Kronikë
-
Një aksident është raportuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec pranë fshatit Bulgarec.
17 Dhjetor 2022, 17:51 -
-
-
Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Maliq, 3 persona pësojnë djegie të rënda trupore! Dërgohen me urgjencë për trajtim në Tiranë
17 Dhjetor 2022, 17:22Tre persona kanë pësuar djegie të rënda trupore pas shpërthimit të një bombule gazi brenda banesës së tyre në Maliq të Korçës.
-
Ulet numri i shqiptarëve që tentojnë të kalojnë La Mansh-in! Mediat britanike: Pritet rritje e azilkërkuesve gjatë pranverës
17 Dhjetor 2022, 15:25Ka pësuar ulje numri i shqiptarëve të cilët zgjedhin të kalojnë në mënyrë të paligjshme përmes ngushtcës së La Manshit për të arritur në tokën britanike.
-
Me dokument identifikimi fals, tentoi që të korruptonte me 100 euro punonjësit e policisë në Rinas, arrestohet 42-vjeçari
17 Dhjetor 2022, 14:53Festim Zaharia, 42-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi që të korruptonte një punonjës policie në pikën kufitare në Rinas
-
Evazioni me faturat fiktive të TVSH në ndërtim me dëm 3 mln euro, në pranga 60-vjeçari! Shkon në 8 numri i arrestimeve, ende 5 të tjerë në kërkim
17 Dhjetor 2022, 14:00Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një tjetër të përfshirë, italianin Mauro Guadagnoli 60 vjeç. Numri i të arrestuarve shkon në 8 ndërsa ende në kërkim janë 5 persona.
-
Si u zbardh krimi makabër i 5 viteve më parë, proteza e dhëmbëve identifikoi Kurtdedën pas zhvarrosjes! Në vendin e ‘horrorit’ u gjet një USB! Dëshmia që ‘blindon’ hetimet
17 Dhjetor 2022, 14:13Marjeta Karaj, 56-vjeçare, drejtoreshë e një qendre OJF për të ndihmuar familjet në nevojë, do të kishte jetuar e qetë, ende në liri, nëse familjarët e Menduh Kurtdedës, me të cilin ajo kishte pasur lidhje jashtëmartesore, nuk do të kishin këmbëngulur 5 vite nga zhdukja e tij, të nxisnin autoritetet të investigonin në mesin e dosjeve të arkivuara të kufomave të paidentifikuara.
-
-
61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë
17 Dhjetor 2022, 12:30Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa ngjarje të tilla zbardhen përmes lidhjes së detajeve të vogla, të të qenit të vëmendshëm të hetuesve. Në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Softa thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje mund të kenë ndihmuar perceptimet telefonike, të cilat kanë dhënë të dhëna që më pas janë ballafaquar me fakte të tjera derisa është dalë në përfundim.
-
-
-
Altin Dumani në krye të SPAK, të hënën prezantimi zyrtar! Në ceremoni kreu i KLP Alfred Balla
17 Dhjetor 2022, 11:23Mes polemikave që shoqëruan zgjedhjen e Altin Dumanit, kreu i ri i SPAK prezantohet zyrtarisht të hënën para stafit. Dumani u zgjodh dje nga anëtarët e KLP me 1 votë diferencë nga Edvin Kondilli. Ambasadorja Kim që ndoqi nga afër procesin shprehu mbështetje, ndërsa kryeministri Rama e quajti procesin përgjigje ndaj akuzave të Berishës se qeveria ndërhyn në drejtësi.
-
-
Urdhëroi djegien e të dashurit të saj për borxhin prej 1 milionë lekësh, lihet në burg Marjeta Karaj! Në qeli edhe Gazmend Ngota! Djali i saj ende në kërkim
17 Dhjetor 2022, 11:08Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karain, të akuzuar për vrasjen e 61 Menduh Kuredës në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.
-
Tiranë/ Miku i Ervis Martinajt kapet me armë në makinë te ‘Komuna e Parisit’! Valentino Kaçorri i dënuar për vrasje e trafik armësh e subjekt i OFL-së
17 Dhjetor 2022, 10:50Valentin Kaçorri, mik i Ervis Martinajt është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinën në zonën e Komunës së Parisit
-
VIDEO/Të shpallur në kërkim për kultivim droge dhe përndjekje, arrestohen dy persona në Kurbin
17 Dhjetor 2022, 10:32Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për Emiljan Nikolli ( Lleshaj) dhe Agron Danin
-
Vrasja në Tiranë, 49-vjeçari kishte ndërruar mbiemrin në Greqi! Erdhi nga Saranda për të sjellë nënën në spital! Autori ishte informuar për lëvizjet e tij
17 Dhjetor 2022, 10:07Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai 49 vjeçarit
-
Në pranga 20-vjeçari në Librazhd, lëvizte me 34 doza kanabis! Në shtëpi i gjenden 2.3 milion lekë
17 Dhjetor 2022, 09:27Një 20-vjeçar në Librazhd është arrestuar nga policia pasi lëvizte në rrugët e qytetit me 34 doza kanabis gati për shitje.
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, gjykata e Lezhës lë në burg 49-vjeçarin! Besnik Pjetri ‘kyç’ gojën para gjykatës
17 Dhjetor 2022, 09:19Por pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg", për 49-vjeçarin. Besnik Pjetri u vu në pranga mëngjesin e së premtes nga forcat RENEA, pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës