Ekonomi

  • Ngjyrat e Klik Ekspo Group pushtuan dje Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nenë Tereza”. Festa e biznesit, nën logon e Klik Ekspo Group, shpertheu me të gjithë elementet e saj dje në ngritjen e siparit të Edicionit të 21-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
  • Energjia, Ahmetaj bën inspektime 
    në terren: Pagesa e domosdoshme

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, iu bashkua sërish sot në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë. Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare.

  • Kompleksi blegtoral në Lezhë, Meta
    'Paketa fiskale, stimulon këto nisma'

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi kompleksin blegtoral në Torovicë të qarkut të Lezhës që administrohet nga Martin Gjergji. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeparlamentari Meta garantoi se mbështetja shtetërore do të jetë gjithmonë për ata që do të investojnë në bujqësi dhe në blegori. VIDEO

  • Rruga e Kombit që këtë vit me
    koncesion, do kalohet me pagesë

    Rruga Milot-Kukës do të jepet me koncesion, pas një procedure tenderimi, që duhet të mbyllet deri në fund të vitit. Këtë e ka deklaruar dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë ministri i Transportit Edmond Haxhinasto.

  • Peleshi:Fondi i zhvillimit rehabiliton
    qytetet, jepen 122 milionë dollarë

    Numri dy i qeverisë vuri në dukje se shumë projekte të nisura nga vendorët kanë qenë të një cilësie të dobët, përvec faktit se shumë shpesh ato kanë mbetur të papërfunduara. Mbi këtë çështje Peleshi u shpreh se në bashkëpunim me një firmë ndërkombëtare projektet do të financohen dhe mbështeten që në fillim nga Fondi i Zhvillimit.

  • Pagesa e taksave, Shqipëria 15
    vende më lart se një vit më parë

    Shqipëria është renditur në vendin e 131 në botë përsa i përket pagesës së taksave. Ky ka qenë përfundimi i raportit “Paying Taxes 2015” (Pagesa e Taksave 20015), një raport që merr në analizë gjithë ecurinë për vitin 2014.

  • Projekti TAP, Nishani: Shqipëria
    është gati për nisjen e punimeve

    STAMBOLL-Gajtë samitit VI të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që po zhvillohet në Stamboll, kryetari i shtetit shqiptar zhvilloi takime me Zëvendëspresidentin e Korridorit të Jugut, Joe Murphy dhe Drejtorin Ekzekutiv të Projektit TAP, Kjetil Tungland.

  • Mat, SIGAL UNIQA dëmshpërblen
    familjarët e dy minatorëve në Komsi

    Më 19 Gusht 2014, në minierën e komunës Komsi në rrethin e Matit, si pasojë e një aksidenti humbën jetën punonjësit Xhemal Selaj dhe Donald Barçi përkatësisht minator dhe vagonist. Në kuadër të detyrimeve të veta kontraktuale, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjet e të ndjerëve Xhemal Selaj dhe Donald Barci në vlerën 6 mln lekë për secilën prej familjeve.

  • Harta e bujqësisë, ja çfarë duhet
    të mbjellin fermerët sipas zonave

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë konferencës për publikimin e hartës së prodhimeve bujqësore se, “deri në tremujorin e dytë të këtij viti kemi rritje prej 26 % të eksporteve”. Deri në tremujorin e dytë të këtij viti, theksoi Kryeministri Rama, “kemi rritje prej 26 % të eksporteve. Kjo është shifër shumë inkurajuaese, që më shumë sesa për rezultatin në vetevete, flet për potencialin e madh që ka ky sektor për nxjerrjen e fshatit nga varfëria. VIDEO FOTO

  • Rrugët, Haxhinasto: Problem
    shpronësimet e pronarëve të tokave

    Gjatë raportimit për buxhetin e vitit 2015, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka ngritur shqetësimin se shumë projekte infrastrukturore të nisura kanë ngecur për shkak të proceseve të shpronësimit. Haxhinasto thekson se shumë projekte të qeverisë së shkuar e të lëna në mes, kanë qenë keqprojektuar në terren, duke zvarritur kështu mbarimin e tyre e duke akumuluar një borxh të shtetit, ndaj kompanive kontraktore. VIDEO

  • Gjiknuri me investitorët francezë
    “Mundësi investimi në energjetikë”

    Gjatë konferencës së organizuar nga UBIFRANCE, Agjencia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze me temë “Dita e Shqipërisë”, ministri Gjiknuri u ndal tek mundësitë që ofron vendi për investime efektive në sektorët e energjisë dhe industrisë.

  • Buxheti 2015, Evis Kushi: Nxitje
    për prodhimin vendas dhe punësimin

    Deputetja socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Evis Kushi vlerëson buxhetin e vitit 2015 duke theksuar se nëpërmjet tij nxitet punësimi dhe prodhimi vendas. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Kushi sqaron se Komisioni i Ekonomisë nuk do të miratojë taksën për heqjen e akcizës për pijet energjike, duke kujtuar se kjo është një taksë që përdoret edhe në vendet e BE-së.

  • 10-mujori, në arkën e shtetit hyjnë
    323 mln USD më shumë se vjet

    Edhe 10-mujori ka shënuar rezultate të kënaqshme për realizimin e zërave të Buxhetit të Shtetit sa u përket të ardhurave dhe uljes së deficitit.

  • 9-mujori i I i 2014, RBI me një fitim
    të konsoliduar prej 225 milionë Euro

    Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2014, Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim para taksës prej 502 milionë €, i cili korrespondon me një ulje prej 28 përqind, ose 194 milionë € nga viti ne vit. Kjo periudhe raportimi u dominua nga tensionet gjeopolitike në Ukrainë dhe presionet e reja në sektorin bankar në Hungari.

  • Buxheti 2015, Nikolla: Trajnime
    mësuesëve, mbështetje sportistëve

    Një tjetër pikë ishte dhe mbështetja e sportistëve. Ministrja Lindita Nikola tha se janë dhënë gjithë shpërblimet ndaj sportistëve, madje dhe ato të prapambetura.

  • MMSR: 250 mln lekë për fasonët
    Rrisim punësimin në këtë sekto

    Pas paketës së masave që mbështesin industrinë fasone, në Shqipëri, qeveria përmes vendimit të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme  vendosi krijimin e fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve. VIDEO

  • Gazsjellësi TAP, në pranverë 2015
    nis ndërtimin e rrugëve për projektin

    Rreth 100 milionë USD parashikohet të investohen nga pranvera e vitit që vjen në rrugët e aksesit, ku do të kalojnë tubacionet e projektit të gazsjellësit TAP. Punimet e para për këtë projekt do të fillojnë në Shqipëri për të përgatitur infrastrukturën rrugore drejt kantiereve ku do të shtrihen tubacionet.

  • Pullat fiskale, hetim për shkeljet
    ligjore dhe për rritjen e kostos

    Një tjetër koncesion, që ka krijuar monopol, me pasoja negative për biznesin e qytetarët, është vënë në shënjestër të shtetit.

  • Peleshi:Fasonëve u kthejmë 5% të
    tatim-fitimit për të rritur punësimin

    Qeveria mori sot vendimin për t’i rikthyer industrisë fasone tatimin fitimin prej 5 % në formën e një fondi. Fondi i krijuar përmes këtij vendimi dhe që do t’i kalojë buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është vlerësuar nga Ministria e Financave në masën 250 milionë lekë. 

  • Akciza për energjiket te Komisioni i
    Jashtëm, Ruçi:Hiqet po e kërkoi FMN

    Kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste Gramoz Ruçi është shprehur kundër heqjes së akcizës për pijet energjike gjatë komisionit të jashtëm. Por edhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni nuk janë pro heqjes së një akcize të tillë pasi me të ardhurat e vjela prej saj mund të investohen në sektorë që kanë nevojë. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv