Kosova & Rajoni
-
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend. Pas tij vjen Isa Mustafa që ka marrë 83 mijë e 738 vota ndërsa i treti vjen Albin Kurti me 42..467 vota. Ramush Haradinaj ka 35.654 vota. 14 Qershor 2014, 16:33
-
VV: Jo bisedime me Serbinë, por
14 Qershor 2014, 14:49
me Tiranën për bashkim kombëtarSekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliçaj thotë se në vend që të bisedojnë me Serbinë, ata do të bëjnë tri bisedime të tjera, me qytetarët serbë në veri të vendit, Brukselin dhe me Tiranën zyrtare, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, raporton KTV.
-
Haradinaj takohet gjatë me Kurtin
14 Qershor 2014, 10:54
Por si do të jetë bashkëpunimi?!Gjatë ditës së sotme i mandatuari i partive opozitare për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj është takuar me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Takimi mes Haradinajt dhe Kurtit raportohet të ketë zgjatur shumë.
-
Sot 46 mijë maturantë kosovarë
14 Qershor 2014, 07:30
i nënshtrohen provimit të maturësDivizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të maturës shtetërore për 46 mijë maturantë që pritet t’i nënshtrohen sot këtij provimi.
-
Ramush Haradinaj e Albin Kurti
13 Qershor 2014, 22:19
bashkë në një takim konstruktivGjatë ditës së sotme mandatari i partive opozitare për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj është takuar me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.
-
AKR kërkon rinumërim të të gjitha
13 Qershor 2014, 21:12
fletëvotimeve në tërë KosovënAleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, parti kjo e cila nuk ka arritur ta kaloj pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, thotë se ka vejtur parregullsi të mëdha gjatë numërimit të votave dhe bartjes së rezultateve, duke kërkuar nga KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovë.
-
Deputeti çek Jaroslav Foldyna:
13 Qershor 2014, 21:12
Shteti i Kosovës nuk ekzistonJaroslav Foldyna, deputet i partisë qeveritare socialdemokrate të Çekisë, gjatë debatit parlamentar për propozimin e Qeverisë së Republikës Çeke për “Marrëveshjen ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë”, ka thënë se “Kosova është Serbi”.
-
Situata në Kosovë, Hooper: Lufta
13 Qershor 2014, 20:41
politike të mos dalë jashtë kontrollitNë Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan pozitivisht për mënyrën si u zhvilluan, por ky ky imazh pozitiv rreizkon të dëmtohet nga mosmarrëveshjet që filluan menjëherë pas daljes së rezultatit paraprak, se kush duhet ta formojë qeverinë e ardhshme.
-
VV kërkon nisjen e bisedimeve me
13 Qershor 2014, 20:23
Tiranën për bashkim kombëtaLëvizja Vetëvendosje vazhdon me idenë për bashkimin kombëtar me Shqipërinë. Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thotë se në vend që të bisedjë Prishtina me Serbinë, duhet të zhvillohen bisedime të tjera, me qytetarët serbë në veri të vendit, Brukselin dhe me Tiranën zyrtare, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
-
FOTOLAJM/ Presidentja Jahajga në
13 Qershor 2014, 16:50
krah të Jolie&Pitt dhe John Kerry-tPresidentja e Kosovës Atifete Jahajga ka bërë publike disa foto në rrjetin e saj social Facebook gjatë Samitit Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt. Personaliteti i politikës Kosovare
-
Dyfishohet numri i azilkërkuesve
13 Qershor 2014, 16:49
nga Kosova në GjermaniGjermania vazhdon të përballet me numër të madh azilkërkuesish nga vendet të përfshira në luftime por edhe nga tashmë rajoni i paqësuar i Ballkanit Perëndimor për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike e sociale.
-
Partia e Fortë: Na duhet opozitë e
13 Qershor 2014, 16:13
mirë..dhe 1 biletë Thaçit për pushimeSubjekti politik “Partia e Fortë” ka nisur të ironizojë figurën e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili me shumë gjasa do të kalojë në opozitë. Sipas tyre, vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, kështu që Thaçit i duhen disa ditë relaks për të kryer siç duhet punën e tij në opozitë tashmë.
-
Koalicioni opozitar, Kushtetuesja
13 Qershor 2014, 15:50
do veprojë me profesionalizëmKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk ka dashur ta komentojë koalicionin qeveritar që është formuar nga tre partitë opozitare LDK-AAK-Nisma, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Por ai thotë se nëse kjo çështje shkon për tu gjykuar në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të veprojë me profesionalizëm.
-
Droga Kosovë-Shqipëri, operacioni
13 Qershor 2014, 14:00
"Kokaina" prangos 4 veta në PejëRrjeti i kokainës/ Arrestohen katër të dyshuar për trafikim droge Kosovë-Shqipëri. Sipas policisë së Kosovës, laboratori i drogës që është i dyti i kapur për këtë rrjet, ishte në një banesë në qytetin e Pejës.
VIDEO -
Ditëlindja e mbretëreshës së
13 Qershor 2014, 12:12
Britanisë, festohet edhe në KosovëNë kuadër të aktiviteteve të promovimit të kulturës dhe për nder të ditëlindjes së Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshilli Britanik do të sjellin në Kosove grupin muzikor ‘Maroon Town’.
-
Zgjedhjet e parakohshme, ja 10
13 Qershor 2014, 12:09
më të votuarit e PDK në MitrovicëKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, me 10147 vota ka dalë të jetë më i votuari në zgjedhjet e 8 qershorit në Mitrovicë, në listën e kësaj partie për deputetë të Kuvendit të Kosovës. I dyti me numrin e votave radhitet Kadri Veseli, me 7943 vota, duke u radhitur para Avni Kastratit që ka 4261 vota.
-
Haradinaj: Thaçi ta mendojë
13 Qershor 2014, 11:27
seriozisht, asnjë s'do qeverisje me tëI nominuari i partive opozitare për kryeministër, Ramush Haradinaj shpreh bindjen se nuk do të ketë qeveri Thaçi III. Në një intervistë për mediat kosovare, Haradinaj ka vënë në dukje se lideri i PDK-së që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e 8 qershorit, e ka të pamundur të fitojë kryesinë e qeverisë.
VIDEO -
Përçarjet çojnë në anulimin e
13 Qershor 2014, 07:29
konkursit për drejtor të AKP-sëBordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka dështuar të zgjedhë drejtorin menaxhues të këtij institucioni. Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për anulimin e konkursit, shkruan sot Koha Ditore.
-
Limaj: Qeveria e re do të punojë
13 Qershor 2014, 02:13
siç thotë ligji, e jo siç thotë shefiKryetari i Kryesisë së Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni i ka numrat për formimin e qeverisë. Koalicioni do të mund ta propozojë edhe kryetarin e parlamentit, tha Limaj. Gjithçka, tha ai, do të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë. Limaj tha se qeveria e re do të punojë me ligj, e jo me shef.
-
Kosova kusht për Serbinë, Vilhelm:
12 Qershor 2014, 13:05
Pas bisedimeve, traktat paqejeAmbasadori gjerman në Beograd Hajnc Vilhelm, thotë se çështja e Kosovës është elementare dhe kusht në bisedimet midis Serbisë dhe BE-së. Ai ka deklaruar për mediat serbe se pa implementimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit nuk do të hapet Kapitulli i 35-të midis BE-së dhe Serbisë.
