Ekonomi
-
Ministria e Financave ka reaguar pas akuzave të PD-së për nivelin e lartë të borxhit publik që siaps insitituciont më të lartë financiar kjo situatë vjen për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria e mëparshme. 20 Korrik 2015, 17:07
-
PD: Ndërkombëtarët të alarmuar
18 Korrik 2015, 15:55
nga loja e borxheve të Edi RamësPas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Kështu është shprehur Kordinatorit për Ekonominë dhe Financat në PD, Mateo Spaho.
VIDEO -
Ahmetaj: Në ndryshim nga Greqia
18 Korrik 2015, 16:08
Shqipëria nuk rrezikon të ketë krizëShqipëria nuk do të ndjekë shembullin grek në lidhje me ekonominë, duke i qëndruar larg krizëz. Sipas Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj vendi fqinj për pak e preku falimentin nga fakti që nuk bëri reforma, ndryshe nga ajo që po bën qeveria shqiptare
VIDEO -
Bushati-Brende:Shqipëri-Norvegji
18 Korrik 2015, 11:42
bashkëpunimin në fushën e energjisëMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje një vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme, Borge Brende. Të dy ministrat shprehën bindjen se partneriteti i krijuar midis dy vendeve do të thellohet më tej, veçanërisht në fushën e energjisë hidrike, ku janë planifikuar tashmë investime konkrete dhe afatgjata.
-
BB: Shqipëria rritje të ngadaltë
17 Korrik 2015, 21:32
ekonomike plan për ta shtuar “Grupi i Bankës Botërore ka miratuar një program të ri për Shqipërinë, i quajtur Diagnoza Sistematike e Vendit, i cili përfshin një seri reformash, që mund ta ndihmojnë ekonominë shqiptare të shënojë rritje më të shpejtë në afat të mesëm dhe të gjatë”- kështu u shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore për Italinë, Portugalinë, Shqipërinë, Greqinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor.
VIDEO -
38 mijë biznese përfitojnë nga falja
17 Korrik 2015, 18:19
e gjobave për kontributet shoqëroreLigji është botuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi në fillim të muajit gusht. SIpas ligjit, falen në masën 100 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri më 31 dhjetor 2014, pavarësisht vlerës së detyrimit, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri në datën 30 shtator 2015.
-
Paraja në zonën Euro mbetet e lirë
17 Korrik 2015, 18:09Autoritetet monetare të Evropës vazhdojnë ta mbështesin konjunkturën me para shumë të lira. E hapur mbetet ndërkohë, nëse duhet t'i vënë dispozicion më shumë kredi emergjente bankave greke.
-
Koncesionet, Ahmetaj: Ligji
16 Korrik 2015, 18:59
instrument për zhvillimin ekonomikMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se ligji i ri për koncensionet është një instrument në dorë të sipërmarrjes dhe administratës për zhvillimin ekonomik.
-
Qato: Llogaritje e re e çmimit
16 Korrik 2015, 08:45
për tokat e marra me ligjin 7501Intervista/ Në pjesën e dytë të intervistës për “Shqiptarja.com”, kreu i AKKP Sonila Qato sqaron çfarë parashikon ligji i ri për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje dhe ata që kanë përfituar nga ligji i ndarjes së tokës bujqësore 7501.
-
ALBtelecom dhe Eagle Mobile sjell
15 Korrik 2015, 20:03
pushime të mrekullueshme këtë verëALBtelecom dhe Eagle Mobile, ofruesi i vetëm në Shqipëri që ofron katër shërbime në një në tregun e telekomunikacionit, di t’i shpërblejë më së miri abonentët. Duke nisur nga data 15 korrik, çdo ditë të mërkurë për 10 javë radhazi me anë të një shorteu do të përzgjidhen nga 5 abonentë fitues. Ata, bashkë me një njeri të dashur të tyre, do të mund të kalojnë çaste të magjishme për një javë resht në Hotelin me 5 yje “AzuraDeluxeResort& SPA Hotel” në Antalja (Alanya) të Turqisë.
-
Shteti i 'vjedh' shtetit 16 mld lekë
15 Korrik 2015, 10:38
KLSH: Dëmi në 6 muaj të 201516 miliardë Lekë thekson kreu i KLSH është dëmi ekonomik i konstatuar vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2015,në Komisionin e Ekonomisë, ku ka prezantuar rap ortin për vitin 2014-2015. Sipas tij dëmi i zbuluar gjatë 6-mujorit të parë të 2015-s është më i larti krahasuar se me 4 vitet e kaluara. Leskaj bëri të ditur gjithashtu se dëmi ekonomik i konstatuar nga shkeljet gjatë vitit 2014 është 11 miliardë Lekë.
VIDEO -
Gjiknuri: Është reduktuar nevoja për
14 Korrik 2015, 20:05
garanci financiare për sektorin energjitikReforma në energji, ministri Gjiknuri takon zyrtarët amerikanë TIRANË, 14 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti sot në takim një delegacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kryesuar nga Alina L.Romanoëski, koordinatore e ndihmës amerikane për Europën dhe Euroazinë dhe Christine Tefft, shefja e programit për Europën në të njëjtin departament.
-
Braçe:Koncensionet janë monopole
14 Korrik 2015, 19:16
Ministri Ahmetaj: Ligji i ri i shmangKoncesionet janë kthyer në monopole e për këtë arsye duhet një monitorim i thellë i qeverisë. Këtë shqetësim e ka ngritur kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe teksa në komision diskutohej në prani të ministrit Arben Ahmetaj ligji për Koncesionet dhe partneritetin publik e privat.
VIDEO -
Krijimi i AMT, Ruli në komision:
14 Korrik 2015, 18:53
Kështu punësoni militantët tuajPropozimi i ministrisë së ekonomisë për krijimin e Autoritetit të Monitorimit të Tregjeve dhe Metrologjisë ka hasur në kundërshtim nga opozita por edhe nga mazhoranca në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Deputeti demokrat Genc Ruli e ka cilësuar këtë propozim si një metodë që përdor ministria për të punësuar militantët.
VIDEO -
Legalizimet, emrat e rinj që u
14 Korrik 2015, 08:00
janë miratuar dosjet nga ALUIZNIgazeta Shqiptarja.com publikon emrat e 800 personave për të cilët janë përfunduar procedurat dhe mund të paraqiten për të tërhequr faturat financare, duke bërë kështu të mundur përfitimin e pronësisë së objektit.
-
Rregullorja e re e BSH:Shlyerja para
13 Korrik 2015, 20:19
kohe e kësteve, penaliteti jo mbi 2%Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregulloren e re për detyrimet e ndërsjellta që u lindin bankave dhe qytetarëve në çastin që lidhin një kontratë për kredi konsumatore dhe hipotekore, gjë që njëherësh rrit transparencën duke ulur mundësitë për abuzim nga ana e institucioneve bankare.
VIDEO -
Ambasadorja kineze: Rruga e
13 Korrik 2015, 17:04
Arbërit mund të fillojë brenda vititRruga e Arbërit mund të fillojë edhe brenda vitit. Kështu është shprehur ambasadorja kineze në vendin tonë, Jiang gjatë një takimi me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
-
Komisioni i Ekonomisë kalon në
13 Korrik 2015, 16:48
parim projektligjin e Arsimit të LartëMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot e pranishme në seancën dëgjimore të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, në lidhje me Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ku pas diskutimeve të shumta, ky pr.lligj u votua në parim.
-
Cani prezanton Fagun në krye të
13 Korrik 2015, 13:00
doganave: Urgjente disa ndryshimeMinistri i Financave, Shkëlqim Cani ka prezantuar sot në një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu (Behushi) drejtoreshën e re të këtij institucioni. Fagu u emëruar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Doganave.
-
Aksioni kundër vjedhjes së energjisë
13 Korrik 2015, 12:14
në 4 ditë 4 në pranga, 5 në kërkimPas një periudhe “heshtjeje”, vëmendja kthehet sërish tek luftimi i vjedhjes së energjisë elektrike. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se aksioni i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon dhe do të vijojë deri në vënien e autorit të fundit të vjedhjes së energjisë elektrike para drejtësisë.