Lajme nga emisionet
-
Të jesh tifoz i një skuadre ndonjëherë shkon deri jashtë pritshmërive të gjithësecilit. Ky është edhe rasti i gazetarit Erti Kristo, I cili si tifoz I zjarrtë I skuadrës së ‘ Tironës’ shkoi në stadium bashkë me djalin e tij 10-ditësh për të bërë foton e parë.
17 Mars 2021, 11:00 -
Sondazhi i katërt i Piepolit në Report Tv/ PS merr mandatin e 3-të, opozita së bashku nuk arrin shumicën! Rritet PD me aleatët, LSI përgjysmohet nga 2017
17 Mars 2021, 09:58Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, pasqyruan sot në mbrëmje rezultatet e sondazhit të katërt për zgjedhjet e 25 prillit. PS merr fitore në Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, ndërsa PD mban Dibrën, Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën. Nga ana tjetër LSI-ja është përgjysmuar krahasuar me 2017
-
-
Programi ekonomik i PS, Denaj në 'Repolitix': Të ardhurat rriten me luftimin e informalitetit te biznesi i mesëm dhe i madh, jo me taksimin e pagës minimale
16 Mars 2021, 22:24Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se për të rritur të ardhurat në buxhet duhet që të luftohet informaliteti dhe evazioni fiskal tek biznesi i mesëm dhe i madh dhe jo të taksohen më shumë rrogat e shqiptarëve. Ministrja Denaj foli edhe për emigrantët duke thënë se qeveria ka vendosur bonus prej 5 mln euro për këdo që do të vinte në Shqipëri dhe të niste një sipërmarrje, pasi në fokus nuk është vetëm zhvillimi por dhe investimi i dijeve dhe kulturës së tyre të biznesit.
-
Pezullimi i AstraZenecës në Itali, mjeku Albert Troci për Report Tv: Është zgjedhje politike, jo shkencore! S'ka prova se vaksina shkakton trompozë
16 Mars 2021, 19:30Në Itali momentalisht është pezulluar procesi i vaksinimit me AstraZenecën. Mjeku shqiptar Albert Troci i cili punon në Itali, në një intervistë për Report Tv, tha se ky pezullim ishte një goditje shumë e fortë në këtë proces, ndërkohë që shtoi se kjo zgjedhje ka qenë politike, më tepër se e bazuar në shkencë
-
Maliqi në Report Tv: Basha në qeveri bashkë me Kryemadhin! Mbaj premtimet, ndryshe do të kesh probleme!
16 Mars 2021, 18:58Deputeti Lefter Maliqi shprehet i bindur se rrotacioni politik më 25 prill do të ndodhë. Në një intervistë për Report Tv, Lefter Maliqi i cili kandidon në Qarkun e Beratit në siglën e LSI-së ku është renditur i fundit, tha se këtë gjë e ka kërkuar vetë dhe shton se do të dalë deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Mbështetjen për emrin tij, Maliqi e sheh edhe tek të majtët që sipas tij janë të zhgënjyer nga PS-ja
-
Bushka në Report Tv: Dhuna në Elbasan sporadike, opozita nuk fiton vota me presione! Deklarata kërcënuese të Metës, për fushatë elektorale
16 Mars 2021, 17:50Kandidatja e PS për Tiranë, Klotilda Bushka (Ferhati) ka komentuar dhunën e zhvilluar në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS si një rast sporadik me të cilin opozita shpreson se mund të arrijë fitore, por pa ndikim në fushatë.Përplasja te zyrat e FRD dhe deklaratat kërcënuese të presidentit Ilir Meta kundër qeverisë, për Bushkën tashmë tregojnë qartë se ai është jashtë rolit të tij dhe i renditur qartë në krah të opozitës.
-
Variantet e reja të COVID-19/ Cilat janë pasojat afatgjata në shëndet dhe organet që preken më shumë
16 Mars 2021, 14:22Në një intervistë në '' Rreze Dielli”, famacistja dhe pedagogia Erina Hilaj dha më tepër informacion për variantet e reja të Covid-19 dhe pasojat afatgjatë për të prekurit nga ky virus.
-
Mesila Doda 'justifikon' Metën: Ka thënë mos prisni president në normalitet në momente të jashtëzakonshme! Dhuna në Elbasan shenjë e keqe, Rama s'ka shpresë të fitojë
15 Mars 2021, 22:48Dhuna e ushtruar në Elbasan në Ditën e Verës sipas kandidates së PDIU Mesila Dodës, e treta në listën e Tiranës, është një shenjë e keqe që tregon se kryeministri Edi Rama e ka humbur toruan dhe se nuk ka shpresë që do të fitojë më 25 prill.
-
Përplasja e Metës te zyrat e FRD, Gjonaj: E papranueshme, veproi jashtë rolit të tij! Vettingu mbaron në qershor 2022, opozita se minon dot më drejtësinë
15 Mars 2021, 21:39Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar përplasjen e presidenti Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake në zyrat e FRD pak ditë më parë si një sjellje të papranueshme dhe jashtë rolit të tij. Ajo foli edhe për reformën në drejtësi duke thënë se tashmë është e pakthyeshëm dhe se opozita nuk mund ta minojë dot më këtë proces.
-
25 prilli/Belind Këlliçi: Rama në panik, provokon tensione për të krijuar destabilizim dhe trembur elektoratin gri
15 Mars 2021, 21:30Gjatë intervistës për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Belind Këlliçi u shpreh se këto tentativa tensionimi do të provokohen nga qeveria, pasi sipas tij Rama e di që më 25 prill do i vijë fundi.
-
Drejtoresha e programit të vaksinimit: Të infektuarit pas vaksinës COVID si Pipero, kanë qenë të prekur më parë
15 Mars 2021, 19:259 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të vijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj në një interviste për Report Tv ka deklaruar se në vijim pritet të vijnë doza të tjera, si nga Pfizer ashtu dhe nga Astrazeneca. Sipas saj në mes të prillit nga Astrazeneca vijnë 60 mijë doza të tjera.
-
Përplasjet e Metës te zyrat e FRD, Silva Caka në Report Tv: Mbrojti një padrejtësi që po ndodhte! Nëse ka dhunë në fushatë, jo për faj të opozitës
15 Mars 2021, 17:25Kandidatja e LSI për Tiranën, Silva Caka ka mbrojtur reagimin e presidentit Ilir Meta në përplasjet e ndodhura te zyrat e FRD-së, duke thënë se ai ka qenë në mbrojtje ndaj padrejtësive që po bëhen nga kjo qeveri. Caka madje nuk përjashton dhunën gjatë fushatës duke thënë se nëse kjo përshkallëzohet nuk do të jetë për faj të opozitës.
-
Transformimi befasues / Juristi që vuante nga mbipesha dhe humbi 42 kg: Ja si u ktheva në formë (VIDEO)
15 Mars 2021, 14:18Jetesa e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik e bën juristin Andi Boja që të shkonte drejt obezitetit. Por shpejt ai vendosi që të ndryshonte mënyrën e tij të jetesës, duke humbur plot 42 kilogramë.
-
Kaloi te LSI, Joka për Report TV: PS po bën lojë të pisët, po përgatisim kallëzimin penal se po blejnë votat në Tiranë
15 Mars 2021, 13:55LSI-ja po përgatit kallëzim penal për PS-në, sipas së cilëve po vjedh votat e qytetarëve. Lajmi u bë i ditur nga Etion Joka, ish-anëtar i PS-së, që tani më i është bashkuar LSI-së dhe është kandidat për deputet.
-
Grida Duma 'injoron' ironinë e Ramës me foto: Do vëmendje! S'bie në nivelin e tij, s'kam asnjë qëndrim
13 Mars 2021, 14:58Kandidatja e PD e 8-ta në listën e Tiranës, Grida Duma, në një intervistë për emisionin Pa Protokoll ka komentuar ironinë e kryeministrit Edi Rama i cili kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim dhe komentonte kandidatët e opozitës duke i krahasuar me të mazhorancës.
-
Grida Duma në 'Pa protokoll': Basha lider me cilësi perëndimore, do sjellë zhvillimin! Në lista kandidatët të përfaqësohen me emra, numrat do sjellin ngatërresa
12 Mars 2021, 22:59Kandidatja e PD për Tiranë, Grida Duma e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha si politikanin më perëndimor dhe racional që ka Shqipëria. Duma foli edhe për lista ku tha se ajo do të preferonte që kandidatë të përfaqësoheshin me emra dhe jo numër në mënyrë që të secili të mbajë përgjegjësinë e tij dhe të mos ketë ngatërresa për votuesin.
-
Kulluri për Report TV: Sjellja e Metës ishte e papranueshme, nuk e di çfarë bënte atje! Basha në Kavajë, qesharak
12 Mars 2021, 18:40‘Ishte një sjelljë e papranushme’, kështu ka deklaruar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, teksa i referohej sjelljes së presidentit Ilir Meta, ditën e sotme kur u fut me dhunë në zyrën e FRD-së dhe kërcënoi efektivët e policisë bashkiake
-
Çupi për Report Tv: Meta një i çmendur i dalë nga binarët, bën trazira se e di që është subjekt i drejtësisë! SHBA ka informacion për dhunë nëse opozita humb zgjedhjet
12 Mars 2021, 17:35Analisti Frrok Çupi i ftuar në Report TV e konsideroi videon ku Ilir Meta sulmon dhe shan policët, një skandal që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë si ai. Çupi tha se këto shpërthime të Metës janë të nxituar nga fakti se ai e di që do të jetë subjekt i drejtësisë pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se opozita ka përgatitur skenar dhune nëse humb më 25 prill.
-
Repolitix/Brataj: Vaksinat ruse dhe kineze janë efektive, duhet t'i përdorim dhe ne! Alimehmeti: Të mos humbasim më shumë kohë
11 Mars 2021, 23:12Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj tha se vendi ynë duhet të marrë vaksinat ruse dhe kineze, pasi vendet e shumta që i kanë përdorur dhe shumë pranë nesh kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore më shumë se vaksinat e tjera.