Kosova & Rajoni

  • Kosova është në gjendje gatishmërie dhe e përgatitur për sulme të mundshme terroriste. Sipas ministrit të brendshëm Skënder Hyseni janë 100 kosovarë që luftojnë me ISIS.  VIDEO
  • Metamorfoza e Hashim Thaçit në
    50 foto, si ka ndryshuar 47-vjeçari

    Hashim Thaçi u lind në Burojë të Skenderajt më 24 prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën pushtimin serb. Ai është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja. Thaçi u rrit në familje të madhe, në mesin e 5 vëllezërve dhe motrave. Por historia e tij do të filloj  disa vite më vonë.

  • Ish-ambasadorja e SHBA-ve në
    Kosovë "kërkon" territor nga Serbia

    Ish-ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson ka vallëzuar nën tingujt e një kënge shqiptare. Video është postuar në rrjetet sociale nga një shqiptaro-amerikan. 
    Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, kishte organizuar një pritje të madhe në fshatin Vranoc të Pejës për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

  • Opozita kundër Gjykatës Speciale:
    Vendim antikushtetues, pati shkelje

    Përfaqësueset e tri partive opozitare Albulena Haxhiu (VV), Teuta Haxhiu (AAK) dhe Valdete Bajrami (Nisma), para pak çastesh kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankesën rreth votimit të fundit në parlament për amendamentin 24 që i hapë rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

  • Kukan: Mungesa e liberalizimit të
    vizave, rrezik izolimi për Kosovën

    Eurodeputeti, Eduard Kukan thotë se ekziston rrezik i madh nga izolimi i kosovarëve, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave me BE-në.

  • Kryeministri Isa Mustafa në Gjakovë
    Kusari Lila:Qeveria nuk na mbështet

    A ka filluar revanshi politik i kryeministrit Isa Mustafa ndaj Kryetares së Gjakovës, Kusari Lila? Kjo pyetje është bërë sot nga vet Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila

  • Politika zvarrit gjetjen e të zhdukurve

    Ndërprerja e gërmimeve në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur nga Kosova në Kozarevë të Novi Pazarit, në Serbi, ka rritur shqetësimet dhe brengat e familjarëve të personave të zhdukur në Kosovë.

  • Thaçi kundër Vuçiçit: Gjenocidi e
    heronjtë jo përkujtim në një ditë 

    Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do t’u kërkojë të gjithë liderëve të ish-vendeve të Jugosllavisë që të caktojnë një ditë të përbashkët për përkujtimin e viktimave. Por, kjo ide ka marrë kundërshtinë e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai shprehet se nuk mund të kujtohen në një ditë dhe gjenocidi dhe ata që ranë në mbrojtje të vendit.

  • Kisha ortodokse serbe kërkon
    ndihmën e Vatikanit për Kosovën

    Kisha ortodokse serbe(KOS) do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe do të bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.

  • Diaspora kosovare: Vendi ka
    përparuar, por ka ende shumë punë 

    Të dhënat e mbledhura përmes anketave të shumta, vërtetojnë se remitencat të cilat i dërgon diaspora kosovare, edhe më tutje luan rol të rëndësishëm në mirëqenien e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës.

  • Pse Shkupi zyrtar nuk pranon
    ndihmën e Kosovës për Tetovën?

    Autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk kanë pranuar ofertën e Prishtinës zyrtare për dërgimin e njësiteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar rajonin e Tetovës. Autoritetet kufitare të Maqedonisë kanë penguar hyrjen e ndihmave nga Kosova për banorët e zonave të vërshuara të Tetovës.

  • 19-vjeçari shqiptar nga Kosova që
    garon për Parlamentin e Zvicrës

    Një 19-vjeçar nga Kosova pritet që të garojë në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës. Bëhet fjalë për Veton Rasaj, i cili do të garojë për të qenë një prej deputetëve më të rinj në këtë vend. Rasaj është lindur dhe rritur në Zvicër, ndërsa familja e tij është me origjinë nga Kosova. Suksesi i tij i parë në Zvicër është si kryetar i Forumit Rinor në kantonin e Sangalit të Partisë Demokristiane (CVP).

  • Nora Ahmetaj: Kosova nuk është 
    gati të ballafaqohet me të kaluarën

    Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Ahmetaj e cila ka hulumtuar krimet e luftës në Kosovë dhe rajon, konsideron se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale vjen si pasojë e punës jo të mirë të gjyqeve në Kosovë

  • Miliona euro dalin jashtë Kosovës 

    Ekspertë të çështjeve ekonomike, duke iu referuar të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme, ku flitet për një deficit të lartë tregtarë, theksojnë se Kosova po vazhdon të kalojë në një situatë jo të mirë ekonomike.

  • Tom Gashi: Gjykata Speciale për
    krimet e UÇK është një gjyq politik

    "Raporti i senatorit Dick Marty të cilin e ka miratuar Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin kërkohet hetimi i disa udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë politik, sikurse që është edhe Gjykata Speciale gjyq politik sepse formimin e kësaj gjykate e kërkojnë politikanët" ka thënë avokati i njohur kosovar, Tom Gashi.

  • Mogherini: Kosova hap jetik
    Britania: Gjykata Speciale në Hagë

    Vendimi i Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përshëndetur nga përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë. VIDEO 

  • Fotolajm/ Thaçi qëllohet me
    shishe uji nga veteranët protestues

    Zëvendëskryeministri Hashim Thaci është goditur me shishe uji nga veteranët të cilet protestonin para qeverisë së Kosovës. Thaci u sulmua në momentin që la Kuvendin dhe po i drejtohej godinës së qeverisë.

  • Breshër dhe stuhi në Kosovë
    Përmbytet Prishtina (Foto)

    Videot dhe fotot që vijnë nga Prishtina tregojnë se Kosova është përfshirë nga një stuhi shiu dhe breshëri. Kanalizimet në kryeqytetin e Kosovës nuk po mund të përpijnë ujin e shiut dhe për këtë arsye është shkaktuar një përmbytje në rrugë. Reshjet e dendura janë përcjell edhe me erëra të forta.  VIDEO

  • Kuvendi i Kosovës kalon me
    82 vota pro Gjykatën Speciale

    Parlamenti i Kosovës ka miratuar me  82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet Kushtetuese që i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Deputetët e opozitës edhe pse të pranishëm në Parlament nuk kanë marrë pjesë në votim. Seanca parlamentare ka nisur sot në orën 10 të mëngjesit në Kosovë seanca e radhës për miratimin e Gjykatës Speciale.  VIDEO

  • ​Shifra alarmante të dhunës fizike
    e seksuale ndaj fëmijëve në Kosovë

    Rreth 512 fëmijë janë abuzuar në Kosovë gjatë katër vjetëve të fundit. Bëhet fjalë për 324 femra dhe 188 meshkuj nën moshën 18 vjeç, që i janë nënshtruar formës fizike dhe asaj emocionale të dhunës. Keqtrajtimi i fëmijëve ka marrë 12 jetë fëmijësh vetëm brenda periudhës 2011-2014.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv