Ekonomi
-
Çmimi i naftës bruto WTI (West Texas Intermediate) vijon të ulet në tregjet botërore. Ditën e premte ajo po kuotohet nën nivelin e 59 dollarëve, ndërkohë që një ditë më parë ra nën 60 dollarë, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta që nga viti 2009.
New Jork, rënie rekord e çmimit të naftës, një fuçi ka zbritur nën 60 $ 12 Dhjetor 2014, 17:27 -
Korrupsioni, Kompania e Fahri
12 Dhjetor 2014, 17:26
Balliut “shpëlau” 1.4 mln € në 20121.4 milionë euro janë transferuar gjatë vitit 2012 nga një kompani e mirënjohur austriake që operonte në Shqipëri, te një kompani misterioze nga Qiproja: “Windforce Estate Limited”, e cila ishte në pronësi të një kompanie tjetër “guackë”, e regjistruar në Ishujt Marshall. Pronësia më vonë është bartur te punonjësit e një zyre ligjore qipriote.
Autostrada Fier-Vlorë, ja ku shkuan 1.4 mln € të paguara nga austriakët -
Aksioni ndaj vjedhjes së energjisë
12 Dhjetor 2014, 14:00
Gjiknuri: Arkëtimet u rritën me 48 %Muaji i parë i aksionit të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, ka rritur arkëtimet me 48 përqin, ose përkthyer ndryshe, me 4.38 miliardë lekë. Kjo shifër është bërë publike nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, e cila i referohet krahasimit me nëntorin e një viti më parë. “Brenda prillit shlyhen faturat e KESH dhe borxhi ndaj HEC-eve private”. VIDEO
-
Raporti i KE: Shqipëria e "kalon
12 Dhjetor 2014, 08:10
klasën” në vitin 2014 për ekonominëKomisioni Evropian ka dhënë një notë kryesisht pozitive për përpjekjet e qeverisë shqiptare gjatë vitit në vazhdim në zbatimin e kritereve ekonomike, për të cilat është dakord në procesin e integrimit në BE. Sipas Direktoratit të Komisionit Evropian për Ekonominë e Financat, sa u përket kritereve ekonomike, Shqipëria rezulton të ketë bërë hapa progresi drejt kthimit në një ekonomi funksionale tregu
-
New Jork, rënie rekord e çmimit të
11 Dhjetor 2014, 22:31
naftës, një fuçi ka zbritur nën 60 $Rënie rekord e çmimit të naftës në bursën e New York-ut ku çmimi i një fuçie naftë ka zbritur nën 60 dollarë, për herë të parë në 5 vjet.
-
Braçe: Berisha favorizoi 5 kompani
11 Dhjetor 2014, 17:31
në mbledhjen e borxheve të këqijaDeputeti i Partisë Socialiste, njëherësh Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe gjatë seancës plenare të ditës së sotme, akuzoi qeverinë paraardhëse dhe më konkretisht ish-kryeministrin Sali Berisha se ka favorizuar kompani private në mbledhjen e borxheve të këqija, si pasojë e mospagesave të energjisë elektrike.
Fjala e deputetit Erjon Braçe në seancën parlamentare -
Mbyllet pa lavdi Bursa e Tiranës
11 Dhjetor 2014, 16:32
s'listohet asnjë kompani në 12 vjetBursa e Tiranës është mbyllur përfundimisht, pa listuar asnjë kompani dhe pa tregtuar asgjë aksion gjatë gjithë jetës së saj prej 12 vitesh, duke dështuar në objektin e saj, atij të krijimi të një tregu kapitalesh në Shqipëri.
-
KESH nis shlyerjen e borxheve
11 Dhjetor 2014, 12:26
I paguan 11 mln dollarë HEC-eveQeveria ka marrë masat për të përmbushur angazhimin e saj për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj prodhuesve privat të energjisë elektrike. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka filluar likujdimin e një pjese të pagesave të prapambetura të HEC-eve.
-
Financat shlyejnë 100% detyrimet e
11 Dhjetor 2014, 08:00
prapambetura, parashikuar në buxhetMinistria e Financave njoftoi dje se ka shlyer të gjithë shumën e parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë vit, në zërin e detyrimeve të prapambetura. Deri më datë 5 dhjetor, ministria ka alokuar rreth 35 miliardë lekë detyrime të prapambetura.
-
Konvertimi i borxhit, Gaiani: Projekt
10 Dhjetor 2014, 18:34
për strehim e fëmijëve në vështirësiSHKODER/ Shqipëria dhe Italia kanë nisur zbatimin e programit të konvertimit të borxhit, i cili konsiston në implementimin e projektit “Shtëpi – familje e re për të strehuar fëmijët në vështirësi pranë qendrës së fëmijëve Shkodër.
-
INSTAT: Në 2014 janë 78 844 më
10 Dhjetor 2014, 16:28
shumë të punësuar se në 2013
INSTAT: Punësimi u rrit me 3.7 %
PDF/Anketa e plotë e Forcave te PunësSa i përket punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 milionë e 43 mijë e 58 persona, ndësa të papunë rezultojnë 219 mijë e 585 vetë. Në bazë të të dhenave të punësimit në Shqipëri, 32,4 % e të rinjve të moshës 15-29 vjeç janë të papunë, ndërsa për moshën 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %. VIDEO
-
Gjiknuri: Do të mbyllim “dritaren
10 Dhjetor 2014, 14:15
abuzive” me energjinë elektrikeMinistri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri garantoi sot se reformat që kanë nisur në një vit në sektorin energjetik po ndihmojnë në eleminimin e fenomenit të korrupsionit në Shqipëri. “Ne do të krijojmë në janar Regjistrin elektronik të koncensioneve, ku kushdo mund të monitorojë zbatimin e kontratave”, tha ai gjatë Forumit kundër korrupsionit, që po mbahet sot në Tiranë.
-
Ratifikohet marrëveshja me BE-në
10 Dhjetor 2014, 13:52
për modernizim e sistemit doganoKomisioni për Integrimin Europian ratifikoi të mërkurën marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Doganat 2020”.
-
Cani: Të ardhurat shtesë në buxhet nga
10 Dhjetor 2014, 13:11
tatimet e doganat 14.4 % më të lartaMinistri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se të ardhurat shtesë në buxhet nga tatiemt dhe doganat edhe si rezultat i luftës ndaj korrupsionit për periudhën 11 mujore të vitit 2014 janë 14.4 % ose 29.7 mililard lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2013. Në forumin kombëtar kundër korrupsionit, ministri Cani në fjalën e tij, parashtroi masat e marra nga 2 instituconet kryesore nga 16 gjithsej në varësi të dikasterit që ai drejton që mision kanë luftën ndaj korrupsionit.
-
INSTAT: Në tremujorin e tretë të
10 Dhjetor 2014, 11:45
2014, punësimi u rrit me 3.7 %
PDF/Anketa e plotë e Forcave te PunësNumri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë të këtij vitit është rritur me 3.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konstatimi vjen nga Instituti i Statistikave, i cili ka publikuar rezultatet e Anketës së Forcave të Punës.
-
Meta me sipërmarrës anëtarë të PE
9 Dhjetor 2014, 13:57
"Biznesi, të arrijë standartet e BE"Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një përfaqësi të sipërmarrësve shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve.
-
Qeveria i kërkon Greqisë koordinatat
9 Dhjetor 2014, 13:04
për kërkimin e naftës, asnjë përgjigjeMediat greke rikthejnë në vëmendje çështjen e kufirit detar që mban pezull marrëdhëniet politike mes Tiranës dhe Athinës prej shumë vitesh. Revista Greke “Epikarai” zbulon se Greqia ka refuzuar dy kërkesa të qeverisë shqiptare ku i kërkohen ekzekutivit grek koordinatat e sakta të kërkimeve për naftë në detin Jon e më konkretisht në veriperëndim të Korfuzit. VIDEO
-
INSTAT: Inflacioni në nëntor, 1.7 %
9 Dhjetor 2014, 12:45
PDF - Raporti i publikuar nga INSTATInstituti i Statistikave njoftoi se në muajin nëntor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1.7%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1%. Inflacioni vijon kështu të nbetet për një kohë të gjatë nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh, çka shpreh konsum dhe kërkesë të reduktuar.
-
Miratohet huaja nga IBRD, Bejtja:
9 Dhjetor 2014, 11:37
"Në '16 të gjithë me matës energjie"Brenda viti 2016 çdo familje do të këtë matës të energjisë elektrike. Do të jënë 300 mijë matësa që do të vendosen në ato familje që s'kanë apo edhe në ato që kanë probleme me matësin e tyre. VIDEO
-
Braçe: Guvernatori, vullnet i
9 Dhjetor 2014, 11:21
Nishanit, Kuvendi drejt rrëzimitKreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe thotë se guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të zgjidhet me mirëkuptim mes institucioneve dhe se vullneti individual nuk i shërben askujt. Në këtë kontekst deputeti socialist i referohet procedurës së ndjekur deri më tani e cila u finalizua së fundi me dekretin e Presidentit Bujar Nishani për emrin e Gent Sejkos në krye të BSH-së. VIDEO
Propozimi i Nishanit për Guvernator të BSH, asnjë vendim nga shumica
Kreu i BSH në media ndërkombëtare “Sejko, më i vlerësuari nga Nishani”
Nishani dekreton Gent Sejkon në postin e Guvernatorit të BSH
Profil/ Karriera e kandidatit për BSH