Lajme nga emisionet
-
Deputetja Floida Kërpaçi në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se gjobat që janë vënë ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe deputetit Endrit Braimllari për shkelje të masave anti COVID gjatë takimeve elektorale, do të ankimohen. Kjo me arsyetimin se sipas saj janë vënë padrejtësisht.
23 Shkurt 2021, 17:57 -
Përmeti: Kandidoj në Korçë, BD merr 10 mandate në zgjedhje! Programet e 3 partive të parealizueshme! Kush shkel masat anti-COVID ta lërë shown
22 Shkurt 2021, 18:39Deputeti Andi Përmeti në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit do të kandidojë në Korçë nën siglën e Bindjes Demokratike. Në të gjithë vendin Përmeti tha se BD do të marrë 10 mandate, prej të cilave 2 në Korçë
-
-
Rritja e rasteve me COVID, Rakacolli në Report Tv: Kemi ngarkesë të 'tonazhit të lartë' në spitale, s'jemi ende në imunitetin e tufës (VIDEO)
22 Shkurt 2021, 18:10Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situatën e COVID në vend, duke thënë se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps, por ka një ngarkesë të tonazhit të lartë, për shkak se rastet e të infektuarve prej më shumë se një 1 jave janë mbi një mijë në ditë.
-
Mungesa e gjyqtarëve bllokon gjykatat, Helsinki ngre alarmin: Në Gjykatën e Lartë situata më e rëndë
22 Shkurt 2021, 17:09Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptare të Helsinkut, Erida Skëndaj, në një intervistë për Report TV foli tha se të dhënat paraqiten shumë shqetësuese për sa i përket ngarkesës së madhe që kanë gjyqtarët në shqyrtimin e dosjeve
-
-
25 prilli, Felaj: Bëmë gjithçka ndryshe nga PD, në koalicion me LSI të rezervuar! Noka: Rilindja si trafikantët me 2 pasaporta (VIDEO)
19 Shkurt 2021, 21:49Në emisionin “Pa protokoll” në Report Tv po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa ka pasur debate mes Kryetares së Komisionit të Sigurisë në PS Ermonela Felajt dhe ish-deputetit të PD Flamur Nokës lidhur me mënyrën si kanë qeverisur këto parti në kohë të ndryshme.
-
Vota e emigratëve në zgjedhje/ Hyka: Jemi optimistë! Ftesë KQZ të ndiqet shembulli i Kosovës! Tasimi: Po s’u mundësua, shqiptarët të marrin avionin
19 Shkurt 2021, 19:43Anila Hyka dhe Visar Tasimi anëtarë të këshillit koordinues të diasporës në një intervistë për Report Tv janë shprehur optimistë lidhur me mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhje, duke thënë se kjo mund të bëhet realitet qoftë dhe me një projekt pilot.
-
Rituali i kafes në Shqipëri i trashëguar brez pas brezi/ Njihuni me tre zonjat që i ‘bashkoi’ kafja turke..(VIDEO)
19 Shkurt 2021, 12:14Historia e kafes në Shqipëri është shumë e hershme. Kafja turke ka mbetur si një nga pijet më të preferuara të shqiptarëve të trashëguara brez pa brezi.
-
Akuzat e Xhelal Mziut për bllokimin nga dëbora, Prefekti i Dibrës: Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike
18 Shkurt 2021, 17:12Në një lidhje direkte me Report Tv, Shehu shprehet se që prej ditës së parë të reshjeve të dëborës, janë marrë masat e nevojshme dhe se rrugët nacionale kanë qenë të hapura. Ai tha se përjashtim bënte vetëm një segment Skuraj-Burrel. Sipas Shehut, edhe rrugët rurale kanë qenë 70% të hapura ditën e parë ndërsa në ditët në vijim është bërë e mundur lirimi i tyre.
-
Tabuja e virgjërisë dhe seksit në Shqipëri/ Sociologu Tushi ngre alarmin: Problem zonat rurale, njerëzit riprodhohen në mënyrë kafshërore…(VIDEO)
18 Shkurt 2021, 11:49Edhe pse jemi në vitin 2021 virgjëria vazhdon të mbetet një tabu në Shqipëri. Të shumtë janë ata persona që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin dhe vlerat që ajo ka.Në lidhje me këtë temë është diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv me të ftuarit sociologun Gëzim Tushi dhe aktivisten e shoqërisë civile Xheni Hatillari. Sociologu Tushi shprehet se kjo është një çështje që ka qenë dhe është e diskutuar prej dekadash për shkak të kornizës morale të shoqërive të caktuara.
-
Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan
18 Shkurt 2021, 09:58Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Sipas sondazhit PS fiton mandatin e 3-të dhe ka fitore të bindshme në Tiranë, ndërsa PD njeh rritje dhe del parti e parë në Shkodër. Edhe Topalli nuk braktiset nga demokratët e Shkodrës, ndërsa Rudina Hajdari humbjet në Elbasan.
-
Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, gazetari Rusta: Në bankë ka më shumë para se sa 380 mijë eurot që iu sekuestruan nga SPAK
17 Shkurt 2021, 23:11Gazetari Arsen Rusta, i ftuar në emisionin Repolitix thotë se nga hetimet e SPAK, mjeku Prifti rezulton të ketë më shumë para në bankë, sesa vetë shuma e sekuestruara deri më tani nga prokuroria e posaçme.
-
-
‘Do vaksinojmë personalitete të moshuar’ Nikolla: Në listë emri i Kadaresë! Bejtaj: Mendova se isha dhe unë, kam dhënë kontribut si deputet, ministër e mjek (VIDEO)
17 Shkurt 2021, 22:54Deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga “Air Albania’ se në vaksinimin e të moshuarve kundër COVID do të jenë edhe personalitete ka nxitur debat mes të ftuarve më emisionin “Repolitix” ne Report Tv. Zv.ministri i Shëndetësisë, Alber Nikolla tha se në listë të jetë edhe emri i shkrimtarit Ismail Kadare dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të fort në fushën kulturore, politike dhe sportive të vendit.
-
Nikolla: S'do kemi mbyllje pavarësisht rritjeve të të infektuarve! Të shëruarit dhe vaksinimi do e 'frenojë'! Mjeku Pecnikaj: Mos na fyeni inteligjencën (VIDEO)
17 Shkurt 2021, 21:53Shifrat e larta të të infektuarve si dhe viktimat si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, kanë hapur debat në studion e Repolitix mbrëmjen e sotme mes të ftuarve. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla thotë se pavarësisht këtyre statistikave, kjo nuk do ta çojë vendin në skenarin e tretë, atë të mbylljes totale. Sipas tij, numri i të lartë i të shëruarve si dhe vijimi i procesit të vaksinimit e lehtëson disi situatën.
-
Regjistroi PSD-në në KQZ, Engjëll Bejtaj sqaron rolin e tij: Tom Doshi është kryetar, firma ime formalitet deri në zyrtarizmin e tij nga gjykata
17 Shkurt 2021, 21:33Engjëll Bejtaj kryetari në detyrë i PSD-së tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se në fakt Tom Doshi është kryetar i kësaj partie pasi ai me vendim gjykate më 4 shkurt 2021 është njohur si i tillë, por vendimi i gjykatës nuk është publikuar ende në fletoren zyrtare pasi kërkon 2 javë. Për këtë arsye tha Bejtaj në KQZ partia u regjistrua në emër të tij.
-
Kulluri në Report Tv: Nëse Basha humb zgjedhjet të mos dalë më nga shtëpia! Është një kostum bosh pa substancë e bindje politike, s'bën për kryeministër
17 Shkurt 2021, 20:11Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, një nga kritikuesit më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se nëse Basha humb edhe zgjedhjet e 25 prillit ai nuk duhet të dalë më nga shtëpia dhe as mos ta çojë ndërmend që të shfaqet fizikisht në PD.
-
Speciale/Fitorja historike e Vetëvendosjes, qytetarët presin drejtësi dhe punësim! Sfidat e qeverisë Kurti dhe dilema e Presidentit të ardhshëm
17 Shkurt 2021, 18:21Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë prodhuan rezultate historike, fitoren më të thellë të një partie politike dhe rënien e madhe të LDK. Ekipi i Report TV për dy ditë me rradhë ishte aty për të ndjekur nga afër zhvillimet me raportime orë pas ore, për të dhënë gjithmonë lajmin e fundit.
-
Dëbora në Dibër, Mizu për Report Tv: Më shumë se gjysma e fshatrave të bllokuara, qytetarët po hapin vetë rrugët! Ka nevojë për ndihmë humanitare
17 Shkurt 2021, 18:11Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu në një lidhje skype për Report Tv ka treguar gjendjen e vështirë që përballen shumica e fshatrave në këtë qark pasi rrugët janë të bllokuara nga dëbora duke izoluar banorët.
