Kosova & Rajoni

  • Sot në Bruksel, baronesha Kathrin Eshton do të presë në një takim kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.
  • Jahjaga ka kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX

    Baronesha Kethrin Eshton sot pritet t`i kthejë përgjigje zyrtare presidentes Atifete Jahjaga rreth kërkesës për mandatin shtesë të EULEX-it në Kosovë.Presidentja fton për mandat shtesë EULEX-in në Kosovë, ku nuk përmendet rezoluta 1244, dhe ku sqarohen kompetencat e EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

  • Grevë në burgun e Dubravës

    Një grup të burgosurish në Burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë. Këshilli i grevistëve ka bërë të ditur se të burgosurit kanë kërkuar amnisti nga menaxhmenti i ri i Qendrës Korrektuese

  • Vulin: Fusnota nuk njeh Kosovën

     Sipas udhëzimit të nxjerrë në Beograd, Kosova, në tubimet rajonale, do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës.

  • Vrasja e heroit Ilir Konushevcit
    dhe hakmarrja e Haklajve

    Misterin rreth vrasjes së dëshmorit Ilir Konushevcit dhe Hazir Males mund ta zgjidh shteti shqiptar. Të dyshuarit që ngritën pritën janë: Shkëllzen Kurbalaj, që tani jeton në Tiranë, e herë-herë në Londër, Albert Lumnica, që jeton në Tiranë, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demir, të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja.

  • Kosova në forumin strategjik i BE

    Në Bled të Sllovenisë fillon sot punimet Forumi Strategjik, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili do të ketë edhe adresim zyrtar në punimet e këtij forumi.

  • Fillon viti shkollor me abetaren kombëtare

    Ministria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor 2012/2013 të fillojë në gjithë Kosovën me 36 mijë e 261 nxënës nxënës të ri. Mësimi fillon me Abetaren e përbashkët kombëtare.

  • Majko vizitoi veriun

    Deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Pandeli Majko, po qëndron në Kosovë dhe në kuadër të vizitës u prit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ku vizitoi edhe veriun e Mitrovicës.

  • Vazhdohet mandati i EULEX

    Dokumenti me tekst të harmonizuar për mandatin e EULEX-it pritet që sot të adresohet nga presidentja Atifete Jahjaga te baronesha Kethrin Eshton. Të premten mund të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës duke i mundësuar vazhdimin e mandatit misionit EULEX.

  • Vetëvendosje: Bisedimet favorizojnë Serbinë

    Lideri i Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi dje se qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do t’i shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese.

  • LDK: Thaçi po nxjerr milionat
    jashtë Kosovës

      Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon qeverinë Thaçi se ka devijuar krejtësisht nga agjenda zhvillimore e vendit dhe se milionat e premtuara ishin vetëm një mashtrim elektoral.
     

  • Serbia anulon vulat kosovare

    Në vendkalimet kufitare, të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës autoritetet serbe ua kanë vendosur vulën ‘ponishteno’, që do të thotë anulohet.

  • Sllovakia, njohja pas paqes Kosovë-Serbi

    Para se ta njohë pavarësinë, Sllovakia do që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë marrëdhënie normale, thotë analistja sllovake, Lucia Klapaçova.

  • Kuvendi voton ligjet për përmbylljen e pavarësise

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar pakon prej 21 ligjesh që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, sipas komisionit ad-hoc për amendamentimin e Kushtetutës.

  • Ushtria serbe, udhëhiqet nga të
    akuzuarit për krime lufte në Kosovë

    Ushtarakë dhe pjestarë sigurimi që kanë marrë pjesë në luftë e Kosovës, janë në hierarkinë e lartë të Ushtrisë Serbe. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, kishte emëruar shef të ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Lubisa Dikovic, i cili ka udhëhequr ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, ku ushtria dhe policia serbe kreu krimet më të tmerrshme në Kosovë.

  • Fule-Serbisë: Përmirësoni raportet me Kosovën

    Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka deklaruar se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE
    lidhet me përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të raporteve me Kosovën.

  • Nishani takon opozitën

    Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani takoi subjektet politike opozitare dhe më pas do të bëjë homazhe në komplekset përkujtimore në Prekazin e Adem Jasharit e Gllogjanin e Haradinajve.

  • Jahjaga: Nuk jap dorëheqjen
    do të shkaktoja krizë

    Presidentja e Kosovës përsëriti sot qëndrimin se nuk do të japë dorëheqjen dhe se është përgjegjësi e liderëve të partive politike, që të gjejnë zgjidhje për marrëveshjen e tyre dhe se asaj nuk i lejohet të jap dorëheqje nga posti i saj si presidente.

  • Prapaskenat e negociatave

    Një dokument diplomatik perëndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhë të përafërt me atë të kabllogrameve amerikane, verifikon mos sinqeritetin e shteteve të Quintit që një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Prishtina dialog vetëm me “qytetarin e veriut” të Kosovë, shkruan Zeri.

  • Nishani: Dialogu Kosovë-Serbi
    si dy shtete të pavarura

    Kosova e lirë, e pavarur, demokratike dhe sovrane është sot jo vetëm një realiteti i pakthyeshëm, por një faktor i domosdoshëm për paqen, në gjithë rajonin e Ballkanit"- Ky është apeli i presidentit të Shqipërisë sot në vizitën e tij të parë në Prishtinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv