Ekonomi

  • Të dhënat mbi popullsinë të CENSUS-it 2011 sipas Ramës flasin për nevojën emergjente të reformës territoriale. Rama tha se me CENSUS-in 2011 u provua dështimi i modelit të vjetër ekonomik dhe se sipas tij INSTAT ka qenë peng i politikës që nxirrte në dritë shifra qëllimisht të gabuara. Rama: 2001-2011 u përsërit eksodi i viteve '90, u larguan gjysmë milioni shqiptarë. VIDEO
  • Tatimet,periudha Janar-Prill 
    10% më shumë të ardhura

    Administrata Tatimore ka arritur të grumbullojë 9.7% miliardë lekë më shumë në periudhën 4-mujore janar – prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Të ardhurat e mbledhura në total sivjet janë 57 miliardë e 139 milionë lekë, më se 5 miliardë lekë më shumë se janar – prill 2013.

  • Planifikimi i territorit, si ndryshojnë
    gjobat, penalitet deri në konfiskim

    Drafti i ligjit të ri, që pritet të ndryshojë rregullat përsa i përket planififikimit të territorit, parashikon gjoba shumë më të larta se sa deri tani, si dhe mundësinë e sekuestrimit të ndërtimeve që janë kryer pa respektuar normat e reja. 

  • Nafta, Mali i Zi ofron
    3.192 km2 det për kërkime

    Tre konsorciume ndërkombëtare i janë përgjigjur ofertës së bërë nga qeveria e Malit të Zi, për të eksploruar naftë e gaz në një hapësirë të saj detare 3.192 km katrore në Adriatik. 

  • Komisioni miraton Këshillin
    Ekonomik, drejtohet nga Rama

    Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ditën e djeshme projektligjin për Këshillin Ekonomik Kombëtar. Ky Këshill do të ketë 20 anëtarë dhe kryetar kryeministrin Edi Rama. Ai krijohet pas shkrirjes së Këshillit të vjetër Konsultativ të Biznesit. 

  • Minierat, gjigandi kinez merr
    nga turqit bakrin shqipta

    Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, pjesa më e madhe e rezervave shqiptare të bakrit kanë kaluar në pronësi të gjigandit botëror të minerave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”. Lajmi është konfirmuar edhe nga burime zyrtare të Ministrisë së Energjetikës.

  • Ahmetaj: Për të arritur nivelin e BE
    na duhet guxim spektakola

    Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shpjeguar sonte në tv “A1Report”, në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo", situatën ekonomike të venditn. Ai tha se "ne, shqiptarët, mund ta kapim nivelin ekonomik të BE-së nëse qeveria, jo vetëm kjo aktuale, por edhe të tjerat pas saj, tregohen të guximshme dhe bëjnë kapërcime spektakolare."

  • Financat: Siguruam 900 milionë USD
    kredi, edhe BB bie dakord për kredi

    Qeveria shqiptare ka siguruar rreth 900 milionë dollarë financime me terma të butë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Bashkimi Europian.

  • BSH: Kreditë e këqia, bankat kanë
    shitur 100 milionë dollarë

    Tregu i factoring-ut në Shqipëri vlerësohet të ketë arritur tashmë në rreth 100 milionë euro, kur në vitin 2011 ishin në nivelet e 3-4 milionë eurove. Shitja e kredive problematike është një fenomen i ri për ekonominë shqiptare.

  • “Era-1” u ndërtua në Durrës, ja
    pesë itineraret e fundit të anijes

    Dyshimet e forta që janë ngjallur tek Dogana për kontrabandë duhani brenda vendit tonë, erdhën nga fakti që “Era-1”, me flamur tanzianian dhe ekuipazh kryesisht ukrainas, ishte ndërtuar pikërisht në kantierin detar të Durrësit në vitin 1986.
    Kapen 4.5 t cigare kontrabandë, dyshohet se janë false

  • Berati me terminal të ri autobuzësh
    Haxhinasto:Reduktim linjave dyfishe

    Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka përuruar sot një tjetër terminal autobuzësh, këtë radhë në qytetin e Beratit. Ai theksoi se edhe flota e autobuzëve do të rinovohet dhe linjat e dyfishta, do të reduktohen. VIDEO

  • Financat sigurojnë kredinë nga
    Banka Botërore, 100 mln USD

     Pas 331 milionë eurove hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka arritur të sigurojë edhe një tjetër paketë kredie nga Banka Botërore. Disbursohen 100 milione dollare, priten edhe 120 milione te tjera.

  • "ALBtelecom" mbështet me një
    sërë aktivitetesh ‘Javën e Inovacionit’‏

    "ALBtelecom" ka mbështetur një sërë aktivitetesh të organizuara në kuadër të ‘Javës së Inovacionit’. Konferenca ‘Broadband për një Zhvillim të Qëndrueshëm’ mblodhi së bashku Ministren e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, përfaqësuesit e lartë të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si dhe përfaqësues të komanive të telekomunikacionit në vend si ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Vodafone Albania, AMC dhe PLUS Communications, të cilët hodhën dritë mbi zhvillimet në tregun e telekomunikacionit.

  • Letrat me vlerë, në shitje të
    hënën 22 milionë € obligacione

    Ministria e Financave njoftoi se ditën e hënë, më datë 19 maj 2014, ora 09.00 do të zhvillohet ankandi për shitjen e obligacioneve 2-vjeçare në mjediset e Bankës së Shqipërisë. Ankandi i letrave 2-vjeçare me vlerë me kupon fiks

  • BB, hua 100 mln $ Shqipërisë
    për modernizim të financave

    Banka Botërore ka miratuar sot huanë prej 100 milionë dollarësh për Shqipërinë, me qëllim mbështetjen e e modernizimit të sektorit financiar të vendit tonë. Sipas njoftimit për shtyp, BB synon të forcojë sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikqyrës si dhe të zbusë cënueshmërinë e sektorit bankar dhe jobankar.

  • Marrëveshja me FMN, borxhi
    dhe energjia frenojnë buxhetin

    Ministria e Financave ka arritur që të marrë miratim për një marrëveshje “fleksibël”, që shmang “ngrirjen” e shpenzimeve të buxhetit deri në shtator, por se ç’do të ndodhë më tej do të vendoset në bashkëpunim me FMN-në, gjatë vizitës së ardhshme të përfaqësuesve të saj në qershor. 

  • Rreshjet e shiut rrisin nivelin e
    Fierzës, arrin pikën maksimale

    Reshjet që kanë rinisur së fundmi kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend, duke rritur nivelin e ujit në liqenet e hidrocentraleve më të mëdha. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës është 289.2 metra, ndërsa prurjet në 177 metër kub ujë në sekondë. 

  • Hidrokarburet, qeveria ndryshon
    penalitetet dhe rregullat e tregut

    Do të vendosen rregulla të reja në tregun e naftës në vend. Në një projektligj, të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave parashikohet të rriten në mënyrë të ndjeshme gjobat për shkelësit, si dhe propozohet të caktohen rregulla të reja në prodhimin, tregtimin, eksportin dhe licensimin e produkteve të hidrokarbureve.

  • Celulari, 4 kompanitë: Shqipëria hyn
     në vendet me çmimet më të ulëta

    Katër kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri kanë shpjeguar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, tarifat e tregut celular, kërkuar nga ish-ministri demokrat Genc Ruli. Përfaqësuesit e “Vodafone” dhe “AMC” thanë se Shqipëria hyn në vendet  që ofrojnë tarifat më të ulëta në Evropë. VIDEO

  • FMN: Programi ekonomik sipas
    planit, po rriteni ngadalë me 2%

    Ministria e Financave, misioni i FMN-së në Shqipëri dhe Banka e Shqipërisë kanë raportuar sonte gjendjen ekonomike të vendit dhe premisat e rritjes dhe zhvillimit. Sipas vlerësimit të FMN-së," programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit dhe ka nisur një rritje e ngadaltë me 2%."

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv