Ekonomi

  • Projektligji për energjinë elektrike ka vendosur edhe njëherë mazhorancën aktuale dhe ish-qeverinë Berisha përballë akuzave dhe kundërakuzave për mënyrën e menaxhimit të këtij sektori, gjatë diskutimeve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. Kuvendi ka shtyrë pr/ligjin e shumë debatuar në seancën e sotme pasi neni 92 i tij që ka të bëjë me barrën hipotekore ka hasur në paqartësi nga deputetët, të cilët kanë kërkuar më tepër shpjegime. 
  • Legalizimet, 30 ditë kohë 
    për regjistrimin në hipotekë

    Nga momenti i miratimit dhe dërgimit të dosjes së legalizimit në zyrat e regjistrimit të pasurive, qytetarët kanë 30 ditë kohë për të kryer hipotekimin e pronës për marrjen e certifikatës së pronësisë.

  • Sejko: Në 2015 rritja ekonomike më
    e madhe, problem kreditë e këqija

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës, se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë më e lartë se vitet parardhëse. Sa i përket mungesës së rënies së kredive të këqija në tregun shqiptar, numri një i Bankës së Shqipërisë ka nënvizuar se ka një plan për ristrukturimin e sistemit të kredive.  VIDEO

  • Raporton kreu i ERE, Ahmeti: Tregu
    i Energjisë Elektrike do liberalizohet

    Kryetari i bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti gjatë raportimit për punën e institucionit të tij gjatë vitit 2014 në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, vuri në dukje edhe objektivin për liberalizimin e tregut të energjisë.

  • MF rrëzon aludimet:Të ardhurat e
    3-mujorit të I, 40% më tepër se 2014

    Ministria e Financave, nisur nga disa deklarime të bëra nga shoqata të ndryshme lidhur me “shqetësimin për rënien e ndjeshme të të ardhurave nga tatim fitimi” dhe paralajmërimin për “rrezikun e dështimit të plotë edhe të recetave të FMN-së, të parashikuara në marrëveshjen e kredisë të vitit 2014 me qeverinë shqiptare”, sqaron se 
    e ardhura nga taksa e “Tatim Fitimit” për tremujorin e parë Janar - Mars 2015 është 24.92 % më shumë se plani.

  • Greqi, Juncker: Përjashtoj
    falimentimin dhe daljen nga BE

    Dalja e Athinës nga Eurozona dhe falimentimi i vendit nuk janë mes mundësive të marra në konsideratë nga Bashkimi Europian. Kështu shprehet shefi i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili thotë se “BE është e gatshme për çfarëdo skenari por përjashtojnë 100% një Grexit"

  • Pakica në tranzicion, Gega 
    Oil merr me qira pikat e IT Oil

    Javën e fundit në rrjetin me pakicë të shpërndarjes së karburanteve ka ndodhur një lëvizje e madhe. Të gjitha pikat e It Oil, në Tiranë, dikur Taçi Oil, janë marrë me qira nga Gega Oil.

  • Sekuestro aseteve të 'Carrefour'
    Kompania s'ka shlyer furnitorët

    Detyrimet e pashlyera ndaj furnitorëve kanë sjellë sekuestrimin e aseteve të kompanisë “Carrefour” nga ana e një shoqërie përmbaruese. Shoqëria përmbarimore ka vepruar për llogari të dy kompanive të tjera tregtare që furnizojnë rrjetin e supermarketeve, ndërsa vetë dega e “Carrefour” në Shqipëri rezulton se u detyrohet kompanive përkatësisht 5.5 dhe 3.52 milionë lekë.  VIDEO

  • Liberalizimi i shërbimit postar
    kalon në Komisionin e Ligjeve

    Projektligji i ri për Shërbimin Postar është miratuar në parim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas kreut të Postës, Majlind Lazimi projektligji i ri synon rregullimin e tarifave të shërbimeve postare, ndërsa e drejta e emetimit të pullës i mbetet Postës Shqiptare.  VIDEO

  • Strategjia gjeopolitike, Gazpromi
    mjet presioni në duart e Moskës

    Gazpromi po ia kthen shpinën BE-së, dhe Rusia ka nisur me ndërtimin e një gazsjellësi me Greqinë. Kjo nuk është një kundërthënie, por pjesë e strategjisë gjeopolitike. Gazpromi do ta reduktojë aktivitetin në Europë. Në këtë mënyrë koncerni heq dorë nga përpjekjet për kontrollin e tregut. 

  • Kriza, Banka e Shqipërisë fut në
    karantinë filalet e bankave greke

    Banka e Shqipërisë ka këshilluar filialet e bankave greke në vendin tonë të minimizojnë riskun e infektimit nga kriza financiare e shtetit helen.

  • Brukseli: Rikthehen prurjet 
    nga emigrantët, +12.6% në 2014

    Sipas një raporti tremujor të Direktoratit Ekonomiko-Financiar të Komisionit Evropian mbi vendet kandidate dhe në proces afrimi me BE, në vendin tonë tre muajte parë të këtij viti kanë ndodhur disa procese me impakt të ndryshëm.

  • Raporti: Politikani shqiptar mori
    1 mln euro nga Lindja e Mesme

    Donacionet e dyshimta të një politikani, emri i të cilit mbahet sekret, që mori nga Lindja e Mesme shumën prej 1 milionë eurosh, jo vetëm është vënë nën hetim, por është kthyer në rast studimi nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP).

  • Zadrimë, banorët lënë djerr 
    tokat, kosto e lartë për t’i punua

    Ndonëse stina e pranverës është koha për të mbjellë shumë kultura bujqësore, në zonën e Zadrimës mijëra hektarë po lihen djerr. Shkak për këtë situatë është bërë pamundësia financiare dhe përmbytjet e vazhdueshme që ndodhin sa herë që ka reshje shiu me intensitet duke dëmtuar të mbjellat. VIDEO

  • Masterplani i TAP gati në nëntor 
    Bele:Të koordinojmë gjithë aktorët

    Teksa pritet që shumë shpejt të nisë puna për ndërtimin e gazsjellësit në vendin tonë është mbajtur seminari i dytë, i nivelit të lartë për Studimin e Fizibilitetit të Masterplanit të Gazit në Shqipëri. 

  • Rimbursimi i TVSH rinis pas
    miratimit të raportit nga FMN-ja

    Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH do të rinisë pas miratimit të një raporti të hartuar nga ministria e Financave dhe audituesit të procesit të deritanishëm të rimbursimit të kësaj takse.

  • Lista/416 të përndjekur, gati kësti IV

    Shqiptarja.com (print) boton listën e 416 ish të përndjekurve të cilëve u është miratuar kësti i katërt po që duhet të plotësojnë dokumentacionin për të tërhequr shumat. Lista e ish të dënuarve u përket kategorisë së ish të dënuarve ende gjallë të cilët duhet të paraqesin dokumentet pranë Ministrisë së Financave për të përfituar shumat. Ja lista me emrat e ish të përndjekurve

  • Kriza greke, kokëfortësia e
    Athinës zhyt bursat nën nivelin zero

    Në gjithë bursat botërore dje ka mbizotëruar shitja e aksioneve. E panjohura e Greqisë ka shtuar spekulimet për një krizë të re globale, që do të godiste jo vetëm Eurozonën…Bota pergatitet per skenarin me te keq, te pamundesise greke per te paguar borxhet.

  • Gjermani-BE 30.8 mln euro për
    interkonjeksionin Kosovë–Shqipëri

    Nisën sot  punimet në avancimin e rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. Me përkrahje financiare nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman, në vitin 2009 u krye një studim i fizibilitetit i cili identifikoi nevojat për investim në modernizimin e rrjetit.

  • “S&P”: Shqipëria ruan shkallën BB
     Vlerësim për politikat e qeverisë

    Agjencia e vlerësimit financiar “Standard and Poor’s”, ka mbajtur në të njëjtin nivel vlerësimi riskun për Shqipërinë. Sipas kësaj agjencie me reformat financiare të ndërmarra nga qeveria, vendi do të ulë me 2 përqind nivelin e borxhit në krahasim me prodhimin e brendshëm. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv