Ekonomi

  • Ekonomia botërore do të rritet më ngadalë se sa pritej këtë vit dhe do të përmirësohet në vitin 2016, nëse do të ketë investime. Ky është parashikimi më i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Në raportin më të fundit për ekonominë botërore parashikohet për këtë vit rritje ekonomike për Kinën dhe ngadalësim të ekonomisë amerikane, krahasuar me vitin 2014  VIDEO
  • Profesori i ekonomisë: Dalja  e
    Greqisë nga BE, e mirë për të gjithë

    Mos arritja ende e një marrëveshjeje në negociatat të cilat janë në vazhdim që prej 4 muajsh mes kreditorëve dhe Greqisë, forcon edhe më tej mundësinë për daljen nga BE-ja,

  • Sigurimet shoqërore/ Falen gjobat
    për 30 mijë biznese, kush përfiton

    Miratohet projektligji për faljen e gjobave për mospagimin në afat të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Flaet 80 % e gjobes per shkak te mosdeklarimet ne afat ose mospagimit ne afat te kontributeve shoqerore.

  • Skema e mbledhjes së borxheve të
    CEZ që u kushtoi mln € shqiptarëve

    Pasi CEZ bleu kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, kompania hyri në partneritet me një biznesmen vendas për të mbledhur faturat e papaguara – por përfundoi e zhvatur prej tij.Dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë se ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, dega e grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, janë organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro.

  • BSH miraton raportin vjetor të 
    Mbikëqyrjes e politikën e auditimit

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në mbledhjen e sotme shqyrtim dhe vendosi miratimin e raportin vjetor të mbikëqyrjes së vitit 2014 dhe politikën e Auditimit të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu u miratuan edhe aktet rregullatore “Për funksionimin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë”.

  • Largohet përfaqësuesja e Athinës
    Shqipëria drejt një vendi në FMN

    Shqipëria mund të fitojë një vend në FMN. Gazeta greke To Vima shkruan se përfaqësuesja e Athinës, Elena Panariti ka dhënë dorëheqjen pas presioneve të shumta nga ana e kryeministrit aktual Aleksis Tsipras dhe qeverisë që ai përfaqëson. Përfaqësuesi i Greqisë në FMN mban postin e nën drejtorit ekzekutiv që zgjidhet nga Italia. Vetë Italia në përfaqëson vendet e Greqisë, Portugalisë, Maltës, Shqipërisë dhe San Marinos.  VIDEO

  • Gulf Albania prezanton Gulf Club
    Taxi, karta që shpërblen taksistët

    Një tjetër projekt inovativ është prezantuar sot për të gjithë taksistët shqiptarë nga Gulf Albania. Bëhet fjalë për kartën Gulf Club Taxi. Prej ditës së nesërme të gjithë taksistët do të përfitojnë shërbime të reja dhe ulje ccmimi për karburantin falë kartës Gulf Club Taxi. Projekti vjen falë bashkëpunimit të Gulf Albania me shoqatën e taksive.  VIDEO

  • TAP, Shqipëria nis përgatitjet  
      për Master-Planin e Gazit

    Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka autorizuar fillimin për përgatitjen e Master-Planit të Gazi për Shqipërinë dhe një Plan-Projekt identifikimi, me financim të Komisionit Evropian me vlerë 1,1 milionë euro, që duhet të përfundojë në nëntor 2016.

  • INSTAT: 69% e bizneseve 
    shqiptare me 1 të punësua

    Ekonomia shqiptare dominohet tërësisht nga sipërmarrjet me nga 1 në 4 të punësuar (rreth 90% e totalit), ndërkohë që aktiviteti dominues është ai i hotelerisë, bareve, restoranteve e tregtisë me pakicë.

  • Tregtia dhe shërbimet kryesojnë
    listën e ndërmarrjeve aktive

    Gjatë vitit 2014 në të gjithë vendin numëroheshin 112.537 ndërmarrje me aktivitet ekonomik, krahasuar me 111.083 që ishin gjatë 2013, ndërsa në gjithë vendin vjet ishin 124,508 njësi lokale aktive, njoftoi sot INSTAT.

  • Si do përdoret kredia e BB,Sayed:
    Të shmanget ulja e shpenzimeve 

    “Financimi i BB nuk është borxh shtesë. Ai synon të financojë reformat kyçe dhe prioritetet që janë në linjë me aspiratat e zhvillimit të Shqipërisë dhe kontributin në rritjen ekonomike”, pohon Tahseen Sayed, Përfaqësuese e përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri në një intervistë.

  • Ahmetaj prezanton masat e sezonit
    turistik: Fokus pastrimi dhe siguria

    Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot planin e tij të masave për sezonin e ri turistik në vend. Nga ishulli i Sazanit, ministri Ahmetaj tha se plani do të nisë me pastrimin e plazheve publike, por një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rendit publik dhe shërbimit shëndetësor.

  • Autostrada Durrës-Nish, Rama
    e Vuçiç firmosin për ndërtimin

    Brenda dy javësh, kryeministri Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiç pritet të nënshkruajnë protokollin për ndërtimin e autostradës Durrës-Nish, e cila kalon nëpër Prishtinë.

  • Mielli ne fabriken e kandidatit te PD
    me aflatoksine, MB: S'ka kompromis

    Përmbajte të lartë aflatoksine, ky ishte rezultati i analizave të ISUV për 100 ton miell të gjetura në magazinat e subjektit Agroblend sh.p.k në Vorë. Këto rezultate konfirmohen edhe nga Ministria e Bujqësisë e cila pezulloi aktivitetin e këtij subjekti me përfaqësuese Hava Ismailin dhe vendosi masën administrative gjobë në vlerën 400.000 lekë.  VIDEO

  • Euromoney: Shqipëria 6 pozicione
    më mirë, rrezik nga Greqia e Italia

    Shqipëria është përmirësuar gjashtë pozicione në renditen e vendeve sipas rrezikut, që nga 2014, duke arritur në të 103-n, nga 186 shtete, sipas vlerësimit publikuar të Euromoney, një institucion ky i njohur për vlerësimet që u jep bankave.

  • Projektet Ballkanike, BE financon
     11 autostrada dhe hekurudha

    Lista e propozimeve per të cilat kane rëne dakort 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ka 11 projekte prioritare që duhet të përfundojnë deri në 2030. Ato ndërlidhin vendet e rajonit si dhe janë zgjatime me koridoret e BE-së.  VIDEO

  • ALUIZNI: 580 legalizime në Elbasan

    Gazeta Shqiptarja.com publikon emrat e 580 personave të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin ne qytetin e Elbasanit.

  • Tregtia e jasthme/ Prill, raporti:
    Eksportet bien me 10%, importet 2%

    Në Prill 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekë (afërisht 200 mmilionë dollarë), me rënie prej 10,0% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Cilat jane vendet ku shesim dhe blejme me shume, partneret kryesore tregtare dhe grupmallrat e tregtise se jashtme. 

  • MF:Gati 14 mld lekë për shlyerjen
    e borxhit ndaj bizneseve e individëve

    Qeveria shqiptare në muajin shkurt 2014, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 50, datë 05.02.2014, miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura e të planit të veprimit ndaj biznesit dhe individëve. Në kuadër të strategjisë, deri më datë 25 maj 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

  • Kryeministri serb Vuçiç: Do të
    reduktojmë varësinë nga gazi rus

    Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar vartësinë nga gazi rus, duke shtuar një gazsjellës të mbështetur nga Amerika, i cili do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv