Ekonomi

  • Shqipëria ka hapur dyert për eksportin e prodhimeve kosovare pa barriera. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kosovë me homologun e tij Memli Krasniqi.
  • Ministri Arben Ahmetaj në Paris:
    Investoni tek ne për gazifikimin 

    Gjatë vizitës së tij në Paris, Ministri Ahmetaj ka marre pjese ne nje takim me investitorë franceze, te organizuar nga Konfederata e Sipermarrjeve te medha franceze, MEDEF. Ministri Ahmetaj beri nje prezantim te performances se ekonomise shqiptare dhe mundesite e investimit ne shume sektore. Ai vecoi sektorin energjetik, per te cilin theksoi se Shqiperia po implementon paketen e dyte te ‎reformave ne energji, ne perputhje me direktiven e BE. 

  • Ligjet 'rrëzojnë' Shalsin, Rulin e
    Bitrin: S'ka diferenca page tek ERE

    Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot një projektligj të propozuar nga tre deputetë të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese: Eduard Shalsi, Genc Ruli dhe Robert Bitri.
    Nisma e deputetëve të PS, PD e LSI parashikonte që punonjësit e Entit Rregullator të Energjisë të paguhen me paga të veçanta, më te larta, për shkak të kualifikimit të tyre specifik.

  • Shqipëria për herë të parë në 
     Panairin e Turizmit në Paris

    Shqipëria merr pjesë në ‎Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Paris, një nga më të rëndësishmit në Europë dhe më i madhi në Francë.

  • Sejko: BSH, masa për garantimin
    e stabilitetit financiar të vendit

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e 34-t të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.I zhvilluar në Tbilisi, Gjeorgji, ky takim drejtohej nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Gjeorgjisë, Giorgi Kadagidze dhe në të merrnin pjesë drejtuesit e bankave qendrore të 23 vendeve anëtare të Klubit.

  • Bien drastikisht eksportet  
    17,6% ulje në raport me 2014

    Eksportet kanë shënuar një rënie drastike gjatë muajit gusht, duke u ulur me 17,6 % në krahasim na bazë vjetore dhe 32,1 % në krahasim me Korrik 2015. 

  • Informaliteti/ Shkodër, përplasen
    drejtori dhe ish-drejtori i tatimeve 

    Ish drejtori rajonal i tatim-taksave në Shkodër Mark Laloshi dhe drejtori aktual Hysen Hysa kanë debatuar në distancë për aksionin e ndërmarrë në luftën ndaj informalitetit. Ish-drejtori Laloshi e quan të dhunëshëm aksionin.

  • Cani te 5 pyetjet: FMN na kërkoi
    të rrisnim taksat, nuk pranuam

    Ministri i Financave Shkëlqim Cani thekson se FMN i ka sygjeruar qeverisë të rrisë taksat ndërkohë shton ai nuk ka qënë i informuar se për cfarë kegorie të tyre të ketë rritje. I fuar në 5 pyetje nga Babaramo ai thekson se qeveria nuk e pranoi propozimin por mori një vendim vetëm të sajin lidhur me këtë çështje.Gjatë intervistës ministri preku edhe një sërë cështejesh të tjera që shqetësojnë ekonominë shqiptare, si norma e interesit afera e CEZ, kontratën me Croën Agents, energjinë elektrike,koncensionet e Rapiscan si dhe situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.  VIDEO

  • Drejtoresha e Bankës Botërore:
    CEZ çështje e brendshme juaja

     CEZ-i është një cështje e brendshme e vendit. Kështu u shpreh shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik Rajonal

  • Marrëveshja me CEZ perfekte! Kopac
    "Të jeni të lumtur që çështa u mbyll"

    Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac, deklaroi të hënën se Sekretariati mbështeti arritjen e marrëveshjes mes kompanisë çeke ÇEZ dhe qeverisë shqiptare, ndërsa komentoi se ajo jepte një zgjidhje të kënaqshme për të dy palët.  VIDEO

  • Gjobat e reja tatimore mund të jenë
     në shkelje të së drejtës Europiane

    Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim në ligjin për procedurat tatimore, ku gjobat për shkelje të ndryshme tatimore u dhjetëfishuan në krahasim me ligjin e mëparshëm, masa me të cilat qeveria thotë se synon të luftojë evazionin fiskal. ​Por ekspertë të ekonomisë vunë në pikëpyetje logjikën e këtyre mvesave, duke theksuar se mund të konsiderohen edhe si shkelje e parimeve të së drejtës Europiane.

  • "Kontrata për puset e naftës në
    Zvërnec parashikon rehabilitimin" 

    Dy ditë pas protestave të banorëve të Nartës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar me detaje nisjen e punimeve për puse nafte në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Sipas ministrisë, kompania San Leon Durrësi BV ushtron veprimtarinë e saj në fushën e zbulimit të hidrokarbureve prej vitit 2004, ndërsa marrëveshja e fundit është amenduar në vitin 2013.

  • E përditshmja "Merkur": Ja sa
    euro merr 1 azilkërkues në Gjermani

    Në një artikull, e përditshmja gjermane Merkur ka përmbledhur të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me refugjatët e ardhur në Gjermani, ku theksohet edhe mbështetja materiale për to.

  • ARMO, në “lojë” hyn një
    kompani amerikane nga Teksasi

    Burime nga Ministria e Ekonomisë kanë pohuar për Monitor se një kompani amerikane është e interesuar për të blerë sipërmarrjen e përpunimit të naftës ARMO. Ja kujt i ka borxhe ARMO (37 milionë euro në bankat vendase)…

  • BB: Pro aksionit kundër evazionit 
    por të mos preken shtresat e varfra

    Banka Boterore perkrah qeverine shqiptare ne aksionin kunder informalitetit, por i kerkon qeverise shqiptare te siguroje mekanizma qe mbeshtesin shtresat e varfera qe preken. Kreu i Bankes Boterore, Tahseen Sayed theksoi se ne vend pritet te kete nje renie te konsumit dhe ulje te norms se zhvillimit ekonomik te vendit..  VIDEO

  • Ministria: Ja si të mbroheni nga
    abuzimet e agjencive të udhëtimit
    PDF/Shpjeguesi i paketave të udhëtimit

    Broshurë për kushtet e kontratës që duhet të respektojnë kompanitë.Agjencitë shqiptare të udhëtimit nuk i garantojnë qytetarëve elementët bazë që duhet të ketë një kontratë e këtij shërbimi: transparencën e informacionit, përgjegjësinë e organizatoreve/shitësve, sigurimin në rastet e falimentimit, por çështë më e rëndësishmja, mungojnë kontratat me shkrim pas akordit të palëve

  • Preçi: Aksioni nuk duhet të niste me
    biznesin e vogël,do rritet papunësia

    Për ekspertet e ekonomisë aksioni kundër informalitetit do të sjellë rritjen të numrit të papunësisë. Zef Preci ne një interviste për shqiptarja.com thotë shtimi i numrit të biznesve të regjistruara në QKR tregon shkallën e lartë të informalitetit. VIDEO 

  • Braçe: Biznesi të vetëdeklarojë
    mallin para kontrollit tatimor 

    Bizneset kanë afat për deklarimin e mallit ilegal deri më 31 dhjetor, për të mos u penalizuar. Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe shpjegon se ky vendim nuk është amnisti. Sipas tij biznesi duhet të vetedeklarojë mallin para kontrollit tatimor.  VIDEO

  • ​Meta në panairin ushqimor në
    Skrapar: Do të hapen vende pune

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit, të kthyer tashmë në një event tradicional. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetë të LSI-së për Qarkun e Beratit dhe Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu.  FOTO

  • Cani: Shqipëria në tregjet Europiane  
    do kërkojë borxh deri në 500 mln euro

    Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore Europiane nga nesër dhe për 3 ditë të tjera për të kërkuar të marrë një borxh që varion nga 300­-500 milionë euro. Vetë ministri Shkëlqim Cani e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp të paradites së sotme, 26 shtator 2015.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv