Kosova & Rajoni

  • Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, sot mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ”Grupit të Drenicës”, me dëshminë nëpërmjet videolidhjes të dëshmitarit të parë, i cili ndodhet jashtë Kosovës.
  • Ekspertët e OKB vijojnë mbledhjen
    e fakteve për personat e zhdukur 

    Grupi i punës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme vazhdon vizitën në Kosovë në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur.

  • Sot në Prishtinë një delegacion i
    Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-së, i kryesuar nga Hugh Bayley, President i Asamblesë, sot do të vizitojë Kosovë, ku është paraparë që të takohet me përfaqësues të institucioneve të vendit.

  • Tahiri: Zgjedhjet e qershorit ndikim
    dhe në marrëveshjet Kosovë-Serbi

    Certifikimi i rezultateve për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit që u zhvilluan në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm për partitë politike dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës, por ai ndikon edhe në marrëveshjet e arritura mes Kosovë dhe Serbisë, njëra ndër to, ajo për telekomin, e arritur në shtator të vitit 2013, ku palët janë pajtuar që Kosova ta ketë kodin telefonik të saj.

  • Nga “Ura e bashkimit” në “e ndarjes”
    Ja “Ura e Ibrit" në 100 vitet e fundit

    Ishte ndërtuar më shumë se 100 vite më parë (të paktën nga viti 1900 ekzistojnë edhe fotografit), me qëllimin për të bashkuar shqiptarët në dy anët e qytetit.

  • Jahjaga takon delegacion e OKB-së
    kundër zhdukjes së personave

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara kundër zhdukjes me forcë, të udhëhequr nga Airel Dulitzky, që po qëndron në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur.

  • Kosova uron Shqipërinë për statusin

    Krerë të Republikës së Kosovës kanë përcjellë urimet homologëve shqiptarë për marrjen e statusit kandidat. Ata kanë theksuar se ky nuk është një hap pozitiv vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. VIDEO

  • “Vetëvendosje” përkrah bllokun
    opozitar, por me kushte

    “Vetëvendosje” ka përkrahur bllokun opozitar, LDK-në, AAK-në dhe Nismën, për të pamundësuar qeverisjen Thaçi 3. Por përkrahja nuk vazhdon nëse tri partitë nuk pajtohen për të ndërprerë pazaret me Serbinë dhe privatizimet neoliberale.

  • Qetësi në Mitrovicë pas
    protestave të dhunëshme të së dielës

    Të hënën gjendja në qytetin e Mitrovicës është e qetë, pas dhunës që shpërtheu të dielën e cila la pas vetes disa të lënduar dhe dëme materiale. Policia tha se 13 oficerë të saj dhe të paktën 10 protestues janë lënduar gjatë përleshjeve të së dielës midis protestuesve që hodhën gurë dhe u vunë zjarrin disa makinave dhe policisë që përdori gazin lotsjellës.

  • FOTOLAJM/A është kjo fotoja e
    ditës kur nisi ndarja e Mitrovicës?

    Kjo është një foto e realizuar nga helikopteri i forcave të NATO-s në Kosovë mbi lumin Ibër në qershor 99. Kjo thuhet të jetë protesta e parë e nisur nga serbët dhe shqiptarët, e që më pas rezultoi edhe me ndarjen e qytetit.

  • Thaçi: Kosova po dëshmon se di të përballet me testet e demokracisë

    PRISHTINË, 23 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takim sot ne Prishtinë me një delegacion të Bordit të Drejtorëve të Institutit Kombëtar për Demokraci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar Howard Dean, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e demokracisë në Kosovë theksoi se shteti i ri po […]

  • Haradinaj-Caldwell: Ndërtim në kohë i institucioneve të zgjedhjeve

    PRISHTINË, 23 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot Drejtorin për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë në Departamentin për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell, të shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff. Kryetari Haradinaj dhe drejtori Caldwell biseduan për […]

  • Haradinaj: E ardhmja pa “park
    të paqes” dhe pa barrikada

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot vlerësimet e tij edhe për protestën e djeshme në Mitrovicë dhe agravimin e situatës në këtë protestë. Kreu i AAK-së ka folur edhe për kushtet e Vetëvendosjes për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës, i cili u krijua nga AAK-ja, LDK-ja dhe Nisma.

  • Gjykata Themelore Prishtinë lë edhe
    për një muaj në burg Ukë Rugovën

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar një muaj paraburgim për Ukë Rugovën, vendimi për ish-deputetin e Republikës së Kosovës, erdhi tre ditë pas riarrestimit të tij me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. 

  • 'Rrëzohet' raporti i Dick Martyt
    Hetimet:Krimet e UÇK-së pas luftës

    Krerë dhe ushtarë të UÇK-së nga zona e Drenicës dhe Dukagjinit, si dhe pjesëtarë të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë operuar në Rahovec do të përballen nga janari i vitit të ardhshëm me disa akuza që do të ngrihen nga Task Forca Speciale e Hetimeve dhe që do të trajtohen nga Gjykata Speciale për Krime Lufte.

  • Qetësohet Mitrovica pas protestës
    së djeshme, dhjetëra të arrestua

    Situata në Mitrovicë është e qetë pas protestës së dhunshme ditën e djeshme ndërsa është dashur përdrorimi i plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit nga afërsia e urës qëndrore mbi lumin Ibër. VIDEO - FOTO

  • Mediat ndërkombëtare: Protestë
    e dhunshme në Mitrovicë

    Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të veçantë protestës së djeshme në Mitrovicë. "Reuters" ka raportuar për përdorimin e plumbave të gomës nga njësitë e policisë së EULEX.

  • Edhe UGK dënon sulmin e
    gazetarëve gjatë protestës në Mitrovicë

    Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin që ka të bëj me rastin e sulmit të orkestruar ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të Protestës së djeshme në Mitrovicë.

  • Rakic u bën thirrje Thaçit
    dhe Bahtirit: Stop provokimeve!

    Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç, ka porositur kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga pjesa jugore e qytetit, Agim Bahtiri, që të ndërpresin retorikën provokuese.

  • Protesta të dhunshme në
    Mitrovicë, dhjetëra të plagosu

    Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e protestave të dhunshme të ndodhura ditën e sotme në Mitrovicë, mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët e Mitrovicës kanë protestuar pranë urës së Ibrit kundër vendosjes së barrikadave, me pankarta që shkruanin “S’duam park. Duam urë”, por situata s’ka vonuar dhe është tensionuar deri në përleshje. EULEX përdori plumba gome, për të shpërndarë protestuesit. Jahjaga: BE të angazhohet për zgjidhje për largimin e barrikadës. FOTO VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv