Kosova & Rajoni

  • Me urdhër të Qeverisë së Kosovës i është ndërprerë vizita në Kosovë të ashtuquajturit drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Aleksandër Vullin. për shkak se ai nuk i është përmbajtur agjendës
  • Fundi i pavarësisë së mbikqyrur
    Vetëvendosja kërkoi heqjen e nen. 1.3

    Kuvendi i Kosovës miratoi me 98 vota pro amendamentet Kushtetuese. Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje deklaruan votën kundër për shkak të nenit 1.3 ku Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë.

  • Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese

    Miratimi i 22 amendamenteve në Kushtetutën aktuale të Kosovës, i jep fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

  • Veri, plagoset një police

    Grupe të panjohura në veri kanë sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Varage afër Zubin Potokut dy automjete, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në atë zonë ku si pasojë është plagosur një police.

  • Hoxhaj: Mali nuk na ka njohu

    “Mali s’e kishte njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

  • 13 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës me një ceremoni solemne shënoi 13-vjetorin e themelimit të saj. Është bërë edhe zbulimi i lapidarit të heroit Enver Zymberi në hapësirat e brendshme të objekteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, policit që ra në krye të detyrës në operacionin e 25 Korrikut të 2011-tës në veri të Kosovës.

  • Kosova me prefiksin e Shqipërisë
    +355 do të thëras edhe Prishtinën

    Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ndryshimin e prefiksit kombëtar në +355. Rezoluta e paraqitur nga Agim Kuleta u miratua me shumicë votash nga ky kuvend.

  • Dodik: Të ndahet veriu, pastaj bisedime

    Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por pa territorin në veri.

  • Vulini përsëri në Kosovë

    Me lejen e autoriteteve kosovare, ka arritur për vizitë dyditore në Kosovë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

  • Opozita: Nuk ka shumë vend për festime

    Opozita pa qëndrim të unifikuar sa i përket dhënies fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Qeveria ka planifikuar të hënën dhe të martën të ketë festime me koncerte, tryeza e paraqitje mediatike.

  • Ashton fton Fylen të drejtoje
    bisedimet Kosovë-Serbi

    Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle i cili po mbikqyr procesin e integrimit të vendit tonë mund të zëjë vendin e Robert Cuper si ndërmjetës në bisedimet Prishtinë-Beograd. Agjencia serbe e lajmeve TANJUG shkruan se ka qënë një kërkesë e baroneshës Ashton që Fyle të drejtojë bisedimet e ardhshme që ka shumë gjasa të jene të karakterit politik.

  • Qeveria, projektligj për mandatin e EULEX

    Qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri më 15 qershor të vitit 2014.

  • Vetëvendosje: Vazhdimi i mandatit
    të EULEX, thyerje e kushtetutës

    Sipas nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës nga radha e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, nuk është demokratike që EULEX-i të ftohet pa u pyetur Kuvendi, pasi sipas tyre është Kuvendi i Republikës së Kosovës që duhet ta diskutojë çështjen nëse është apo jo i nevojshëm ende misioni i EULEX-it.

  • Feith në ikje, kritikon lidershipin

    Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, ka vlerësuar se Kosovës nuk i duhen administratorë ndërkombëtarë, por politikanë vendorë më të përgjegjshëm, që qeverisjen e bazojnë mbi standardet e etikës.

  • Dy shpërthime në veri

    Dy shpërthime janë regjistruar pas mesnate në veri të Mitrovicës. Policia ka njoftuar se shpërthimi i parë ka ndodhur në Zveçan, në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Qendrës Shëndetësore, dr. Milan Jakovleviq.

  • Shulc: Serbia duhet të njohë Kosovën

    Njohja e ndërsjellë e Beogradit dhe Prishtinës është kushti të cilin Parlamenti Evropian e konsideron për hyrjen e Serbisë në BE, - ka thënë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçiç.

  • 27 organizata kundër privatizimit

    Në organizim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me pjesëmarrje të 27 organizatave si sindikata, organizata joqeveritare, klube studentore dhe subjektet politike, vendosën që të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK, KEK, dhe TREPÇA

  • Vetëvendosje, tryeze me partitë jashtëparlamentare

    Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës, ku u fol për padrejtësinë e negociatave me Serbinë si dhe rrezikun që ato të rezultojnë me autonomi për veriun apo për serbët e Kosovës.

  • Van Rompuy: Kosova kryekusht për Serbinë në BE

    Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ia ka bërë të qartë edhe një herë Serbisë se Kosova është kryekusht për antarësimin e saj në BE. Rompy, pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Dacic, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

  • Rexhepi: Do t'i arrestojmë poseduesit e patent-shoferëve se

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se ata qytetarë serbë që zihen duke përdorur patentë-shoferë që i lëshon MPB-ja serbe në Kosovë do të arrestohen, por jo edhe veri të Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv