Kosova & Rajoni

  • Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga Komisioni për reformën zgjedhore. Pa zbatimin e marrëveshjes politike Thaçi-Mustafa-Pacolli, pjesëmarrja e LDK-së do të ishte e pakuptimtë.
  • Shënohet dita e të pagjeturve

    Dita ndërkombëtare e personave të pagjetur, 30 gushti, shënohet edhe në Kosovë. Tubimi Qendror do të mbahet para fotografive të personave të zhdukur, te Kuvendi i Kosovës, ku me këtë rast në mënyrë simbolike do të largohen fotografitë e personave të pagjetur për t`u rivendosur në obeliksun i cili do të ndërtohet në sheshin Ibrahim Rugova.

  • Faith viziton veriun

    Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, vizitoi Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore. Qytetarët në veri të Kosovës dëshirojnë të marrin në kontroll çështjet që i brengosin ata më së shumti.

  • Përfaqësimi i Kosovës në forume
    Kaçin: U arrit marrëveshja

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, deklaroi sot në Beograd se është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

  • Jep dorëheqjen Azem Syla
    Letra dërguar Kryeministrit Thaçi

    Azem Syla, kryetar i Komisionit për vlerësimin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë sot dorëheqjen e tij.

  • Vetëvendosje, nxjerr në ''shitje''
    shtëpinë në ndërtim të Thaçit

    Ka filluar aksioni e Lëvizjes Vetëvendosje, para shtëpisë në ndërtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Vetërnik. “Prona në shitje 26 300 euro”

  • Daçiç në Bruksel për rifillimin e dialogut

    Më 4 shtator, kryeministri i ri të Serbisë, Ivica Daçiç do ta vizitojë Brukselin ku do të takohet me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ku të vendoset për formën e dialogut dhe marrëveshjet e arritura deri më tani që kishin filluar në mars të 2011-tës.

  • Veri, sulmohet Policia e Kosovës

    Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në Mitrovicë nga disa të rinjë serb. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në rrugën Agim Hajrizi ku pas kërkesës së policisë për legjitimimin e të rinjëve serb që kishin kaluar nga pjesa veriore në atë jugore, ata kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë.

  • Vetëvendosje, në shtator privatizohet gjithçka

    Dardan Sejdiu dhe Visar Ymeri nga Lëvizja VETËVENDOSJE, dje kanë paralajmëruar se shtatori i këtij viti do të mbahet në mend gjatë për shkak se kjo qeveri e ka finalizuar planin e shitjes së Kosovës, shitjes së Distribucionit të Kosovës, shitjes së Telekomit, dhe likuidimit të ‘Trepçës.

  • PDK për platformë, Opozita kundërshton bisedimet

    Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se para fillimit të bisedimeve me Serbinë do të ketë një platformë të qartë, LDK dhe Vetëvendosje, vazhdojnë t`i kundërshtojnë këto bisedime.

  • Zjarre në malet e Kosovës

    Kanë vazhduar edhe mbrëmë zjarret në Bjeshkën e Sharrit, Deçanit dhe Gjilanit. Gjendja alarmante për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe mungesës së aeroplanëve e helikopterëve.

  • Pacolli: Mali nuk na ka njohu

    Edhepse kishte prezantuar ditë më parë notën verbale të njohjes nga shteti afrikan,Mali, zv/kryeministri Pacolli fajet ia hedh ushtrisë atje dhe problemeve të brendshme të Malit.

  • Limaj: Jo në bisedime me Serbinë

    Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj në një intervistë për televizionin publik RTK, është deklaruar kundër bisedimeve politike me krerët e lartë të Serbisë.

  • KFOR: Në veri ka kontrabandë

    Komandanti në largim i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Drevs,ka thënë se në pikat kufitare në veri nuk bëhet fjalë vetëm për politikën aty zhvillohet tregti ilegale e çdo lloji - tregtohen armët, droga dhe njerëzit.

  • Sms e Vetëvendosjes bllokojnë telefonat e qeveritarëve

    Mijëra sms janë dërguar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje drejt Kryeministrit dhe tre ministrave, Beqaj, Kusari-Lila dhe Hamza, duke filluar nga ora 4 e po vazhdon edhe më tutje.

  • Markus Paulmichl, Konsull Nderi në Salzburg

    Prof. Dr. Markus Paulmichl është emëruar në pozitën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Salzburg të Austrisë.Në ditët në vijim pritet emërimi edhe i disa personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme mike të Kosovës nëpër botë

  • Dialogu Prishtinë-Beograd
    BE vijon ndërmjetësimin

    Bashkimi Evropian do të vazhdojë të luajë rolin ndërmjetësues edhe në raundin e ri të dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit. Sebastian Brabant: Të dyja vendet janë të obliguara t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

  • Mali në OKB: Nuk ju kemi njohu

    Zyrtarë të këtij shteti afrikan në New York, përmes postës elektronike kanë thënë se Mali nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.Zv.kryeministri Pacolli hesht edhepse te premten kishte prezantuar njohjen verbale nga Mali.

  • Fletëarrest për Kryeministrin, arrestohen 3 aktivistë

    Arrestohen tre aktivistë të Vetevendosjes.Natën vonë në rrugët e Prishtinë është shpërndarë një “urdhër arrest” për Kryeministrin Hashim Thaçi, zv/kryeministren Mimoza Kusari-Lila dhe ministrat Besim Beqaj dhe Bedri Hamza. Prishtina sot është mbushur me “urdhër arreste”, mirëpo deri vonë, askush nuk e kishte marr përsipër ketë aksion.

  • Ka unitet për ndryshimet
    kushtetuese para 10 shtatorit

    Spektri politik në Kosovë ka unitet të mjaftueshëm për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv