Kronikë
-
Pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, të caktuar për kultivim të bimëve narkotike, një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës është kapur në tëntativë për të kaluar kufirin shqiptar.
4 Shtator 2023, 11:57 -
Vodhi në bashkëpunim me një tjetër para në një biznes në Himarë, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan
4 Shtator 2023, 11:18Një 28-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia Elbasan, në bashkëpunim me efektivët e Policisë Himarë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim në një biznes në Himarë.
-
Tiranë/ Rrihte vazhdimisht gruan dhe mbante armë pa leje në banesë, në pranga 25-vjeçari
4 Shtator 2023, 09:36Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij u gjertën edhe armë pa leje.
-
Vrau babanë me tritol në Selenicë, lihet në burg 23-vjeçari! ‘Kyç’ gojën, s’tregon ku gjeti arsenalin e armëve
4 Shtator 2023, 09:12Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 23 vjecarin Mato Gllucaj, i akuzuar për vrasjen e babait në Selenicë, duke i vendosur tritol në bombolën e gazit. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.
-
Vodhi paratë e kompanisë ku punonte, por bëri kallëzim të rremë, pranga 27-vjeçarit në Tiranë
4 Shtator 2023, 09:08Një 27-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku ai punonte.
-
Emisioni 112/ Policia kap në flagrancë të riun me armë në brez! Vajzat i fshihen ‘grabitësit’
4 Shtator 2023, 08:44Duket një mbrëmje e zakonshme për skuadrat e Shqiponjave. Pasi janë bërë gati dhe kanë marrë instruktazhin e përhershëm, po shpërndahen në terren për të kryer kontrolle në akse të ndryshëm rrugore të kryeqytetit.
-
-
Po kthehej nga dasma e të vëllait, 35-vjeçarja humb jetën në aksident rrugor në Konispol! Një i plagosur
4 Shtator 2023, 07:57Një aksident me vdekje ka ndodhur në Konsipol, ku një 35-vjeçare ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin po kthehej nga dasma e të vëllait ka dalë nga rruga. Një tjetër pasagjer mbeti i plagosur, ndërsa shoferi që ishte edhe bashkëshorti i viktimës nuk ka pësuar lëndime.
-
Bie në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë, plagoset 22-vjeçari grek
3 Shtator 2023, 22:14Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorës. Shtetasi grek H. S, rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
U njohën në një klub nate, 18-vjeçarja italiane fut në burg 17 vjeçarin shqiptar, e akuzon për ngacmim seksual
3 Shtator 2023, 20:24Njohja në klub nate mes një 18 vjeçareje italiane me një 17 vjeçar shqiptar e ka çuar këtë të fundit pas hekurave. E reja italiane pretendon se shqiptari ka pasur qëllim që ta sulmojë seksualisht prandaj ka bërë denoncim ndaj tij. Ajo tregon se ai iu afrua në një klub nate në Imperia, duke e bindur të hipte në një makinë me të, ku sipas saj do të kishte ndodhur abuzimi seksual.
-
VIDEO e pazakontë, ariu kalon përmes banesave në një lagje të banuar në Strugë
3 Shtator 2023, 17:25Në fshatin Ladorisht të Strugës, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, kamerat e sigurisë së një banese kanë regjistruar një pamje jo të zakonshme
-
Akuzohen për krime zgjedhore e falsifikim dokumentesh, Gjykata e Elbasanit liron nga qelia shefin e zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 zyrtarët e tjerë
3 Shtator 2023, 17:06Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e zjarrfikëses në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç, dhe 4 personat e tjerë të arrestuar tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.Në seancën me dyer të mbyllura ndaj tyre është caktuar masa arrest shtëpie
-
Kamëz/ Plagosi me thikë të riun dhe u largua, arrestohet pas ndjekjes nga policia 33-vjeçari në Babrru
3 Shtator 2023, 17:04Ilir Mala, 33-vjeç është vënë në pranga të policisë pasi ka plagosur me thikë një 20-vjeçar në Kodër-Kuqe në Babrru.
-
U fut për t’u larë në det, ndërron jetë 42 vjeçari gjerman në Vlorë
3 Shtator 2023, 16:48Një 42 vjeçar gjeman që kishte ardhur me pushime në Shqipëri ka ndërruar jetë këtë të diel në Vlorë sapo ka hyrë për t'u larë në det.
-
Rrezikuan të fundoseshin me gomone pasi mjeti pësoi defekt, shpëtohen dy turistët në Durrës
3 Shtator 2023, 15:562 turistë të cilët rrezikonin që të mbyteshin me gomonen e tyre për shkak se mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, janë shpëtuar nga roja bregdetare në Durrës
-
'Kërkonte alkool, por s’na kërcënonte', shitësi i marketit për 37 vjeçaren e vrarë nga motra në Tiranë: Edhe i ati vdiq nga pija
3 Shtator 2023, 15:29Shitësi ka pohuar për gazetarin e Report Tv Freard Rista se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar asnjëherë. Madje ai është shprehur se edhe babai i viktimës sipas tij ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.
-
Fier/ Makina përplaset me motorin në Roskovec, dy të lënduar
3 Shtator 2023, 15:02Një makinë tip "Volkswagen" me drejtuese një vajzë është përplasur me një motor në fshatin Kurjan, Roskovec
-
Operacioni anti-drogë në Krujë, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë! Në një javë u asgjësuan 10 mijë bimë kanabisi, 2 në pranga dhe 5 në kërkim
3 Shtator 2023, 14:42Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 4000 policë dhe 20 dronë kanë zbuluar mbi 10 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Dy persona janë vënë në pranga, 6 nën hetim dhe 5 janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO/ 'Të mbeta në dorë o Bekim', dalin pamjet e dhunës me shkop gome ndaj policit dhe vëllait të tij në Tiranë
3 Shtator 2023, 14:26Një video e rëndë është publikuar nga mediat, ku thuhet se është momenti kur grupi prej 5 personash dhunuan policin e Tiranës bashkë me vëllanë e tij një ditë më parë. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e policit dhe vëllait të tij, të cilët dhunohen me shkopinj gome nga autorët.
-
Aksident me vdekje në Kamëz! Shoferi përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja 22-vjeçare
3 Shtator 2023, 13:57Gjatë 24 orëve të fundit, 4 aksidente janë shënuar në vend, nga të cilat dy persona kanë humbur jetën. Një 22-vjeçare ndërroi jetë mesditën e sotme në spital, pasi u aksidentua bashkë me babain e saj në Kamëz, ndërsa një përplasje mes dy automjeteve në aksin Elbasan-Tiranë, i mori mbrëmë jetën një 58-vjeçarje.