Kosova & Rajoni
-
Visar Ymeri është kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Pas zgjedhjeve brenda partisë Visar Ymeri është votuar me 96%, ndërsa do të jetë në krye të VV për 3 vitet e ardhshme. 24 Shkurt 2015, 12:28
-
Rrëfimi i babait të 17 vjeçarit:
23 Shkurt 2015, 15:14
Djali ra pre e predikuesve islamikëLirim Robelli, 17 vjeçari nga Gjilani, u arrestua të premten në Aeroportin e Prishtinës, pasi tentoi të shkonte drejt Sirisë me dokumenta false. VIDEO
-
Suedia: Liberalizimi i vizave është
23 Shkurt 2015, 10:30
ndërlikuar nga azilkërkuesit e funditKryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, gjatë vizitës sot në Prishtinë në një takim me homologun e tij kosovar Kadri Veseli, ka thënë se edhe Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, por se ky proces, sipas tij, është ndërlikuar pas numrit të madh të azilkërkuesve kosovarë.
-
Kosovë, fshati me dy shtëpi
23 Shkurt 2015, 08:15
dhe me vetëm 4 nxënës shkolleNë Kosovë ekziston një fshat në të cilin jetojnë vetëm dy familje. Bëhet fjalë për fshatin malor Plitkoviç të komunës së Lipjanit, i cili ka vetëm dy shtëpi me familje.
-
Krijohet loja "Nali Isë", Mustafa
22 Shkurt 2015, 20:31
provon të ndalojë eksodin kosovaEksodi i madh i qytetarëve kosovarë të cilët çdo ditë e më tepër po lënë atdheun e tyre për të emigruar në vendet e zhvilluara evropiane, ka marrë përmasa të mëdha, aq sa së fundmi është kthyer edhe në një lojë të quajtur “Nali Isë”.
-
Vulin: Deklarata e Thaçit, përpjekje
22 Shkurt 2015, 18:18
për të mos e vazhduar më dialogunMinistri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, komentoi deklaratën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid, tha se beson që kjo është një përpjekje për të mos vazhduar bisedimet në Bruksel.
-
Mustafa: Zhvillimi ekonomik është
22 Shkurt 2015, 10:36
një prioritet të cilin duhet ta arrijmë“Zhvillimi ekonomik është një prioritet të cilin duhet ta arrijmë”, u shpreh sot kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa. Në një postim në ‘Facebook’, Mustafa thekson se, “Kemi shumë punë për të bërë, na nevojitet përkrahje nga të gjithë. Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes."
-
Hashim Thaçi: Kosova do kërkojë
21 Shkurt 2015, 15:25
dëmshpërblim lufte nga SerbiaZëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar në datat 18-20 shkurt një vizitë zyrtare në Turqi, ku u takua me drejtuesit më të lartë të shtetit turk. Në një intervistë për mediet Thaçi ka thënë se gjithe emigrantet qe jane nisur per ne Gjermani nuk kane asnje shans per azil dhe do riatdhesohen. VIDEO
-
Eksodi, Thaçi: Gjermania do
21 Shkurt 2015, 12:50
t’i kthejë emigrantët kosovarëGazeta gjermane “BILD”, me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka realizuar një intervistë me zëvendësministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Bild e quan zëvendëskryeministrin Thaçi hero të Kosovës së pavarur.
-
Kryetari i ri i Vetëvendosjes, nisin
21 Shkurt 2015, 12:09
votimet pas largimit të Albin KurtitNë Prishtinë ka nisur votimi për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Që nga ora 10:00 e mëngjesit ka nisur sot votimi për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, pas largimit të Albin Kurtit.
-
Austria e gatshme për kthimin
21 Shkurt 2015, 11:20
e azilkërkuesve nga KosovaAutoritetet austriake e kanë njoftuar Qeverinë e Kosovës, për përgatitjet që po bëhen rreth kthimit të personave që migruan paligjshëm muajt dhe javët e fundit në Austri.
-
Hyseni: Kosova, pjesë e arkitekturës
21 Shkurt 2015, 10:01
globale në luftën ndaj ekstremizmitPër të biseduar për çështjen e largimit masiv të shtetasve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore dhe disa probleme të tjera me të cilat përballet vendi, në studion e "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.
-
Safedin Kuçi: Kosova e gatshme
21 Shkurt 2015, 09:56
të presë kthimin e emigrantëveSefedin Kuçi, nga departamenti për shtetësi, azil dhe migrim në MPB të Kosovës, thotë në një intervistë për DW, se Kosova ka nënshkruar me shtete të ndryshme 22 marrëveshje për ripranimin e emigrantëve kosovarë.
-
Gjermania mbështetje Kosovës
19 Shkurt 2015, 19:02
në kthimin e qytetarëve të larguarKreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka marrë mbështetjen e Emisarit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernst Reichel, për të kthyer qytetarët që janë larguar nga Kosova
-
Voci: Mielli që përdor Shqipëria
19 Shkurt 2015, 11:09
është ushqim kafshësh në SerbiKryetar i Shoqatës së Mullinjëve në Kosovë, Misin Voci thotë se mjelli që futet në Shqipëri nga kompani kosovare është nga Serbia dhe prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve.
-
Videolajm/ Mustafa vë në gjumë
18 Shkurt 2015, 17:46
Hashim Thaçin me fjalimin e tijTeksa kreu i ri i qeverisë së Kosovës Isa Mustafa ka qene duke folur në Kuvend, paraardhësi i tij Hashim Thaçi ia ka futur gjumit
-
Hahn: Kosova të bëjë më shumë
18 Shkurt 2015, 11:23
për kontrollin e kufirit, s'ka azilKosovës duhet t’i jepet mundësia për përafrim me Bashkimin Evropian ka deklaruar sot në Prishtinë, komisionari i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn. Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka përgëzuar Kosovën për shtatë vjetorin e pavarësisë duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përparime të dukshme përkundër sfidave.
-
Han takon Jahjagën: Liberalizimi
18 Shkurt 2015, 10:10
i vizave nuk ka lidhje me emigriminPresidentja kosovare Atifete Jahjaga ka pritur në një takim komisionarin e BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Han. Gjatë këtij takimi është biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe të MSA-së për Kosovën, migrimin ilegal të qytetarëve të vendit, si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përmes dialogut që po zhvillohet në Bruksel. VIDEO
-
"Eksodi", Enver Hoxhaj: Qytetarëve
17 Shkurt 2015, 18:49
kosovarë duhet t'u rikthehet shpresaIsh-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në A1 Report për 7-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ndalur gjerësisht në shkaqet e largimit të qytetarëve nga Kosova, por edhe për se çfarë duhet bërë për ta frenuar këtë fenomen. VIDEO
-
FOTOLAJM/ Simbolika e monumentit
17 Shkurt 2015, 13:58
të NEWBORN dhe "E" e zezëNë çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ndryshojnë dhe ngjyrat e monumentit NEWBORN në Prishtinë. Këtë vit, monumenti që njihet si simbol i pavarësisë ka marrë një pamje të re, por ajo që bie më shumë në sy është ngjyra e zezë e shkronjës “E”.