Kronikë
-
Thoma Jano është rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër 2-vjeçar si Zëvendësprokuror i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të parë 2-vjecar. Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm dhe z. Jano ishte kandidatura e vetme, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme më 17 dhjetor Jano është rizgjedhur me votim unanim.
15 Janar 2022, 10:39 -
Udhëzim i i Qeverisë/ Paditë për pushime nga puna apo vjetërsi në punë, institucionet publike nuk do të bëjnë më rekurse në Gjykatën e Lartë për çështje për shifra të vogla
15 Janar 2022, 10:15Gjykata e Lartë i bëri pak kohë më parë një kërkesë institucioneve publike që të mos bëjnë rekurse pranë saj për çështje të vogla. Kjo ka bërë që Këshilli i Ministrave të bëjë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga disa rekurse.
-
Me 17 kilogramë kanabis nga Mirdita drejt Lezhës, në pranga dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre
15 Janar 2022, 10:08Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Mirditë, pasi u kapën me 17 kilogramë kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Altin Përshqefa 31 vjeç dhe Shkëlqim Përshqefa 32 vjeç, vëllezër dhe Çelnik Përshqefa 35 vjeç, kushëriri i tyre.
-
Me kallashnikov me vete drejt Shishtavecit, arrestohet 17-vjeçari në Kukës
15 Janar 2022, 09:36I mituri ishte nisur drejt Shishtavecit me armën me vete, ndërsa policia e arrestoi të miturin pas informacioneve se ai lëvizte i armatosur. Efektivët sekuestruan kallashnikovin dhe disa fishekë luftarakë.
-
Tërmeti 4.6 ballë në Pukë, dëmtohen disa pallate, plasaritet muri në poliklinikën e qytetit (VIDEO)
15 Janar 2022, 08:14Si pasojë e lëkundjes 4.6 ballë janë shkaktuar dëme te disa pallate lagjja e muzeut, ku raportohet për plasaritje dhe dëmtime në oxhaqet e pallateve. Po ashtu dëmtime të lehta ka pësuar edhe poliklinika e qytetit, plasaritje dhe rënie suvashë.
-
Ndihen lëkundje tërmeti në vendin tonë me magnitudë 4.6 rihter, epiqendra në Pukë
14 Janar 2022, 22:49Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mbrëmje në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Pukës.
-
Flakët shkrumbojnë lokalin në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike (VIDEO)
14 Janar 2022, 20:20Flakët kanë përpirë një lokal këtë mbrëmje në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:20 në fshatin Reç të Bashkisë Malësi e Madhe.
-
Policia aksion ‘blic’ për kapjen e personave në kërkim, 3 në pranga! Sekuestrohen një shumë eurosh, kokainë, armë e municion luftarak
14 Janar 2022, 20:16Policia e Shtetit ka kryer një kontroll blic në të gjithë vendin për kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që posedonin armë zjarri me vete. Në pranga kanë rënë 3 persona ndërsa, 32 të tjerë janë shoqëruar në polici
-
-
Shoferi me ‘bishën’ luksoze tenton të shtypë dy të rinjtë në Vlorë, ata i vërsulen për ta qëlluar me thikë (VIDEO-LAJM)
14 Janar 2022, 18:41Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një sherr mes disa të rinjve sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv, drejtuesi i një makinë luksoze, pas një grindje tenton të shtypë me makinë dy të rinjtë, por ato fatmirësisht janë shpëtuar nda barriera e vendosur për të ndarë rrugën nga trotuari
-
Nëna e 14-vjeçares së humbur denoncoi në ’Pa Gjurmë’, e mitura ndiqte live Report TV: Hiqni fotot, se do kthehem në shtëpi
14 Janar 2022, 18:12Fal Report Tv, dy adoleshente nga Prrenjasi u gjetën, pasditen e po kësaj të premte, gjatë transmetimit live. Dy vajzat 14 dhe 17-vjeçare ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.
-
FOTO+VIDEO/ SHBA stërvitje në ujërat tona territoriale me marinën shqiptare, Rama në bordin e 'bishës' amerikane
14 Janar 2022, 17:31Aeroplanmbajtësja "Harry S. Truman", e cilësua edhe si 'bisha' amerikane, po kryen stërvitje intensive në ujërat tona territoriale së bashku me forcat e marinës shqiptare. Stërvitjen e ka parë nga afër edhe kryeministri Rama.
-
Aksioni ‘Bregdeti ynë’, IKMT prish 7 lokale dhe bar-e në Durrës, pronari: Kjo është katastrofë, kemi punuar me djersë
14 Janar 2022, 13:45Ditën e sotme ka nisur aksioni nga strukturat e IKMT dhe IMT në vijën bregdetare të Durrësit, konkretisht në Hamallaj.
-
Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 64-vjeçari në Fier
14 Janar 2022, 12:57Policia e Fierit ka vënë në pranga një 64-vjeçar, pasi ngacmonte seksualisht një të mitur.
-
E rëndë në Korçë, qentë të helmuar në rrugët e qytetit tmerrojnë banorët! Dyshohet e qëllimshme (VIDEO+FOTO)
14 Janar 2022, 12:16Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Korçës mëngjesin e sotëm, pasi një numër i madh qensh janë parë nëpër rrugët e qytetit teksa jepnin frymën e fundit si pasojë i helmimit.
-
Pjesë e grupit që ngritën laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe merrnin deri në 300 mijë euro, 34-vjeçari i arrestuar një ditë më parë, vëllai i këngëtares së njohur
14 Janar 2022, 12:15Henri Haxhiraj, i arrestuar një ditë më parë në Lezhë, i akuzuar si pjesë e grupit që kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve, është vëllai i këngëtare së njohur, Sheila Haxhiraj. 34-vjeçari Haxhiraj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, Petref Musabelliun, Arjan Reugjatin dhe Erigesj Morigën, pas 3 muajsh hetime nga prokuroria.
-
Të rinjtë i përgjigjen fushatës së rekrutimeve për ushtarë-detarë, zv.ministrja e Mbrojtjes: Të kënaqur me regjistrimet
14 Janar 2022, 12:02Qindra të rinj e të reja në të gjithë vendin i janë përgjigjur njoftimit për fushatën e rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
-
Të dehur në timon, arrestohen tre persona në Durrës
14 Janar 2022, 11:41Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
-
Kapet duke transportuar dru pa leje, nën hetim i riu në Ersekë! Policia arreston një 18-vjeçare, ja për çfarë akuzohet
14 Janar 2022, 11:34Policia e Korçës ka arrestuar një person ndërsa një tjetër është nën hetim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
-
Tiranë/ Policia i vihet në ndjekje makinës me targa të vjedhura! Dy persona braktisin mjetin në Fushë-Krujë dhe largohen në drejtim të paditur
14 Janar 2022, 11:10Ata lëvizën me shpejtësi të madhe sapo kuptuan se po ndiqeshin nga blutë e Tiranës. Personat e paidentifikuar janë larguar menjëherë nga vendi ku braktisën mjetin në drejtim të paditur.
