Ekonomi

  • 5.1 % e familjeve në Gjirokastër kanë makinë larëse për enët, ndjekur më pas nga familjet nga Vlora me 4.7 %, Tirana dhe Shkodra me 3.8 %, Fieri dhe Berati me 3.6 % dhe Durrësi me 3.2 %.
  • Përmbytjet, ja formula e qeverisë
    për dëmshpërblimin e shkodranëve

     Qeveria shqiptare ka vendosur që të dëmshpërblejë banorët e zonave të përmbytura të Shkodrës duke i përllogaritur atyre faturat e papaguara të energjisë elektrike.
     

  • Invest Macedonia Kosovë-Shqipëri
    tur në Kërçovë: Rritje bashkëpunimi

    Në vazhdën e iniciativave që përmbushin misionin e saj, Zyra Ndërkombëtare, Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë organizon në datat 10 - 11 Qershor 2015 një tur me
    karakter ekonomik dhe kulturor. Ky është një aktivitet i pari i këtij lloji që realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që ka dhënë Bashkia e Kërçovës, e cila pas rreth 70 vjetësh drejtohet nga kryebashkiaku i parë shqiptar Fatmir Dehari. Qëllimi i këtij turi është prezantimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushën ekonomike e kulturore mes kësaj bashkie dhe Shqipërisë e Kosovës.

  • “Ligjet” miratojnë legalizimet
     e ndërtimeve pas vitit 2009

    Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar dje draftin që parashikon përfshirjen në procesin e legalizimeve ndërtimet e kryera në tokë shtet dhe pronë private pas vitit 2009.

  • “Lista e zezë”, Tatimet: 8 mije 
     subjekte, 10 vite pa pagua

    Në “Listën e Zezë” të Tatimeve janë shtuar më shumë se 8.000 tatimpagues, kryesisht  subjekte të biznesit të vogël, të cilët kishin mbi 10 vjet që nuk deklaronin, ndërkohë që numri total i debitorëve arrin në 16.080. Borxhi ne total 100 milione dollare. Ja kur shteti i vjel debite me force.

  • Drejtoria e Tatimeve: Ja e vërteta
     e mbledhjes së borxhit tatimo

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar sot opinionin publik në lidhje me publikimin periodik të listave të subjekteve debitorë. Sipas saj, "aktualisht numri i subjekteve të publikuar në faqen zyrtare të internetit ëëë.tatime.gov.al, në zbatim të detyrimit ligjor që buron nga neni 91, i Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në R.SH", i ndryshuar si dhe Udhëzimi nr.24 datë 24.09.2008 në zbatim të tij, është 16.080 subjekte".

  • Fillon investimi 16 milion USD për
    rrjetin elektrik në Paskuqan-Babrru

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela inspektuan në Paskuqan nisjen e punimeve për rrjetin e tensionit të mesëm 20 kV Paskuqan-Babrru. 

  • Çmimet e arsimit u rritën 10.1% 
      Alkooli dhe duhani me 6,8%

    Krahasuar me një vit më parë, çmimet në arsim janë rritur 10,1%, ndërkohë që ato të grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, janë ngritur me 6,8%.

  • ISUV: Prodhimet shqiptare pa
    pesticide, Shkupi s’u tregua korrekt!

    Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka nxjerrë rezultatin e analizave të produkteve shqiptare të bllokuara në pikën kufitare me Maqedoninë. Aridan Xinxo ka shpjeguar se rezultatet e analizave të bëra nga ISUV për produktet e bllokuar rezultojnë pa ndotje apo mbetje pesticidesh.  VIDEO

  • Shkupi bllokon prodhimet shqiptare
      Kamionët 3 ditë në Qafë-Thanë

    Prodhimet “Made in Albania” janë bllokuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës teksa do të eskportoheshin për në Maqedoni. Shtimi i prodhimeve bujqësore kryesisht fruta dhe perime që sigurohen nga vetë shteti maqedonas është bërë shkak që mallrat shqiptare të bllokohen në pikën kufitare.  VIDEO

  • QKR:Bizneset afat deri më 31 korrik
    për dorëzimin e bilanceve financiare

    Në datën 31 korrik mbaron afati i fundit i dorëzimit të pasqyrave financiare, raporteve të auditit dhe ecurisë së veprimtarisë pranë QKR-së, e cila ka vendosur që për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, të publikojë detajet mbi procedimin, ku aplikimi do të bëhet online

  • Çmimet në maj, INSTAT: Shtrenjt
    ushqimet dhe arsimi,më lirë veshjet

    Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin maj është 1,8 %, nga 1,6% që ishte një vit më parë, ndërsa ndryshimi vjetor arriti 119,4 % kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007=100).

  • BB do të asistojë KLSH-në për
    rritjen e cilësisë së auditimeve

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj zhvilloi një takim me një ekip të Bankës Botërore, të kryesuar nga Tahseen Sayed, përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. Ky takim u organizua në vazhdën e një projekti të Bankës Botërore për përmirësimin e monitorimit të përputhshmërisë dhe rritjen e transparencës së prokurimit publik në Shqipëri, pjesë e të cilit është menduar që të jetë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

  • Paskali: AIDA,brenda vitit sektor i
    veçantë për sipërmarrjen e grave

    “Brenda këtij viti, pranë AIDA-s do të krijohet një sektor i vetëm për gratë sipërmarrëse për informim dhe mbështetje të nismave të tyre”, tha sot zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, e pranishme në Konferencën “Rritja e Aksesit në financa- instrumentat financiarë të PRODAPS në mbështetje të Grave Sipërmarrëse”, si pjesë e Plan-Veprimit të Gruas Sipërmarrëse, që zhvilloi sot punimet në Tiranë.  VIDEO

  • Qeveria bën gati prezantimin e
    Shqipërisë për emetimin e eurobondit

    Qeveria shqiptare është në fazën e përgatititjes së raporteve të prezantimit të Shqipërisë para investitorëve ndërkombëtare për emetimin e eurobondit prej 300 milionë euro afati i maturitmit të së cilës përfundon në nëntor të këtij viti.

  • 4 vende të Ballkanit nënshkruajnë
    në mbështetje të gazsjellësit IAP

    Ministrat e Punëve të Jashtme dhe ata të Energjisë së Republikës së Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë firmosën sot në Budva një deklaratë të përbashkët në mbështetje të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP). Deklarata mbështet fuqimisht zbatimin sa më të shpejtë të planeve për ndërtimin e gazsjellësit Jonian-Adriatik .

  • Aeroportet, Balkan Express forcon
      bashkëpunimin Rinas-Pescara

    Hapja e linjës së re të fluturimit nga Tirana në Pescara i kompanisë Balkan Expres duket se ka nisur të japë frytet e saj të para. Pikërisht për këtë, drejtori komercial i Balkan Express bashkë me menaxherin e aeroportit të Pescarës, disa tour operator si dhe gazetarë kanë mbërritur sot në Tiranë. Ata shprehen se tashmë qëllimi i tyre është që të krijonë më shumë mundësi për bizneset italianë që të vijnë e të investojnë për turizmin në Shqipëri.  VIDEO

  • MF: Ja sa dëmshpërblime janë
    dhënë për ish të përndjekurit politik

    Ministria e Financave, duke vlerësuar interesimin e mediave dhe të aktorëve të tjerë politikë e shoqërore lidhur me dëmshpërblimet e ish të përndjekurve politikë në vite, iu bën të njohur këtë informacion:Përgjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar, nga miratimi i ligjit në vitin 2007 deri 2013 janë paguar rreth 13.000 dosje me një shumë rreth 10 miliardë lekësh. Me këtë shumë është paguar kësti i parë dhe një pjesë e këstit të dytë për përfituesit apo për ish të dënuarit të cilët janë gjallë.

  • Skema/ Një politikan shqiptar
    pastroi 1 mln€ në Lindjen e Mesme

    Politikanët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe kjo tashmë është evidentuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, (DPPPP), e cila në raportin vjetor të 2014 zbardh një skemë se si, një politikan shqiptar ka pastruar para nga Lindja e Mesme në shumën 1 milion euro.

  • "Ne fund të korrikut konkursi për 
    zonën e lirë ekonomike të Spitallës"

    "Në fund të muajit Korrik do të hapim konkursin ndërkombëtar për zonën e lirë ekonomike në Spitallë, që ka risi: të jetë dritare e vetme shërbimesh dhe lehtësira fiskale. Ne do ta bëjmë Shqipërinë dhe zonën një qëndër të manifakturës rajonale dhe pse jo, europiane”, u shpreh sot ministri i Zhvillimit Ekonomiik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv