Ekonomi

  • Arriti në 145.478 numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë 3-mujorit të parë, ku qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës regjistruan numrin më të madh të punëkërkuesve, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar, 13,3 %.
  • Skanimi në dogana, pakt me 
     “Rapiscan” për ulje çmimi

    Tarifa që bizneset do të paguajnë për skanimin e kontenierëve në dogana nuk do të jetë 39 euro për deklaratë, por do të ulet. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi të martën marrëveshjen e arritur me mirëkuptim me kompaninë që ka me koncension shërbimin e skanimit të kontenierëve në dogana “Rapiscan System”, e cila, tha ai, bën të mundur uljen e tarifave dhe kostove për sipërmarrjen.  VIDEO

  • Standard & Poor’s: Greqia mund
    të shpallë falimentimin këtë javë 
    Juncker:Tsipras të shpjegojë votën "JO"

    Agjencia e vlerësimit të ekonomisë Standard & Poor’s ka publikuar një raport lidhur me krizën e thellë në të cilën ndodhet Greqia duke theksuar se ajo mund të shpallë falimentin këtë javë.Standard Poor’s shton se Greqia po shkon drejt një recesioni të thellë sdhe ajo mund të shpallë falimentin si pasojë e pagesës ndaj borxhit.

  • Ndikimi i krizes greke ne ekonomine
    tone, Nishani takon kreun e BSH

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me situatën bankare dhe krizën financiare pas referendumit në Greqi.

  • Cani: "Pakt" për koncensionin e 
    shërbimit të skanimit në doganë

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka paraqitur projektligjin për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes për dhënien me koncension të shërbimit të skanimit të kontenierëve në dogana, miratuar në vitin 2013. Ky koncesion u kundërshtua nga biznesit për shkak të tarifave të larta. Cani u shpreh gjatë diskutimeve në komision se, negociatat me kompaninë nuk shkuan mirë por çështja u zgjidh para se Gjykata e Arbitrazhit të shprehej.  VIDEO

  • Financimet/ Qeveria nënshkruan 
     6 marrëveshje me Gjermaninë

    Shqipëria me Gjermaninë ka nënshkruar sot 6 marrëveshje ekonomike financiare që kapin vlerën e 118 milion eurosh.Ambasadori gjjerman i akredituar në Shqipëri Hoffman së bashku me ministrin e financave Shkëlqim Canin atë të ekonomisë Ahmetaj dhe Zëvendës Kryeministrin Peleshi nënshkruan marrëveshjet.

  • Dixhitalizimi i AKBN-së, Dervishi:
    Janë evidentuar shumë shkelje

    Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve të Autoritetit kombëtarë të Burimeve Njerëzore ka qenë kryefjala e konferencës për mediat të kreut të këtij institucioni, Dael Dervishi. Sipas Dervishit, dixhitalizimi është pozitiv jo vetëm për institucionin që ai drejton , por edhe për të gjitha kompanitë në vend të cilat ushtrojnë aktivitetin në fushën energjetike.  VIDEO

  • Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare:
    Rriten primet e sigurimit vullneta

    Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – maj 2015 arritën mbi 2,169 milionë lekë, ose 6.33% më shumë se në periudhën janar – maj 2014. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 9.96% krahasuar me 5 mujorin e 2014.

  • Gjermeni: Draft i i ri në qeveri për të
    pastrehët, ja projekti që miratohet

    Intervista/ Ministria e Zhvillimit urban do të shpenzojë 6.5 milionë dollarë për strehimin e 215 familjeve në 2015, ndërkohë që po studiohet mundësia për blerjen e apartamenteve me çmim të lirë nga ndërtuesit për këtë qëllim. "Po punohet me ekspertet e Kombeve te Bashkuara per strategjine".

  • TAP/ Kontratat, si do veprohet
    me pronarët kur  blihet trualli

    Me një shumë të përllogaritur që i kalon një miliard Eurot, TAP-i pritet të jetë investimi i huaj direkt më i madh në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të gjenerojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore, por dhe duke gazifikuar vendin.

  • Cani me homologun kosovar
    avancim për tregje të unifikuara 

    Ministri i financave Cani u takua me homologun nga Kosova Abdullah Hoti në një analizë të punës së dy ministrive për marrëveshjet e arritura në fushën tregëtare. Në fokus ishte heqja e barrieve mes dy vendeve, ndërkohë u vendos që të njiihen të gjitha certifikatat e mallrave të import- eksoportit.  VIDEO

  • Sejko takon Rokanas: Mbështesim
    bankat me kapital grek në Shqipëri

    Guvernatori Sejko siguroi Ambasadorin grek Rokanas se  Banka e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje të plotë për bankat me kapital grek dhe theksoi se zgjidhja e krizës greke është në të mirë të të dyja vendeve. Këto, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Sejko i ka diskutuar me ambasadorin grek në Shqipëri në një takim të zhvilluar dje në ambientet e bankës.

  • TAP nis punimet në Shqipëri
    Rama: Sjell 1 mld € në 20 vite

    Kanë nisur sot në qytetin e Çorovodës punimet për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-­it. Punimet janë  përuruar nga Kryeministri Edi Rama i cili theksoi se Shqipëria përfiton 1 mld euro në 20 vitet në vijim nga ky projekt në mënyrë direkte, por këtu nuk janë llogaritur edhe të ardhura të tjera nga investimet zinxhirë.  VIDEO

  • Analizë,5-mujori: Rriten importet
     për lëndë të parë për industritë 

    Në 5 muajt e parë janar-maj te ketij viti u shënua rritje e kosniderueshme për disa grup-mallrash që tregojnë një tendencë zhvillimit të disa lloj investimesh të huaja dhe industritë prodhuese vendase edhe pse pësuan në total rënie me 1,2% si pasojë e efektit që dha mos importimi i energjisë elektrike, që ka zënë përherë peshë jo të vogël si dhe disa produkte, të cilat po prodhohen në vend.

  • BE garanton financimin për linjën e
    interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni

    Bashkimi Evropian garanton mbështetjen financiare për projektin e ndërtimit të linjës elektrike të interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kjo u konfirmua gjatë takimit të mbajtur dje në Vienë mes ministrave të energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. 

  • AMC përgatitet të bëhet “T”, merr
    identitetin e Deutsche Telekom

    Në ditët e ardhshme, Albanian Mobile Communications do të zbulojë një identitet të ri të korporatës, duke shndërruar plotësisht mënyrën e prezantimit të saj, si dhe duke përmirësuar eksperiencën që u ofron abonentëve.

  • Klosi takim me përfaqësues të
    biznesit: Vazhdoj projektet e Veliajt

    Taksat e larta dhe politikat fiskale që ndjek vendi ynë për biznesin ishin fokusi i takimit të sotëm të ministrit Blendi Klosi me bizneset. Ministry edhe njëherë ka theksuar se se ai po punon fort për të çuar deri në fund projektet e nisura nga Erion Veliaj si dhe për të mbajtur premtimin e 300 mijë vendeve të punës.  VIDEO

  • Koncensionet,debate në Komisionin
    e Ekonomisë,PD:Po lejoni evazionin 

    Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë janë shoqëruar nga tone të larta, veçanërisht diskutimet mbi projektligjin “Për disa ndryshime për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat”. Në prezencë të Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Turizmit, Arben Ahmetaj palët kanë hedhur akuza se po i jepen privatëve shërbime që mund ti kryente vetë shteti.  VIDEO

  • Kriza në shtetin fqinj, Sejko: Kemi 
    bllokuar transfertat drejt Greqisë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Bledar Sejko duke folur për ndikime e krizës greke në vendin tonë thotë se, kriza nuk prek sistemin bankar. Sejko u shpreh se, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri me filial mëmë në Greqi përbëjnë vetëm 15% të kapitalit të sistemit bankar në vend. “Sistemi bankar shqiptar nuk është i ekspozuar si ndaj sektorit publik grek apo sipërmarrësve grekë. Nuk ndikojnë as në mënyrë të drejtpërdrejt as në mënyrë të tërthortë. Në çdo rast jemi të gatshëm të marrim të gjitha hapat e nevojshme për të garantuar stabilitet financiar dhe ekonomike të vendit”, tha guvernatori.  VIDEO

  • Në 3 korrik, TAP nis punimet
    për rrugët dhe urat në Shqipëri

    Në datën 3 korrik në qytetin e Çorovodës do të përurohet çelja e punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), ku pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të Qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv