Kronikë
-
Një 25-vjeçar i identifikuar si B.K., është arrestuar nga policia e Tiranës se kryente manovra të rrezikshme në zona të banuara. Ai lëvizte me një automjet luksoz tip ‘Benz Cls’ në zona të banuara, ku ecte me shpejtësi.
29 Mars 2023, 11:26 -
Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, u kap me 400 gramë kokainë! E shpërndante në zona të ndryshme të qytetit
29 Mars 2023, 11:27Në 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Në pranga ka rënë Artur Zhuleku, i cili pasi siguronte lëndën narkotike, e shpërndante atë në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës.
-
Zgjedhja e Avokatit të Populllit, Komisioni i Ligjeve mblidhet për të diskutuar kandidaturat! Ja 15 emrat në garë
29 Mars 2023, 11:1915 kandidatë prezantuan të mërkurën platformën e tyre për të bindur deputetët e Komisionit të Ligjeve për t’i besuar pozicionin e Avokatit të Popullit. Sipas procedurës, Komisionin i Ligjeve fillimisht vlerëson plotësimin e kritereve të kandidatëve.
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars 2023, 11:09Babë e bir në Shijak të Durrësit janë arrestuar pasi janë kapur me armë pa leje në banesë e makinën me të cilën lëvizte 21-vjeçari. Në pranga kanë rënë Gjelosh Hajdari, 52 vjeç, dhe Armando Hajdari 21 vjeç.
-
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
29 Mars 2023, 11:10Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.
-
6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës para zyrave të Hipotekës: 1 javë afat të na japin zgjidhje ose s'do kenë shansin të hyjnë në zyra
29 Mars 2023, 10:28Pas më shumë se 6 muajsh protesta e bllokim të rrugës që të lidh me aeroportin e Rinasit, banorët e fshatit Bërxullë janë zhvendosur tek zyrat e hipotekës. Ata i lënë 1 javë afat që t’i japin zgjidhje problemit të pronave. Në të kundërt paralajmërojnë se do të pengojnë punonjësit e Hipotekës të hyjnë në zyra dhe s’do të lejojnë punimet për aksin Thumanë-Kashar.
-
VIDEO/ Me monopatinë për të shitur kanabis e kokainë, në pranga 33-vjeçari në Lushnjë
29 Mars 2023, 10:2033-vjeçari Orest Shkurti kishte gjetur një metodë të re për të shitur drogën në qytetin e Lushnjës, me monopatinë.
-
VIDEO/ Tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako me kokainë, në pranga 64-vjeçari në Gjirokastër! E kishte fshehur te kroskoti
29 Mars 2023, 10:10Një 64-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako kokainë. Vasil Simaku u kap në Gjirokastër, pasi policia ushtroi kontroll në automjetin e tij tip ‘Benz’ konstatoi se 64-vjeçari kishte fshehur në kroskotin e makinës.
-
Nxorën listën e pagave të shqiptarëve, 4 zyrtarët dënohen vetëm me shërbim prove
29 Mars 2023, 10:02Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve do të dënohen vetëm me shërbim prove.
-
VIDEO/ ‘Ik se t'i **** robt’, me shkop bejsbolli dhe gurë, sherr masiv mes dy grupeve në zonën e Astrit në Tiranë
29 Mars 2023, 09:55Dhuna është kthyer në trend në vendin tonë. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë.
-
-
Plantacion me kanabis në Malësi të Madhe, zbulohen 8 mijë fidanë në 27 sera! Arrestohet organizatori, nën hetim drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit (VIDEO)
29 Mars 2023, 09:22Një plantacion droge është zbuluar në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë. Në pranga ka rënë 52-vjeçari Nesti Velaj alias Errnest Veshtaj, i dyshuar si organizator i kultivimit. Nën hetim janë vënë 3 punonjës të Bashkisë Malësi e Madhe.
-
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
29 Mars 2023, 08:37Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohet që prej 1 shkurtit të këtij viti, ul ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Thuajse gjysma e tyre mbyllen dhe qytetarë e njohës të fushës juridike ngrenë shqetësime se ky riorganizim po shkakton rritje të kostove dhe vonesa në marrjen e drejtësisë.
-
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër në lagjen Guerile, plumbi rikoshet kap një banesë
28 Mars 2023, 21:35Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një banese. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Bypassit në lagjen Guerrile
-
Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis! Disa persona të shoqëruar
28 Mars 2023, 21:30Një operacion antikanabis po zhvillohet në fshatin Bajzë të Njësisë administrative Kastrat në Malësi të Madhe
-
Aksident në aksin 'Tiranë-Durrës', makina del nga rruga, drejtuesi i mjetit përfundon në spital
28 Mars 2023, 20:31Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës ku një person është plagosur pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
-
VIDEO/ Goditi me grusht efektivin dhe i iku nga duart, reagon policia: I riu është ndaluar, u kap duke pirë hashash me të vëllanë
28 Mars 2023, 17:35Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të bërë virale në mediat sociale, ku shihet se një i ri godet dhe më pas i ikën nga duart një efektivi të policisë. Sipas bluve të kryeqytetit, F.S, 22-vjeç ka mundur të largohet, por është kapur nga forca të tjera të policisë, bashkë më vëllain e tij
-
Vdekja e kenianes/ Mamaja e të resë flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi
28 Mars 2023, 16:20“Dua drejtësi për Joy-n”...këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen dhe shpirtin e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri.
-
Flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel: Makina m’u vodh për 3 minuta
28 Mars 2023, 16:14Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” me të cilët dyshohet se është përdorur nga autorët e Top Channel, ka treguar se i është vjedhur makina për 3 minuta teksa po qëndronte në hotel. Ai është shprehur se “Range Rover” iu vodh në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Ai tregoi se fillimisht atij nuk iu është dhënë informacion se iu është vjedhur makina.
-
Sulmi drejt Top Channel, ish-drejtuesi i uniformave blu: Policia nuk ngriti dot strukturë të posaçme për goditjen e grupeve kriminale
28 Mars 2023, 14:55Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi e cilëson akt të pastër terrori sulmin me kallashnikov drejt Top Channel, ku mbeti i vdekur roja i sigurisë Pal Kola, 61 vjeç. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu thotë se gardhi i fjalës së lirë është prishur.