Kronikë
-
Kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të identifikuar si Flamur Aliu dhe Nuri Xheka janë arrestuar sepse përshtatën anijen për të mbajtur 80 mijë litra naftë të kontrabanduar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diesel”, janë vënë në pranga 2 personat e shpallur në kërkim ndërsa vijon të kërkohet administratori i peshkarexhës.
4 Gusht 2022, 10:04 -
Zaptuan plazhin publik të Darzezës, 3 nën hetim, sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë! Gjendet edhe një gomone, u dërgua për verifikim
4 Gusht 2022, 09:38169 çadra dhe 33 shezlongë janë sekuestruar si rezultat i kontrolleve të kryera në plazhet e Darzezës dhe Divjakës pasi kishin zaptuar hapësirat publike.
-
Kush është Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u gjet i copëtuar në Itali! U largua nga shtëpia pas sherrit me gruan
4 Gusht 2022, 08:29Shefki Kurti është 72-vjeçari me origjinë shqiptare që u gjet i copëtuar më 28 korrik në Itali. Fillimisht u gjet një këmbë dhe më pas pjesët e tjera të trupit të të moshuarit pranë lumit Adigetto. Pasi gjetën trupin e copëtuar të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.
-
Itali/ Zbulohet kush e porositi ekzekutimin e shqiptarit Selavdi Shelaj në 2020
4 Gusht 2022, 07:54Autoritetet italiane kanë arrestuar personin e dyshuar si porositësin e vrasjes së shqiptarit Selavdi Shelaj, vrasje e ndodhur në 20 shtator 2020 në Itali
-
Kumbaro reagon për ngjarjen e rëndë në Himarë: Ndodhi prej marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, rregull e normë
3 Gusht 2022, 22:24Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka reaguar për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone e cila drejtohej nga ish- shefi i Policimit në Elbasan dhe ish-shefi i Komisariatit të Himarës ArjanTase.
-
Dy të rinj konfliktohen në Pogradec, 21-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin e tij! Shoqërohet në polici
3 Gusht 2022, 20:35Dy të rinj janë konfliktuar në Pogradec me njëri-tjetrin. Sherri mes tyre ka agravuar dhe mësohet se 21-vjeçari i identifikuar me B.V. ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin K. C.
-
Aksident me 4 të plagosur në aksin Gjirokastër – Tepelenë, 'Benzi' i ndërpret rrugën një tjetër makine
3 Gusht 2022, 19:58Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave përfshirë edhe drejtuesit e mjeteve
-
Shpërthen në flakë makina në aksin Rrogozhinë-Çermë, plagosen rëndë dy nga katër të rinj! (EMRAT+VIDEO)
3 Gusht 2022, 19:47Një makinë ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor Rrogozhinë-Çerme, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy nga katër persona që ndodheshin brenda
-
-
Përdorimi i skafeve, si shkelet ligji në plazhet e vendit! Nuk respektohet distanca 300 metra, probleme me licencimin dhe kontrollet nga autoritetet
3 Gusht 2022, 19:22Licencimi dhe përdorimi i skafeve, gomoneve apo motorëve të ujit është e rregulluar me ligj. Teksa lexojmë ligjlacionin le të shohim edhe disa prej shkeljeve të bëra në ngjarjen e Himarës ku para përgjegjësisë shkojnë disa institucione.
-
-
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit Bledar Bejko, kërkon shkarkimin e tij
3 Gusht 2022, 16:47Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së i cili ngarkoi në detyrë prokurorin Bledar Bejko
-
Report TV vëzhgim në Ksamil, Radhimë e Shëngjin! Stacion për jet ski në mes të plazhit, mungojnë kufizimet! Pushuesit: Ecin me shpejtësi, janë të rrezikshëm
3 Gusht 2022, 16:23Një ditë pas tragjedisë në Himarë, Report Tv ka kryer një vëzhgim në Vlorë dhe Sarandë ku vihet re se stacionet e jet ski dhe skafeve janë të vendosura në mes të plazheve ku notojnë pushuesit. Po kështu në shumë raste mungojnë kufizimet dhe korridoret e sigurisë.
-
-
-
Plagosi me thikë të moshuarin pas një konflikti të çastit, arrestohet autori në Kurbin
3 Gusht 2022, 16:05Një 37-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 65-vjeçar në Kurbin pas një konflikti të çastit.
-
I dënuar me 3 vjet burg për heqje lirie dhe prostitucion, bie në pranga 36-vjeçari nga Kavaja
3 Gusht 2022, 16:05Një 36-vjeçar nga Kavaja është arrestuar të mërkurën në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për heqje lirie dhe prostitucion
-
-
Fshehën drogë në shufra plastike për ta transportuar drejt Turqisë, arrestohen 2 punonjës të kompanisë private në Korçë! Sekuestrohen 101 kg kanabis
3 Gusht 2022, 15:19Mico Rexhepis dhe Arben Marku dy punonjës të një kompanie private në Korçë kanë rënë në prangat e policisë paraditen e kësaj të mërkure.
-
Pas tragjedisë, pronarët ‘kyçin’ bizneset e dhënies me qira të mjeteve lundruese! Në pikën e bllokimit 90 Jet ski e 40 skafe e gomone! Nano: Policia, 2-fish përgjegjëse
3 Gusht 2022, 14:45Një ditë pas tragjedisë së Himarës, në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, ka nisur një operacion policor ku vetëm ditën e sotme janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).