Kosova & Rajoni

  • Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm. Në këtë mbledhje kryetari i kësaj Lëvizje Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e di që është shumë afër fitoreve së zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me organizimet tjera qytetare do t’i fitojnë ato, transmeton zeri.info.
  • Sulmi terrorist në Mynih
    sot ditë zie në Kosovë

    Në nderim të viktimavë me origjinë nga Kosova që humbën jetën në sulmin terrorist në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie dhe flamuri do të jetë në gjysmë shtizë.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi dje se dita e dielë është shpallur ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat, shtetas të Kosovës, në sulmin terrorist të Mynihut, të premten.

  • 112 shtete njohin Kosovën 
    shtohet në listë edhe Surinami

    Republika e Kosovës do të ketë edhe një shtet më shumë në listën e atyre që tashmë na kanë njohur si shtet. Kjo pasi sot siç njofton ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, Republika e Suriname e ka njohur vendin tonë si shtet të pavarur.

  • Kosovë, aktivistët e Vetëvendosje
    gjuajnë me bojë makinën e ministrit

    Pas një mbledhjeje të qeverisë disa qytetarë kanë gjuajtur me bojë makinën e Minsitrit të Brendshëm të Kosovës, Skendër Hyseni. Ishin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që në mënyrë simbolikë kanë gjuajtur me bojë makinën e ministrit.

  • LDK e bindur se demarkacioni do
    të kalojë në Kuvend ashtu siç është

    Debatet për demarkacionin sa vijnë e shtohen. Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur deputetët e vet në krye me liderin Isa Mustafa, në sallën Alternative të Kuvendit, ku është diskutuar për këtë temë, raporton KTV.

  • Kryeministri Mustafa: Nuk do të ketë
     marrëveshje të re me Malin e Zi

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të ketë marrëveshje të re për demarkacionin me Malin e Zi, pasi që sipas tij, kjo do të nënkuptonte që Kosova të shpallë pavarësinë e saj edhe një herë, raporton “Zeri.info”.

  • Demarkacioni, Mustafa: Kosova dhe
    Peja nuk e humbin asnjë metër katro

    Kryeministri Isa Mustafa thotë se Kosova nuk e humb asnjë metër katror nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Sipas tij, Republika e Kosovës i ka 10.906 kilometra katror dhe Komuna e Pejës i ka 603 kilometra katror, aq sa i ka pasur më herët.

  • Vuçiç: Me shqiptarët do të jetojmë
     edhe 1000 vjet, nuk duam luftë 

    "Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vjetët e ardhshme dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë në të mirë të të dyja palëve, që të gjejmë mundësitë me të mira politike, por duke mos i dëmtuar interesat kombëtare të asnjërit", ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

  • Puçi në Turqi, flasin familjarët e
    Gjeneralit Adem Huduti në Kosovë

    Adem Huduti Gjenerali turk me origjinë nga Kosova, i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kaluar  një pjesë të fëmijërisë së hershme  në fshatin Reçan të Prizrenit.
     

  • Demarkacioni, Mustafa: Konsensus
    me të gjithë spektrin politik e qyteta

    Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se, së bashku me PDK-në po bëjnë përpjekje për konsensus brenda koalicionit, për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin.

  • Thaçi: Ushtria e Kosovës do jetë
    multietnike, trajnim nga NATO

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me deklaratën e Samitit të NATO-s në Varshavë. Ai i është gëzuar rëndësisë që NATO i ka dhënë Ballkanit perëndimor dhe pritjes mirë të aspiratës së Kosovës që të ofrojë siguri për banorët e saj dhe të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon.

  • Grushti i shtetit, MPJ: Shtetasit
    kosovarë të ndjekin udhëzimet tona

    Shef i kabinetit në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Bashmir Xhema, deklaroi të shtunën se deri tani nuk ka shtetas kosovarë të lënduar nga dhuna e natës së shkuar.MPJ: Shtetasit kosovarë në Turqi të ndjekin udhëzimet tona

  • Demarkacioni, mbijetesa e
    radhës për koalicionin PDK - LDK

    E kanë cilësuar si koalicioni i elefantëve e ndonjëherë edhe si koalicion që vret demokracinë e brendshme apo edhe si “guns n’roses”, por Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, bashkë me pakicat, kanë vazhduar të qeverisin në Kosovë duke u mbështetur në numrat shumicë në Kuvend dhe duke i margjinalizuar partitë tjera.

  • Opozita dhe mazhoranca takohen
     për çështjen e demarkacionit

    Përfaqësues e pozitës dhe opozitës me ndërmjetësim të ambasadorëve që janë të akredituar në Kosovë kanë pasur një takim sot ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi.Një burim ka treguar në kushte anonimiteti për Indeksonline temën e takimit dhe pjesëmarrësit që kanë qenë. Në këtë takim kanë qenë zyrtarë të lartë të AAK, NISMA-s, PDK-së dhe LDK-së, por jo edhe të Vetëvendosjes.Ardian Gjini dhe Blerim Kuçi kanë qenë nga AAK-ja. Bilall Sherifi dhJakup Krasniqi nga Nisma. Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti nga PDK-ja, ndërsa nga LDK-ja ka qenë vetëm Arban Abrashi, ndërsa Lutfi Haziri e ka anuluar takimin.

  • Seanca në Kuvendin e Kosovës
    demarkacioni s'është në rend dite

    Me gjithë paralajmërimet se gjatë kësaj jave do të mbahet një seancë ku do të bëhej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, siç duket kjo vështirë të ndodhë.

  • Ndryshojnë institucionet
    e Ekzekutivit në Kosovë

    Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt. Burime të “Telegrafi”-t bëjnë të ditur se dikasteret e para që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimit Europian

  • Britania mbështet Kosovën në rrugën
    euroatlantike edhe pas daljes nga BE

    Pavarësisht se Britania e Madhe tashmë i është nënshtruar një referendumi për daljen nga Bashkimi Evropian, ajo vazhdon të jetë mbështetëse e madhe dhe e fuqishme për Kosovën drejt anëtarësimit të saj në BE dhe në rrugën e saj euroatlantike.

  • Presidenti Thaçi: Gjenocidi në
    Srebrenicë tronditës edhe sot

    Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun, Ditën e masakrës së Srebrenicës. “Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

  • Nuland godet opozitën:Marrëveshja
    e kufirit, problem i sajuar e artificial

    Ditën e sotme janë raportuar disa vështirësi qarkullimi dhe njëra prej tyre është ajo që po përjetojnë aktualisht qytetarët në zonën e Shëngjinit. “Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland në një intervistë për televizionin publik.

  • Kosovë, Nuland: Luftoni krimin dhe
    miratoni vijën kufitare me Malin e Zi

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Më pas është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv