Lajme nga emisionet
-
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për SPAK, të cilëve i thotë që të hetojnë Sali Berishën, politikanët e tjerë si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në një intervistë për "Sot live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu duke thënë se SPAK është institucion sekret dhe hetimet fillojnë vetëm nëse bën denoncim FBI amerikane.
11 Maj 2022, 12:37 -
Robert Aliaj: Kënga e Ronelës skandaloze, kishte vetëm ulërima! Performanca e denjë për club striptizmi! Paraqitja më e dobët që kemi pasur në Eurovision
11 Maj 2022, 12:15Performanca e këngëtares Ronela Hajati, ishte paraqitja me e dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në Eurovision. Kështu thotë artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj Dragot, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat mbi paraqitjen e këngëtares mbrëmjen e kaluar, e cila nuk arriti as të paraqitej në finale
-
Kryetari i ri i PD-së, Agim Baçi: Me Berishën s’ka garë, proces farsë! Boçi: Nuk është faji i tij që s’e sfidojnë! Presidenti i ri? Alibeaj po thellon çarjen e partisë, i shërben Ramës
10 Maj 2022, 20:00Më 22 maj Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjen e kryetarit të ri, por në garë është vetëm Sali Berisha i cili do të përballet me Ibsen Elezin. Publicisti Agim Baçi thotë në Report Tv se përballë Berishës nuk ka garë, madje sipas tij do ishte më e ndershme që Këshilli Kombëtar me datë 30 prill ta kishte shpallur kryetar të Partisë Demokratike, sesa të çojnë demokratët në një proces fasadë.
-
Pa Gjurmë/ Zhduket 21-vjeçari nga Kuçova, numri telefonit zbulon vendndodhjen e tij
10 Maj 2022, 18:26Edison Bako është 21-vjeçari i cili rezuton i humbur që prej 5 shkurtit të 2022. I riu nga Kuçova ndodhej në shtetin gjerman që prej fillimit të muajit tetor të një viti më parë. Në një lidhje live e motra Mimoza Bako tha se kur foli për herë të fundit me vëllanë ai i kishte pohuar se po tentonte të kalonte ilegalisht drejt Anglisë, aty ku ndodheshin edhe shokët e tij.
-
’Pa Gjurmë’ i gjen vajzën gruas në Gjirokastër: Më la në jetimore, përfundova e trafikuar
10 Maj 2022, 18:09Bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës, ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjen vajzën 63-vjeçares Ferasete Dervishi. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion fotot edhe një video të zonjës, e cila nuk mbante mend shumë të dhëna rreth të shkuarës. Pasi zbuloi certifikatën familjare të Ferasetes, stafi mësoi se ajo ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve të bëra ’Pa Gjurmë’ arrin të vihet në kontakt me një nga vajzat Antoneta Mesiti, e cila foli për historinë e nënës së saj.
-
Përgjigja e Krajës për Ramën, Yzeiri në Report Tv: Fyese, SPAK mund të nisë hetimet edhe në bazë të indicieve! Ka dosje për Berishën
10 Maj 2022, 18:02Për analistin Ilir Yzeiri, përgjigja e Arben Krajës kundrejt kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi llogari se përse SPAK nuk ka nisur hetimet ndaj Berishës, ishte fyese. I ftuar në Report Tv, Yzeriri thotë se Rama nuk foli si kryeministër i Shqipërisë, madje as nuk ndërhyri as në punët e SPAK, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi kërkoi që të dijë nëse Berisha është apo jo kriminel i vrasjeve të 21 janarit dhe Gërdecit.
-
'Jeta juaj vlen', trajneri shqiptar në Kinë tregon incidentin kur harroi kokoren: S'më vunë gjoba, qëllimi i tyre ndërgjegjësimi
10 Maj 2022, 12:58Ergys Luga, një trajner futbolli në Kinë ka treguar për Report Tv sesi policia në Guangzhou qytetin ku jeton, ka për qëllim jo të ndëshkojë me gjobë shkelësit e rregullave të qarkullimit, por të ndërgjegjësojë.
-
Zaloshnja: 60% e demokratëve me Berishën, 20% me Alibeajn, 20% me asnjërin! Zgjedhja e presidentit, manovër e Ramës për të përçarë edhe më shumë demokratët
10 Maj 2022, 12:38Analisti, Eduard Zaloshnja tha se kjo për1#arje e grupit parlamentar është reflektuar edhe në elektoratin e djathtë. Nga sondazhet, thotë Zaloshnja, është kontestuar një raport 6-2-2, pra që 60% janë të Berishës, 20% të Alibeajt dhe 20% nuk janë me asnjërit.
-
Loreta Berhami, në një rrëfim për jetën mes Tiranës e Gjenevës dhe historinë e bukur të dashurisë: Si u njoha me bashkëshortin argjentinas
10 Maj 2022, 11:21Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, Loreta Berhami rrëfeu historinë e saj të dashurisë dhe na tregoi edhe njëherë bukurinë e gjërave që ndodhin krejt rastësisht.
-
Iu bashkua Këshillit Kombëtar, Murrizi në ‘5 pyetjet’: Erdhi PD te unë! Bashkimi 100% i demokratëve s’do të ndodhë! Gjykata t’i jap vulën Alibeajt, ne kemi votat
9 Maj 2022, 22:16Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Muslim Murrizi është skeptik për bashkimin e demokratëve, ndonëse prej kohësh kjo ka qenë kryefjalë e zhvillimeve më të fundit në selinë blu.
-
-
Deklarata e Ramës për SPAK, Bushka: S'është sulm, por thirrje për përgjegjshmëri! Dvorani? S'u mor në mbrojtje, shembull që drejtësia është e njëanshme
9 Maj 2022, 21:17Akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se nuk janë sulme, siç mund të jenë interpretuar, por thirrje për më shumë përgjegjësi nga organet e drejtësë së re. E ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, të gazetarit Ilir Babaramo, Bushka tha se synimi i Ramës ishte një thirrje ndaj SPAK që të mos përdor standarde të dyfishta.
-
-
SPAK hetoi Dvoranin se e kërkoi Meta, Kryemadhi-Ramës: Na vinin fotot e Dvoranit në Monaco, kur ai thoshte jam sëmurë! Zgjedhja e presidentit fasadë
9 Maj 2022, 18:32Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga Populli.
-
Aksidenti i rëndë në Tiranë, Softa: Testi i drogës nuk zgjidh problemin, njerëz të tillë kanë mbështetje nga zyrtarë, Qibini: Nuk respektohet edukata rrugore
9 Maj 2022, 13:28Të ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv ekspertët rrugore Fatjon Softa dhe Islam Qibini vendosën theksin tek fakti se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugorë.
-
Aroma e keqe e këmbëve, si ta eleminoni përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase
9 Maj 2022, 13:22Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe këshilloi disa bimë dhe receta që largojnë erën e pakëndshme të këmbëve.
-
Shmangni blerjet dhe shpenzimet e tepërta këtë javë! Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla
9 Maj 2022, 11:13Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
Çollaku në 'Repolitix': Nuk mund të marr pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi! Nuk votoj asnjë president që nuk vjen nga qendra e djathtë
5 Maj 2022, 22:33Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku nuk do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mblidhet ditën e nesërme. Kështu tha në një lidhje live me emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv.
-
Zgjedhja e presidentit të ri/ Gjokutaj e Hoxha në 'Repolitix': Nuk mund të ketë konsensus me opozitën! Klosi: Grupi parlamentar, i vetmi institucion legjitim i PD
5 Maj 2022, 21:56Negociatat për presidentin e ri dhe përplasjet në PD kanë qenë temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga.
-
Krifca në Report Tv: Bashkë me BERZH do ngremë një platformë ku do vendosim çmime ditore për disa produkte bujqësore! S’ka më grip shpendësh
5 Maj 2022, 18:54Ministrja e Bujqësisë ishte e ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitajn duke treguar se do të punojnë për të orientuar fermerët që të prodhojnë produket që kërkohen nga tregu. Frida Krifca tregoi edhe se po punojnë së bashku me BERZH për të ngritur një platformë që të vendosen çmimet ditore për produktet bujqësore, në mënyrë që të ketë transparencë ndaj fermerëve dhe tregtarëve.