzuar (tremujori i III-të (10%) dhe tremujori i IV-të (10%)) për njësitë e qeverisjes vendore që do të shkrihen në kuadrin e reformës territoriale, çelet në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë më datë 01 korrik 2015”- ky është urdhër njoftimi që ministri i Financave Shkëlqim Cani nxjerr për procedurat e mbylljes së llogarive për këto njësi
-
Ish-pronarët/ 1000 dosjet e reja
1 Korrik 2015, 07:35
të bllokuara nga AKKP, proceduratDixhitalizimi i të gjitha vendimeve mbi pasuritë e paluajtshme nga AKKP që nga viti 1993, ka bërë të mundur evidentimin e problematikave për secilën dosje pronarësh. Gazeta Shqiptarja.com publikon emrat e subjekteve dhe pretenduesve te pronave ne Tirane, te pasqyruara ne regjistrin e Agjencise.
-
Intervista/ Meka: Bankat greke në
1 Korrik 2015, 07:46
Shqipëri, të ndara nga mëmatI intervistuar nga Shqiptarja.com, eksperti i sektorit bankar prof. ass. Dr Elvin Meka, zv.dekan dhe përgjegjës i Departamentit të Financës pranë Universitetit Evropian të Tiranës, bashkohet me zërat e kolegëve të tij, të cilët theksojnë pa përjashtim se nuk ekziston një rrezik real në këtë drejtim.
-
Kriza greke, MF-BSH-FMN:
30 Qershor 2015, 15:45
Efekte minimale, rreziku i ulëtNë një dalje të përbashkët për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministri i Financave, Ministri i Ekonomisë dhe kreu i Misionit të FMN në Shqipëri theksuan se kriza e thellë financiare greke zgjat prej 5 vitesh dhe nuk përbën aspak lajm të ri, shkak për të cilin shteti shqiptar ka pasur kohë të marrë të gjitha masat.Ndërkohë që në fillim të fjalës së tij Cani foli për ecurinë e ekonomisë shqiptare ku theksoi se rritja për vitin 2015 pritet të jetë diçka më e ulët se 3 %, rreth 2.7%. Guvernatori i BSH-së, Sejko: I bëjmë ballë krizës në Greqi.
VIDEO
Arkiva -Të gjitha lajmet për krizën ekonomike greke -
Inaugurohet Tirana Business
30 Qershor 2015, 12:59
Park, Rama: 10 mijë vende puneNjë “shtëpi” e përbashkët për bizneset e ngritur në hapësirë të gjelbër, “Tirana Business Park” u inaugurua këtë të martë në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj.
VIDEO -
Gjobitet Phoenix Petroleum Sh.A
30 Qershor 2015, 12:23
S'zbatoi kontratat e lejes mjedisoreKompania e karburanteve Phoenix Petroleum Sh.A është gjobitur nga Inspektoriati Shteteror i Mjedisit dhe Pyjeve për shkelje në kushtet e Lejes Mjedisore.
-
Shoqata e Bankave: Sistemi ynë
29 Qershor 2015, 16:33
bankar, pa ndikim nga kriza grekeDuke marrë shkas nga situata më e fundit në Greqi, Shoqata Shqiptare e Bankave, në emër të gjithë bankave anëtare të saj, ka nisur një mesazh publik, duke theksuar se dëshiron të sigurojë publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se zhvillimet në vendin fqinj nuk ndikojnë në stabilitetin dhe funksionimin normal të bankave në Shqipëri
